VIDEO/ Rama kunja Metës e Berishës: Ka qenë spiun ai që bërtet më shumë kundër Sigurimit të Shtetit dhe ia ka fut Kosovës, ai që bën sikur e mbron

DIBËR- Nga një tur takimesh në Peshkopi me të rinj, fermerë, e operatorë turikstikë, kreu i qeverisë Edi Rama tha se qarku i Dibrës ka njohur zhvillime në infrastrukturë që i kanë sjellë vetëm vitin e kaluar 26 mijë turistë, shifër sipas tij që vite më parë askush nuk e mendonte.

Teksa e radhiti Dibrën në mesin e qyteteve që kanë 24 orë ujë, Rama i dha përgjigje sulmeve politike, duke zgjedhur që Sali Berishës të mos i përmendë as emrin.

“As emrin s’ia përmend se më vjen për të bërë dhe as juve që t’ju përzihet që në mëngjes Ne do vazhdojmë punën, taksirati jonë është t’i mundim edhe një herë”, tha Rama.

Akuzat e opozitës për fjalimin e mbajtur në KiE, kundër raportit të Dick Marty si edhe dyshimeve se Ilir Meta ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një mesazh të At Zef Pllumbi.

“I ndjeri At Zef Pllumbi, më ka dhënë një mësim të madh ku ra puna e spiunëve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, se e pyeta pse ata që kanë vuajtur më shumë janë njerëzit e paqtë, më tha ‘nëse do me dit kush ka spiunu më fort, dëgjo kush bërtet më fort ndaj Sigurgimit, nëse doni me e dit kush ia ka futur më shumë Kosovës, shikoni kush ulëret më shumë për Kosovën, nëse doni me ditë se kush ia ka futur më shumë Shqipërisë, është ai që bën si patriotik", tha Rama. 

Kreu i qeverisë u shpjegoi edhe një herë fermerëve që nuk janë pronarë me letra të tokës, por e kanë punuar tokën ndër vite dhe nuk kanë konflikte, se do të marrin së shpejti titujt e pronësisë në mënyrë që të përfitojnë nga mbështetja financiare.

“Këtë ia la Bajram Curri gjyshit tim se e vranë po s’ishte faji i gjyshit me këtë stërnipin e këtij do merret shteti, do bëjë investimi, është i sigurt dhe i garantuar nga shteti, që po qe se del një pronar real, i jep shteti lekët e dëmshpërblimit për faktin që e përdori dikush tjetër”, shtoi kreu i qeverisë.

Një koment kryesocialisti Rama e dha edhe për fenomenin e largimit masiv të të rinjve, kur dha shembullin e tij, dikur emigrant, sot kryeministër në vendin e tij.

“Sot janë mundësitë këtu, sidomos ata që kanë një shtëpi të vjetër sado të rrënuar në fshat, ose që kanë një tokë, është mundësi reale për ta kthyer në një mundësi dhe të fitosh 5 fishin e asaj që mund të fitosh atje duke punuar për tjetrin, janë faktet dhe shembuj konkret”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u tha dibranëve se punimet për Rrugën e Arbrit po ecin me ritmin e breshkës, për shkak të problemeve gjeologjike në tunelin e Murrizi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:12
VIDEOLAJM/ Ironia e Ramës: Po bëj sikur po kthehem nga Dibra nëpër tunelet 3D të Rrugës së Arbrit

 

“Duke bërë sikur kthehem nga Dibra nëpër tunelet 3D të Rrugës së Arbrit”. Me këtë dixhiturë ka zgjedhur Kryeministri Rama të publikojë një video teksa kthehet nga Dibra përmes tuneleve të Rrugës së Arbrit.

Përmes këtij postimi në Facebook, Rama i përgjigjet kështu edhe akuzave të opozitës që ‘Rruga e Arbrit është vetëm projekt 3D’.

Ora 19:12
Kryeministri Rama, ‘Certifikatë Mirënjohjeje’ për krenaritë e Dibrës

 

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në eventin “Krenaritë e vendit”, në Peshkopi. Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se, sot jepen simbolikisht disa falënderime publike.

“Ata që do i marrin këto falënderime drejtpërdrejt janë thjesht përfaqësuesit e të gjithë juve këtu dhe të tjerë që nuk janë këtu. Sepse vështirë për t’i mbledhur të gjithë njerëzit që na bëjnë krenarë, që bëjnë krenarë komunitetin këtu”, tha Rama.

