Kryeministri Edi Rama ka mbërritur sot në Brukselit ku u prit në takim nga presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Kosta. Bisedimet do të fokusohen në procesin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Shqipëria ende nuk ka mundur të marrë Raportin e Vlerësimit të Standardeve për Reformimin e Gjyqësorit për kapitujt 23 e 24 i quajtur IBAR. Pa miratimin e këtij raporti nga shtetet anëtare nuk mund të nisë procesi i mbylljes së grupkapitujve.
Me metodologjinë e re të negociatave mundet që një shtet anëtar i BE-së në këto rrethana të kërkojë rikthimin e tyre në pikën fillestare. Kapitujt 23-24 mbi gjyqësorin u hapën të parët dhe mbyllen të fundit në procesin e negociatave.
Komente













Mesa duket nga 33 kapituj ne shkurt Rama po I mbyll 6-8 kapituj
Përgjigjue kan thirr per ballukun ditziun
Përgjigju