Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork. Rama u kërkoi vendeve anëtare që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës, ta bëjnë këtë gjë pasi i shërben paqes në Ballkan.
Sipas tij në rajonin e Ballkanit tani guxohet më në fund të shikohet e ardhmja me shpresë dhe të tregohet se një tjetër mënyrë për të shkuar para është e mundur. “Për herë të parë vitin e kaluar, pas 100 vitesh konfliktesh e konfrontimesh të ngrira ose aktive në Ballkan, armët nuk u drejtuan më kundër asnjë dritareje fqinji. Pas një shekulli të shënjuar nga konflikti, më në fund patëm një vit bashkëpunimi për ta bërë paqen e arritur, një paqe të denjë për t’u jetuar.
Bisedimet mes Serbisë e Kosovës, një shtet i ri që kontribuon për stabilitetin në rajon, kanë bërë të mundur që të dy vendet të gjejnë zgjidhje të përbashkëta për një sërë çështjesh dhe për të mirën e popujve të tyre”, deklaroi Rama. Në këtë kuadër tha kryeministri, njohja e pavarësisë së Kosovës do të shtynte më tej procesin e paqes në të cilën ka hyrë Ballkani. “Dhe më lejoni t’ju bëj thirrje këtu, të gjithë atyre midis jush që ende nuk e kanë njohur Kosovën, për ta bërë këtë.
Duke e njohur Kosovën japin një kontribut të drejtpërdrejtë për forcimin e stabilitetit, paqes e bashkëpunimit në një rajon që vitin e kaluar u shndërrua në një histori të rëndësishme suksesi i shpresave dhe ëndrrave të së ardhmes, që mbizotërojnë mbi frikën dhe ankthet e së kaluarës. Njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha kombet e kësaj Asambleje do të jetë diçka e mirë edhe për Serbinë”, tha Rama. Ai tha se vitin e kaluar ishte i pari Kryeministër shqiptar që vizitoi Beogradin, pas 68 vjetësh.
“Nga Samiti i Vjenës për Ballkanin në gusht 2015, rajoni është duke zhvilluar me sukses një sërë bashkëpunimesh, përfshirë atë në fushën e shkëmbimeve rinore, të promovuar nga Shqipëria e Serbia, të frymëzuar nga modeli i shkëmbimeve rinore mes Francës e Gjermanisë pas Luftës së Dytë Botërore”, tha Rama. Pasi foli për konfliktet fetare e përplasjet e qytetërimit, ai krijimin e një karte globale për arsimin e të rinjve, që në të ardhmen të ketë më shumë tolerancë.
“Ne jemi duke u përqendruar tek kjo në mënyrë në veçanti, sepse është thelbësore për t’i edukuar të rinjtë tanë atë çfarë historia na ka mësuar: Është më mirë të vlerësojmë dallimet tona dhe jo t’i luftojmë ato; të mësojnë nga e kaluara jonë jo dhe jo të jetojmë në të, pavarësisht vendit, gjuhës, ngjyrës, fesë dhe besimit. Këto vlera të shprehura në fjalë, që duhet të mësohen dhe edukohen në shkolla, mund të jenë ura të qëndrueshme që lidhin zemrat dhe mendjet në një veprim të përbashkët dhe botën tonë për një të ardhme më të mirë.
Garancia më e mirë për një të ardhme më të mirë janë zemrat dhe mendjet e të rinjve tanë. Nëse do u tregojmë atyre rrugën e drejtë, ata do të ecin në të”, tha Rama duke shtuar se Shqipëria do të përfshijë një kartë të tillë në sistemin e saj arsimor. Ai ka përsëritur se përpara se të bëhej politikan ka qenë artist dhe se i pëlqen të pikturojë. “Të gjithë jemi duke u përpjekur të pikturojmë tablonë tonë të madhe, me mënyrat tona të ndryshme, të përcaktojmë një vizion të qartë dhe të punojmë në atë drejtim.
Nëse bota do ishte një pikturë, sot ajo do ishte më shumë gri sesa bardhë e zi. Ka pak gjëra të sigurta e aty do kishte shumë penelata të ndritshme e të forta ngjyrash që paralajmërojnë për shumë rreziqe, shumë kërcënime. Por këtu, në këtë vend, ka vlera dhe parime që mund të vlejnë për të gjitha sfidat me të cilat përballemi në botë dhe ne kemi nevojë për ato vlera e parime tani më shumë se kurrë”, tha Rama. Për të cilin vlerat e parimet e tolerancës, respektit për diversitetin e feve, identiteteve, kulturave etj janë primare.
Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO