Rama: Ndryshimet jo për PD, as
kërkesë e Metës, po për fushatën

Rama: Ndryshimet jo për PD, as<br />kërkesë e Metës, po për fushatën
Siç ishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama ka sqaruar publikisht arsyet e shkarkimit të katër ministrave nëpërmjet "Komunikimit Javor" në rrjetin social Facebook.
 
Sipas kryeministrit Rama largimet nuk kanë të bëjnë me Partinë Demokratike dhe nuk lidhen me kërkesat e Metës, por bëhen për arsye të fushatës elektorale.

Pas komunikimit në Facebook Rama i ka kthyer përgjigjie një komentuesi që e pyet mbi shkarkimin e Tahirit, se ai është ngarkuar me detyrën prioritare  për të fituar zgjedhjet e 18 qershorit me një rezultat më të lartë se katër vjet më parë.
 
"24 orët e fundit keni dëgjuar turlilloj teroish konspirative për ndryshimet në qeveri. Tani dua shpjegoj unë si qëndron çështja e këtyre ndryshimeve. Së pari këto ndryshime nuk kanë asnjë lloj lidhje me shfaqjet elektorale që jepen një orë paradite dhe një orë pasdite në studion televizive që është instaluar këtu poshtë zyrës sime. Nuk kanë lidhje as me deputetët e shkretë të PD që bëjnë dhe turne nate me grafikë për të ruajtur studion dhe turfullojnë me njëri tjetrin për pagesat e figurantëve, të cilët mezi po i mbledhin për të duartrokitur liderin që nuk e kanë.
 
Ndryshimet, s'kanë lidhje as me muzikën që mbush çadrën bosh gjatë gjithë ditës që për të qenë i sinqertë deri në fund është një muzikë nën nivelin mesatar të klubeve të natës të Shqipërisë.
 
Ndryshimet janë politike dhe ministrat dhe ministret që do i çoj presidentit për dekretim do të do të jenë katër nga radhët e PS"
, tha Rama.
 
Rama ka shprehur konsideratë për 4 ministrat e larguar ndërsa Tahirin e ka cilësuar "Kampioni ynë".
 
"Së treti ndryshimet nuk nxiten nga rezerva për punën dhe rezultatet e katër ministrave të cilët largohen me konsideratën time më pozitive për kontributin e tyre në rrugën e vështirë të reformimit e të transformimit të vendit gjatë këtyre 3 vite e gjysmë përpjekje për të bërë shtet.
 
Duke filluar nga Saimir Tahiri kampioni ynë, ku Policia e Shtetit nga institucioni më i korruptuar bashkë me gjykatat sipas anketimit të bërë nga BE në 2013 u kthye në institucionin më të besuar për shqiptarët sipas të njëjtit anketim në vitin 2016. Duke vazhduar nga Blendi Klosi që e çoi para me përkushtim dhe rezultate të vazhdueshme stafetën e marrë nga Veliaj. Më tej me Ilir Beqaj që u godit pa pushim me baltën e akuzave të shpifjeve të  opozitës mbështetur nga lobet farmaceutike që humbën pushtetin e tyre korruptiv dhe pas asnjë diskutim ka bërë ndryshime që 3 vite e më parë as nuk mund të mendoheshin. Në fund por jo nga rëndësia me Bledi Çuçin që së bashku me Bashkim Finon koordinoi dhe udhëhoqi reformën historike administrative territoriale",
u shpreh kryeministri.
 
Rama mohoi kategorikisht çdo mundësi të ndërhyrjes së Metës në të drejtën e tij kushtetuese për të caktuar dhe liruar ministrat.
 
"Së katërti ndryshimet nuk lidhen me ndonjë kërkesë të caktuar të bashkëkryetarit të koalicionit Ilir Meta i cili e ka respektuar e mbështetur që ditën e parë rolin tim kushtetues si kryeministër në caktimin apo lirimin e ministrave pa asnjë dallim", tha kreu i qeverisë.

Rama u ka bërë thirrje anëtarëve të strukturave të Partisë Socialiste të trokasin derë më derë që të arrijnë një rezultat më të bindshëm se ai i zgjedhjeve të vitit 2013.
 
"Së pesti ndryshimet e qeverisë nuk reflektojnë asgjë tjetër veçse domosdoshmërinë që udhëheqësit tanë politikë të fushatës të qershorit të fokusohen me energji të reja dhe prani të vazhdueshme pranë njerëzve në përballimin e volumit të jashtëzakonshëm të kontakteve me njerëzit që kërkon kjo fushatë. Duke nisur nga Tirana ku Tahiri është kryetari i partisë sonë dhe ambicia jonë është të ngrihemi mbi rezultatin e fitores shembullore të vitit 2013. U bëj sot thirrje të gjithë socialistëve dhe mbështetësve të lidershipit  e skuadrës  të ngrihen në këmbë dhe të trokasin derë më derë pa pushim për të hapur siparin e një beteje të re për Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Muzika të vazhdojë, karvani të shkojë përpara", tha Rama.

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro

I njohur si ‘Zoti i drogës’, konfiskohen pasuritë e Alket Hatijës dhe familjarëve të tij! I dënuar në Itali për trafik narkotikësh me vlerë 40 mln euro