Një shifër krahasuese ndër më rrënqethëset, deklaron kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetin social "Facebook", duke theksuar se në 300 ditë, Albpetrol kaloi nga kthetrat e korrupsionit në duart e shtetit.
" Një shifër krahasuese ndër më rrënqethëset (1.12 miliard lekë ose 11 milion USD më shumë të ardhura nga Albpetrol, për 6 muajt e parë 2014, 63% më shumë se 2013) tregon se ç'është bërë me pasurinë kombëtare të këtij vendi nga ata që deri dje e rrënuan Shqipërinë dhe si gjithçka, edhe Albpetrolin", shprehet Kreu i Ekzekutivit.
Rama nënvizon se "zotimi për rilindjen e shtetit si kujdestar i pasurisë kombëtare është një zotim i mbajtur, edhe pse ky është vetëm fillimi"./a.gegvataj/