Rama në Berlin,ministri gjerman:
Mundësi historike t’i bashkoheni BE

Rama në Berlin,ministri gjerman:<br />Mundësi historike t’i bashkoheni BE
BERLIN-Kryeministri Edi Rama që ndodhet sot në Berlin për vizitë zyrtare ka zhvilluar një takim me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel.

Sic bën të ditur zyra e shtypit të kryeministrit në fokus të bisedave ka qenë integrimi i Shqipërisë në sajë të reformave që vendi duhet të kryejë. Gjithashtu Gabriel e ka falënderuar Ramën për kontributin që ka dhënë në qetësimin e konflikteve në vendet fqinje.

Ne duam ta çojmë përpara përafrimin e Shqipërisë me Bashkimin Europian. Plani qëndron tashmë në tavolinë. Unë dua t’ju falenderoj për reformat që tashmë jeni duke kryer dhe për angazhimin tuaj personal dhe qëndrimin tuaj në qetësimin e konflikteve në vendet fqinje. Në prag të proceseve zgjedhore e dimë që reformat nuk janë të thjeshta dhe ne në Gjermani, këtë e dimë mirë e megjithatë dimë që shumica e shqiptarëve dëshirojn​ë stabilizimin dhe avancimin e mëtejshëm. Shqipëria ka mundësinë e madhe historike që t’i bashkohet Bashkimit Europian, por, nga ana tjetër, edhe Europa ka mundësinë të bashkëpunojë me Shqipërinë dhe vendet fqinje të saj për paqen e stabilitetin dhe për këtë, ju jeni një garant. Ju falenderoj personalisht dhe ju uroj mirëseardhjen në Berlin”.

Nga ana e tij kryeministri Rama i ka shprehur mirënjohje ministrit gjerman për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë ndaj Shqipërisë lidhur me procesin mbi Reformën në Drejtësi.Kryeministri theksoi se, shpreson shumë që Shqiperia të jete në lartësinë e sfidës, për të filluar zbatimin e reformës përmes Vettingu-t të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Shumë faleminderit! Është jo vetëm kënaqësi, por edhe një nder i veçantë që të takohemi përsëri dhe një mundësi për të shprehur edhe një herë, mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Gjermanisë ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Mirënjohje, posaçërisht edhe për reformën themelore në drejtësi, ku falë mbështetjes suaj dhe mbështetjes së partnerëve të tjerë, ne jemi në një proces shumë të avancuar. Shpresojmë shumë që të jemi në lartësinë e sfidës, për të filluar zbatimin e reformës përmes Vettingu-t të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ashtu sikundër kërkohet dhe mirëkuptohet në rekomandimin e Komisionit Europian, për të mundur pastaj që të çelim negociatat me BE-në. Edhe një herë, shumë faleminderit dhe kini besim se Shqipëria, shqiptarët janë një partner shumë i angazhuar për këtë marrëdhënie kaq të veçantë që është marrëdhënia e Gjermanisë me Shqipërinë dhe rajonin”.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit

Shtëpia është e Zotit, mikut… por dhe e medalsjellësit