Por, shtoi kryeministri, “kjo është një eksperiencë pozitive edhe për ne. Kështu që do të rikthehemi përsëri, edhe tek të tjerët, për t’i shprehur të gjithë respektin e merituar dhe mirënjohjen për kontributin që japin për komunitetin, por mbi të gjitha për shembullin që japin sesi me ide dhe me punë të madhe bëhet sukses jo vetëm në qytet, por edhe në fshatin më të largët”.

Kryeministri Rama u shpreh se, “ne jemi duke bërë një diskutim të brendshëm në grupit tonë brenda në qeveri për të krijuar një program të posaçëm mbështetjeje për këto rrjetet e grave, bërthamat apo rrjete më të zhvilluara që merren me traditën. Qoftë me traditën në ushqim, qoftë me traditën në veshje, qoftë me traditën në dekoracione. Dhe së shpejti do të nënshkruajmë me disa bashki, ku përfshihet natyrisht edhe bashkia e Dibrës, një sërë marrëveshjesh për të krijuar një mbështetje që këto rrjete të zgjerohen në funksion të industrisë së turizmit, e cila edhe këtu në Dibër ka filluar të hedhë hapa të rëndësishëm përpara”.

“Kemi pasur këtë vit 26 mijë turistë vetëm në bashkinë e Dibrës. Është shumë domethënëse. Dhe vlen t’ju kujtohet të gjithë atyre që kur unë flisja për një destinacion turistik të rëndësishëm të Shqipërisë për Dibrën, iu dukej sikur flisja përralla. 26 mijë kemi pasur, 260 mijë mund të bëhen dhe do bëhen brenda jo shumë vitesh, keni për të parë që kjo zonë, do të ketë çerek milionë turistë në vit”, tha Rama.

“Certifikatë Mirënjohjeje” iu dha Ergys Sevdarit, për shembullin e treguar se emigrimi nuk është zgjidhje por një eksperiencë e fituar jashtë, për t’u shfrytëzuar në dobi të vetes dhe vendit tënd duke arritur suksesin nëpërmjet investimit në bujqësi e blegtori.

“Certifikatë Mirënjohjeje” iu dha Zija Keshit, për kontributin e dhënë në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të traditës së pemëtarisë në zonën e Dibrës, përmes kultivimit dhe eksperimentimit të praktikave të rejave në fushën e fidanëve dhe të bimëve medicinale.

“Certifikatë Mirënjohjeje” iu dha Remzi Kosiqit për kontributin në zhvillimin ekonomik e social të zonës, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, në një sipërmarrje të suksesshme në fushën e prodhimit të komponentëve të automjeteve me teknologji të avancuar për kompanitë më të njohura botërore të automobilizmit.

“Certifikatë Mirënjohjeje” iu dha grave të Pocestit, për angazhimin dhe kontributin në promovimin e vlerave të kulinarisë dhe produkteve dibrane, përmes bashkimit në një sipërmarrje të suksesshme ekonomike, duke u bërë shembull frymëzimi dhe model për t’u ndjekur për shumë gra dhe vajza të zonës.

“Certifikatë Mirënjohjeje” iu dha Vehip Salkurtit për kontributin e çmuar në zhvillimin ekonomik dhe social të zonës, përmes ngritjes së një sipërmarrjeje të suksesshme për kultivimin, grumbullimin dhe përpunimin e frutave, duke aplikuar teknologji të avancuar, si dhe për prodhimin në mënyrë natyrale të lëngut të mollës “Eliksir”.

“Certifikatë Mirënjohjeje” iu dha Musë Selamit për modelin e dhënë në infrastrukturën bashkëkohore në ofrimin cilësor të shërbimeve në fushën e hoteleri-turizmit, duke e kthyer hotel “Veri” në një nga destinacionet më të njohura në Dibër dhe në gjithë Shqipërinë.

Ora 18:02
FOTOLAJM/ Rama i futet punës në Dibër, poston foton me sfurk në dorë

1667059372_EDIRAMA.JPG

Kryeministri Edi Rama ndodhet prej ditës së djeshme në Dibër, ku po zhvillon takime me operatorë turistik, sipërmarrës të suksesshëm të zonës dhe qytetarë të thjeshtë.

