Tension i lartë dhe sëmundje zemre, nutricionistja Albana Daka : Eleminoni sasinë e kripës në ushqim, ja si mund ta zëvendësoni

Në moshën e tretë fillojnë edhe problemet më të mëdha shëndetësore për secilin individ. Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, nutricionistja Albana Daka u shpreh se gjatë kësaj moshe, është e rëndësishme mbajtja e një regjimi ushqimor sa më të shëndetshëm. Ajo këshilloi një dietë ushqimore që duhet të përfshijë më shumë perimet dhe frutat. Ndërsa theksoi eleminimin e kripës sidomos për personat që vuajnë nga tensioni I lartë apo problemet me zemrën dhe zëvendësimin e saj me erëza, të cilat kanë antioksidantë.

“Duke qenë se fillon instalimi I sëmundjeve kronike, parimi është që t’I kapim që në fillesa, sepse aq më lehtë trajtohet sëmundja.Duke qenë se kemi tendencën për ostoporoz tek femrat dhe sëmundjet e tensionit të lartë tek meshkujt duhet të kemi një regjim me sasi  minimale kripe, jo vetëm në personat që vuajnë nga tensioni I lartë por në të gjithë grupmoshën e tretë. Dhe për të hequr  këtë ndjenjën e kripës në regjimin ushqimor të këtyre personave shtojmë sa më shumë erëza të cilat ulin atë ndjenjën për të konsumuar kripë. Gjithashtu duke ulur kripën dhe duke rritur erëzat ne shtojmë shumë antioksidantë në regjimin ushqimor të kësaj moshe, të cilat kanë shumë rëndësi në metabolizmin dhe rigjenerimin e qelizave”tha ajo.

Nutriconistja Daka, ndër të tjera tha se është shumë I rëndësishëm hidratimi tek moshat e treta. Ajo këshilloi konsumimin e mbi 2 litrave ujë në ditë si dhe lëngjeve të tjera.

“Duhet të kemi një regjim me sa më shumë lëngje, ulet sasia e etjes, por nëse nuk marrim sasirat e duhura të ujit 2-3 litra fillojnë problematikat që janë infeksionet urinare, sidomos tek femrat dhe gurët në veshka. Kështu që duhet të jetë një sasi uji 2-3 litra dhe kryesisht të dyja vaktet kryesore  por edhe mëngjesi që mund të ketë qumështin, lëngun e frutave por edhe dy vaktet e tjera, dreka dhe darka patjetër duhet të kenë lëngje që organizmi të marri sa më shumë likuide që mos të shkojë në dehidratim” këshilloi ajo.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore