Kryeministri Edi Rama udhëtoi sot (14 janar) drejt Emirateve të Bashkuara Arabe, në kuadër të pjesëmarrjes në eventet e Javës së Qëndrueshmërisë së Abu Dhabit 2025, një platformë globale, e mbështetur nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe lideri i saj i energjisë së pastër, Masdar, për të adresuar sfidat më emergjente të qëndrueshmërisë në botë, përmes diskutimeve të përbashkëta mes vendeve, që përshpejtojnë zhvillimin e përgjegjshëm dhe nxisin përparimin gjithëpërfshirës ekonomik, social dhe mjedisor.
Kryeministri Rama do të marrë pjesë në Sesionin plenar me temë “Fuqizimi i Progresit të Qëndrueshëm”, dhe më pas në ceremoninë e nënshkrimit të disa marrëveshjeve mes vendeve.
'Korniza e partneritetit strategjik trepalësh për energjinë dhe infrastrukturën” e lidhur ndërmjet Shqipërisë, Italisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, si dhe marrëveshje të tjera dypalëshe mes qeverisë shqiptare dhe qeverisë së Emirateve të Bashkuara, në fushën e bujqësisë dhe të financave.
Mbrëmjen e sotme, Rama do të marrë pjesë në pritjen zyrtare të ADSW, me pjesëmarrjen e krerëve të shteteve dhe liderëve botërorë, politikëbërësve të lartë dhe specialistëve të industrisë, dhe në mbrëmjen gala të Çmimit Zayed Sustainability, një çmim që nderon trashëgiminë humanitare dhe të qëndrueshme të babait themelues të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Zayed bin Sultan Al Nahyan, që u akordohet ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, organizatave jofitimprurëse dhe shkollave të mesme globale me zgjidhje të qëndrueshme ndikuese, inovative dhe frymëzuese.
Deri më sot janë nderuar me këtë çmim 117 fitues, nëpërmjet të cilëve tyre është transformuar jeta e 384 milionë njerëzve.
S.B/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Mars, 18:47
Fileto pule me salmonelë, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
8.5%
-
Pak
80.8%
-
Nuk e di
10.7%
Vota total: 615
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Fitër Bajrami, Rama uron besimtarët: Zoti jua pranoftë lutjet dhe ju shpërbleftë për të gjitha sakrificat
29 Mars, 20:07
-
Rama: Ne duam që fëmijët kudo që ndodhen të mësojnë shqip, në javët në vijim do t'iu prezantojmë aplikacionin e gjuhës shqipe
29 Mars, 18:25
-
‘Investoni në tokat tuaja’, Rama-emigrantëve në Kretë: Kemi dijet dhe eksperiencën e duhur! Për 500 aplikantët e parë, asnjë detyrim ndaj shtetit
29 Mars, 18:09
-
Rama: Me pasaportën e BE-së, do merrni pensionet për punën që bëni këtu dhe fëmijët tuaj nuk do quhen më ‘student të huaj’
29 Mars, 18:08
-
Balla ndan pyetjen që i bëjnë më shumë shqiptarët në Diasporë: Më pyesin a do vini pas zgjedhjeve? I them sot mbajeni mend mirë, vetëm ne dhe Edi Rama mund të vijmë sërish
29 Mars, 17:54
-
Rama nga Kreta: Komuniteti i shqiptarëve në Greqi meriton një respekt të veçantë, për të gjithë atë që kanë hequr këto 30 vite
29 Mars, 17:53
-
Programi i PS për ‘Shqipërinë 2030’/ PD: Rama ofroi të njëjtën ‘përrallë’ si herët e tjera! Meta: Vodhi premtimet tona elektorale! Basha: Ke investuar te 313-ta
29 Mars, 17:19
-
Rama: Mos prisni 15 vite për dokumentet greke, më 11 maj mesazh BE dhe Greqisë se duam të jemi të barabartë! Për 1 vit hapim konsullatën shqiptare në Kretë (VIDEO)
29 Mars, 16:22
-
Rama: Më 11 maj votë masive, mandati i katërt për pasaportën e BE! T’i japim mesazhin e duhur Brukselit
29 Mars, 15:06
-
Prezantimi i programit nga Rama, Bardhi: Pranoi që plani i PD është i realizueshëm, duhet vetëm një qeveri e re
29 Mars, 14:50
-
Berisha e quajti bufin simbol të mençurisë nga Greqia dhe Roma e lashtë, Rama e ironizon: Ai s’ka lidhje me kënetën, po ky u ka rënë për hise shqiptarëve si peshqesh nga komunizmi
29 Mars, 14:02
-
E plotë/ Edi Rama: Ja programi i PS për Shqipërinë 2030! Më 11 maj votë masive për integrimin në BE
29 Mars, 13:26