Po duket se pas takimit kryeministri ka menduar që të takojë edhe bujqit dhe t’ju japë “një dorë” ndihmë.

Kjo pasi kryeministri ka postuar një foto teksa shihet me sfurk në dorë, ndërsa pranë tij shihet edhe ushqimi për kafshët.  Këtë foto kreu i qeverisë e ka shsoëruar me disa emoji dhe një zemër.

Ora 16:26
VIDEO/ ‘Fiki ato dritat’, Rama vë në siklet pronarin e bujtinës në Peshkopi: Duhet të kurseni energjinë

 

Kursimi i energjisë elektrike është kthyer në një prioritet, e këtë e ka nënvizuar edhe kryeministri Rama në vizitën e tij në një bujtinë në Peshkopi.

Kreu i qeverisë ishte në bujtinë në Peshkopi, por i tërhoqi vëmendjen pronarit, që të fikte dritat, pasi dita është me diell dhe nuk ka nevojë për të ndezur dritat.

I vendosur në siklet nga kryeministri Rama, të zotët e bujtinës i detyruan të fikin dritat, por i theksuan se “i kemi ndezur për ju”.

Edi Rama: Vetëm një vërejtje kam unë, këto dritat ndez ditën me gjithë këtë diell

-Për ju i kemi ndezur, sepse ne nuk i mbajmë

Edi Rama: Fiki ato dritat se duhet me kursy energjinë. Ja njësoj nuk ka asnjë ndryshim. Fike dhe këtë këtu. E kemi lënë energjinë të lirë.

Ora 15:57
‘Rruga e Arbrit do kishte përfunduar, por na kanë marrë më sysh’, Rama: S’kanë lënë magji pa na bërë

 

Kreu i Qeverisë Rama nga Peshkopia u premtoi qytetarëve se do të përfundojë dhe së shpejti dhe se Dibra do jetë kopshti i gjelbër i Tiranës. Kryeministri bëri edhe një batutë për përfundimin e rrugës së Arbrit ku tha se i kanë marrë mësysh.

‘Ne sot jo vetëm rrugën e Arbrit që do ta kishim përfunduar në rast se nuk do të kishte dalë gjeologjia problematike në tunelin e Murrizit, ku vazhdon puna, por ecet një metër në ditë. Në tunelin e Llogarasë 25 metra në ditë. Na kanë marrë më sysh, shkurt muhabeti, s’kanë lënë magji pa na bërë. Por në fund tuneli do hapet. Ndërkohë që hapet tuneli ne do fillojmë lidhjen e Peshkopisë me Maqellarën, që mos dëgjoj llafe nga dibranët në bulevard. Ne do ta lidhim me Peshkopinë, kështu që nga kafja në qendër të Tironës do shkohet me rrugën e Arbrit.’- tha Rama.

 

Ora 15:47
Rama kunja për Metën e Berishës: Ka qenë spiun ai që bërtet më shumë kundër Sigurimit të Shtetit, Ia ka fut Kosovës, ai që bën sikur e mbron

1667050916_Screenshot1.jpg

Akuzat e opozitës për fjalimin e mbajtur në KiE, kundër raportit të Dick Marty si edhe dyshimeve se Ilir Meta ka qenë spiun i ish-Sigurimit të Shtetit, kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me një mesazh të At Zef Pllumbi.

“I ndjeri At Zef Pllumbi, më ka dhënë një mësim të madh ku ra puna e spiunëve të bashkëpunëtorëve të Sigurimit, se e pyeta pse ata që kanë vuajtur më shumë janë njerëzit e paqtë, më tha ‘nëse do me dit kush ka spiunu më fort, dëgjo kush bërtet më fort ndaj Sigurgimit, nëse doni me e dit kush ia ka futur më shumë Kosovës, shikoni kush ulëret më shumë për Kosovën, nëse doni me ditë se kush ia ka futur më shumë Shqipërisë, është ai që bën si patriotik.

Ora 15:43
Rama: Ju kujtohet kur i thoja Lulzit ‘ndahu nga Berisha-Meta’, ku janë sot? I bashkoi rubla

 

Kryeministri Edi Rama në Dibër ka kujtuar një “këshillë” siç ai e ka quajtur, ndaj Lulzim Bashës, duke thënë se që të ndahej nga dyshja Berisha-Meta dhe thotë se i “ka dalë fjala”.

