“Jemi një vend plot me ëndrra, ashtu si Italia e dikurshme.” Bumi ekonomik i Shqipërisë për Kryeministrin Edi Rama qëndron i gjithi tek pasioni dhe dëshira për emancipimin e një populli, pas vitesh diktature të egër. Projekti “Nga Lindja në Perëndim” i Fondacionit “Corriere della Sera” dhe “Corriere del Mezzogiorno” mbi tarracën e Pallatit Diana, me ndalesë në dhe rreth Tiranës, mbush një boshllëk të njohurive të italianëve dhe veçanërisht puliezëve në lidhje me vendin e shqiponjave.
Në një video intervistë dhënë Maddalena Tulanti-t, Rama është fokusuar në miqësinë mes dy brigjeve të Adriatikut, tani të “bashkuar” përmes trageteve, tashmë të dyfishuar dhe të shpejtë, mes Barit dhe Durrësit (40 mijë shqiptarë kanë ngritur sipërmarrjet e tyre, jetojnë e punojnë këtu dhe krijojnë punë për ne).
Më pas ka kujtuar origjinën italiane të lidhur me një gjyshe veneciane dhe të dënuar, se “italianët janë shqiptarë të veshur me Versace”, ka trajtuar të gjitha nyjet e koklavitura të politikës ndërkombëtare.
“Ndjejmë mungesën e një Europe të bashkuar, strategjike dhe politike, - ka shpjeguar – ndërsa paguajmë mungesën e strategjive të qarta për Sirinë dhe Pranverën Arabe. Në sfond, shtetet janë kapur rreth interesave të tyre nacionale. Megjithatë, Europa është projekti më i bukur i mendjes njerëzore, për të garantuar harmoninë mes popujve.”
Drama e refugjatëve i ka kujtuar publikut të pranishëm anijet e sheqerit nga Vlora në portin e Barit, ndërsa Ramës, kthimin pas në ’99-n , kur “mikpritëm në territorin tonë 500 mijë refugjatë nga Kosova.” Më pas, debati u rikthye tek aktualiteti, me projektin e gazsjellësit TAP, që u konsiderua nga Kryeministri si “gjeopolitikisht strategjik”, “një projekt i garantuar në planin mjedisor, që nuk bën para duke ndotur ambientin në kurriz të brezave të ardhshëm.”
Nuk mungoi edhe një krahasim me futbollin, me lavdërimin e trajnerit italian De Biasi, i cili po njeh suksese të mëdha me kombëtaren shqiptare. Rama, që gjatë ditës ka nënshkruar me Presidentin e Rajonit të Pulias, një marrëveshje për statusin e ardhshëm të ujësjellësit puljez, e ka mbyllur intervistën duke kujtuar që “Shqipëria është Italia e gjyshërve tuaj, një vend i vëllazërisë së besimeve fetare, siç e përshkroi edhe Papa Francesku”. Në fund ka përshkruar pluralizmin fetar që jeton në familjen e tij: “Unë jam katolik, bashkëshortja ime është myslimane, dy fëmijët ortodoksë dhe fëmija i fundit katolik.”
/Shqiptarja.com