“Ju kujtohet kur i thoja Lulzim ndahu ndahu nga ata të dy, ja ku janë! Pse janë bashkë, se i thirri detyra, detyra që i tundi rublat, pse dolën bashkë”, tha Rama.

Ora 15:21
‘Avion’, ‘Pastrim’, kamerat e kapin ‘pa dashje’, çfarë shkruan Rama në fletoren e shënimeve

Kryeministri Edi Rama ka vijuar turin e tij në Dibër, teksa në një moment kamerat kanë kapur edhe fletoren e tij të shënimeve. Ajo që mund të shihet është një avion i pikturuar, ai ka shkruar “pastrim”, pra disa pika kyçe ku është përqendruar bashkëbisedimi me dibranët.

1667050157_Screenshot5.jpg

Fletorja ku kryeministri Edi Rama ka mbajtur shënimet
Ora 14:53
Rama ngre dolli me ujë në Dibër: Ujë 24 orë këtu nuk ka patur kurrë këtu! Pa PS bëhet fushë çdo gjë

 

Kryeministri Edi Rama ka përuruar një ujësjellës në Dibër. Ai tha se në Dibër nuk ka pasur asnjëherë më parë 24 orë ujë, teksa shtoi se këtë e ka arritur vetëm qeveria e tij. Ai tha se ajo godinë, pranë çezmës është blu, për të mos e marrë mësysh, duke hedhur edhe kunja për demokratët.

“Ujë 24 orë këtu nuk ka patur kurrë këtu as në demokraci, as në komunizëm, as në mbretëri dhe as në perandori.

Kjo është Partia Socialiste. Gëzuar për PS, të rrojë sa malet se pa PS bëhet fushë çdo gjë”, tha Rama ndërsa bëri një dolli me ujë edhe me një qytetar duke thënë se ujin e kishin prej tij.

“PD jo nuk e solli ujin, por e thau komplet. Ajo partia tjetër bëri sa mundi, por ujë nuk solli. Këtë ujë e ke nga PS. Ta pish me shëndet!”, i tha Rama qytetarit. 

 

Ora 13:07
Batuta e Ramës në Dibër: Më thonë pse bërtet Erion Braçe, po po s’bërtiti ai, s’e kap kamera

 

Nga takimi në Dibër, kryeministri Edi Rama ka bërë edhe batuta për Erion Braçen. Ai e kujtoi deputetin socialist, pasi iu kërkoi fermerëve që të ngrihen në këmbë kur flasin, pasi në të kundërtën nuk i kap dot kamera.

“Je si Erion Brace, se me thonë mu pse bërtet Erioni, po po nuk bërtiti, se kap kamera”, tha Rama.

Ora 12:37
Rama: Shqipëria, inflacionin më të ulët në rajon, se kemi ruajtur çmimin e energjisë

 

Duke folur për luftën në Ukrainë, kryeministri Edi Rama tha se kjo është një bast i Rusisë për gjunjëzuar perëndimin, pjesë e së cilës është edhe Shqipëria. Rama tha se vendi ynë ka nivelin më të ulët të inflacionit për shkak se qeveria ka quajtur çmimin e energjisë.

“Basti për të gjunjëzuar në perëndim të Rusisë, dhe pjesë e kësaj jemi dhe ne. Me inflacionin e luftës dhe kthimin e burimeve të energjisë me armë kundër njëri-tjetrit. Inflacioni më i ulët në rajon, sepse kemi ruajtur çmimin e energjisë”, tha Rama.

Ora 12:32
Fluturimet me charter, Rama: Rrena që vijnë nga llumi i llumit të llumit të këtij populli

 

Nga takimi me të rinjtë, kryeministri Edi Rama ka risjellë edhe njëherë në vëmendje akuzat e opozitës për shpenzimet lidhur me fluturimet e tij me charter. Rama tha se kjo është një gënjeshtër që vjen nga llumi i shoqërisë.

“Ju bën të mos shikoni me sy veten, jo më qeverinë, e jo më të angazhoheni, por të ikni, se ka ardhur puna që ky pallosh 2 metra lekët tona i përdor për të ndenjur në ajër. Si i bëhet me këtë lloj rrace, me këto shqiptarë që janë  llumi i llumit të llumit të këtij populli, që kanë vetëm rrena e rrena”, tha Rama.

Ora 12:28
Rama: Në Dibër ka 24 orë ujë, tani dibranët ankohen se vjen me shumë presion

 

Pas takimit me operatorët turistik, kryeministri Edi Rama ka pasur një bashkëbisedim me të rinjtë, ku nuk i ka kursyer edhe batutat.

“Dibra ka 24 orë ujë, ndërkohë tani ka ankesa se ka shumë presion. Këto janë probleme që nuk i zgjidh qeveria, hape rubinetin më avash”, tha Rama.

Ora 11:21
Rama për Berishën: As emrin s’ia përmend se më vjen për të vjellë! Taksirati jonë t'i mundim edhe njëherë

Në fjalën e tij më operatorët turistik, kreu i qeverisë Edi Rama nuk ka lënë pa përmendur edhe Sali Berishën, por ka preferuar që të mos ia përmend as emrin.

“As emrin s’ia përmend se më vjen për të bërë dhe as juve që t’ju përzihet që në mëngjes”, tha Rama për Berishën.

Duke komentuar opozitën, kryeministri Edi Rama tha se qeveria e tij do të vijojë të bëj punën siç ka bërë deri më tani.

“Ne do vazhdojmë punën, taksirati jonë është t’i mundim edhe një herë”, tha Rama.

 

Ora 10:47
Emigracioni/ Rama: Nëse ke një tokë në fshat, shfrytëzoje dhe fito 5-fishin, sesa të çash detin

 

Kryeministri Edi Rama është ndalur të flasë edhe për emigrimin, një tezë e artikuluar nga opozita, sipas së cilëve Shqipëria po shpopullohet. Për këtë, Rama tha se të gjithë duhet t’i shfrytëzojnë të gjitha mundësitë në vendin  e tyre.

“Të mendosh të largohesh është legjitime, të çash detin e të shkosh aty ku është pasuria më e madhe e botës është legjitime, ne jemi në fund të kësaj radhe se historia jonë është e tillë, por sot nuk është siç ishte dje, sot janë mundësitë këtu, sidomos ata që kanë një shtëpi të vjetër sado të rrënuar në fshat, ose që kanë një tokë, është mundësi reale për ta kthyer në një mundësi dhe të fitosh 5 fishin e asaj që mund të fitosh atje duke punuar për tjetrin, janë faktet dhe shembuj konkret”, tha Rama.

Ora 10:40
Rama: Kapllani të paguante çmimin real të dritave do mbyllte dhe perdet se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante

 

Kryeministri Edi Rama ka komentuar edhe krizën energjetike, ku nuk i ka kursyer edhe batuta.

“Nëse nuk kemi shi kemi atë hallin e madh të çmimit të energjisë elektrike pasi detyrohemi të dalim në import dhe aty tregu ka ik fare, është çmendur komplet, ndërkohë që ne duam ta mbrojmë me çdo kusht çmimin për familjarët dhe për këtë shtresë sipërmarrësish të vegjël që falë mbështetjes që marrin nga qeveria e kësaj mbrojtje mund të operojnë normalisht. Duhet patjetër që secili ti fiki ato drita, jo si Kapllani, që i kishte lënë të gjitha dritat hap. I kemi lënë për ty tha. Po të kishte çmimin real Kapllani do kishte mbyllur dhe perdet për mua se do i dukej dhe drita e diellit sikur po e paguante vetë”, tha Rama.

Ora 09:26
Rama në një fabrikë në Maqellarë i drejtohet pronarit: Rroga neto 500 mijë lekë, po duhet t’ua rrisësh sa më shpejt (VIDEO)

DIBËR- Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama është në Dibër, në një fabrikë që Maqellarë, që punohet për Fiat-in, makinat elektrike në Francë, makinat bujqësore në Gjermani.

Kreu i qeverisë ka bërë një video me pronarin dhe stafin e kësaj fabrike ku ka treguar se rroga mesatare në këtë fabrikë është 500 mijë lekë neto, e ndërsa i ka thënë pronarit se duhet ta rrisë sa më shpejt pagën për punonjëset.

“Pronar emigrant, ka filluar çdo gjë nga zero sot është pikë referimi për Fiat-in e një sërë njësish të tjera. Mesatarja e rrogës 500 mijë lekë neto, por duhet me e rrit shpejt”, tha Rama.

Rama prej ditësh ka ndërmarrë një tur në qytetet e Shqipërisë, ku zhvillon një sërë takimesh e ndërsa e mbyll ditën me një organizim ku nderon “krenaritë e qytetit”.

 

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aleks: 30/10/2022 06:03

    E ka hapur thesin Rrumpalla dhe nuk ndalet. I di mire punet e sigurimit ky se eshte mesu qysh i vogel kur e conte baba i byrose me spiunu jashte shteti. Kot thote se nuk ka master...e ka ne spiunllik por jo te vendit....aaaaa e ka me tjashtmit.

    Përgjigju
  • Iris: 30/10/2022 01:40

    Perpara se /te falesh/ toka gjej pronaret e vertete,mos u mjafto me nje pyetje idioteske nese keni konflikte per tokat.Sigurisht qe shumica do te thote qe s'ka.Kur t'i ballafaqosh palet dhe t'i pyesesh per token,atehere mund te vazhdosh.Dhe mos mendo se te gjithe duan demshperblim.Ka plot qe do te duan token t'ju rikthehet me mire.Sa per demshperblimin qe pretendon te japesh si ndermjetes,ky eshte tamam receta per gjyqe te shumta ne Strasburg,sepse asnje nuk do te pranoje shifrat qesharake qe ti ofron.Cdo toke/truall/prone e blere ose e vleresuar me cmimet para 44'sot i ka vajtur vlera ne stratosfere.Ke per t'a shkundur thesarin e shtetit po kujtove se do te pranojme cmimin qesharak qe do te ofrosh.

    Përgjigju
  • Dibroni lind dhe rrit ne Tirone: 29/10/2022 15:35

    Duhet pranuar qe nder krahinat tona,dibranet jane dalluar si nder me pastertor'et,punetore dhe te ndershem !! T'iu shkoje mbare investimi dhe te ecin sa me perpara.Dibroni lind dhe rrit ne Tirone

    Përgjigju
  • Edi: 29/10/2022 15:16

    O legen, po nje fije turp nuk e ke? Po a i di kostot e shfrytezimit te tokes ti sot o KK? Ik e futi noj viz vlla se ti nuk bohesh mo!

    Përgjigju
  • ylli: 29/10/2022 13:56

    keshtu vazhdoni pasi te gjithe e dim qe bujqesia eshte nje nder sektoret me te rendesishem dhe po beni gjene e duhur me keto investime

    Përgjigju
  • teo: 29/10/2022 13:55

    dibra si kurr me pare shum ndryshe nga cfare kaq qene,respekte

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 29/10/2022 13:15

    Megalloman i neveruritshëm,asgje më shume se llogje sociopati.

    Përgjigju
  • vini: 29/10/2022 11:24

    po mire e ka pse duhet te mbajn gjithe ato toke kot

    Përgjigju
  • Eno: 29/10/2022 11:22

    Veriu ka filluar te behet pjes e hartes turistike nga te huajt pasi ka mjaft gjera te vecanta e te bukura

    Përgjigju
  • jori: 29/10/2022 11:20

    mire e ka ai qe ka token dhe se shfrytezon ta lejm me qera pa lek nuk do ngeli

    Përgjigju
  • Ani: 29/10/2022 11:19

    Vendi gjithmon e me shume po preferohet nga turistet e huaj e kjo fale investimeve te shumta ne fushen e turizmit

    Përgjigju
  • Gimi: 29/10/2022 11:19

    Po te investosh ne token tende ke per te qene edhe m pran familjes.Te punosh ne token tende tjep mundesin tmos shkosh jasht

    Përgjigju
  • Latif: 29/10/2022 11:16

    Ske pse shkon jasht nese ke nje toke ne shqiperi.Toka te jep fitim jo emigracioni

    Përgjigju
  • Ari: 29/10/2022 11:16

    Ne dibraneve na keni shpetuar me rrugen e Arbrit

    Përgjigju
  • Eni: 29/10/2022 11:14

    Rruga e Arbrit eshte lehtesim i madh per te shkuar me shpejt ne Diber

    Përgjigju
  • Joni: 29/10/2022 11:09

    Dibra po preferohet cdo dite e me shume nga te huajt dhe vendasit dhe shyqyr se ka vende fantastike

    Përgjigju
  • Rejon: 29/10/2022 11:07

    Eshte mire qe ne vendin tone te investosh pasi mundesite jane te shumta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!