Rama: Në buxhetin e ri për vitin e ardhshëm, do të ketë rritje domethënëse pagash për 30 mijë mësues

Rama: Në buxhetin e ri për vitin e ardhshëm, do të ketë rritje domethënëse pagash për 30 mijë mësues

Kryeministri, Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se në buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje të pagave për 30 mijë mësues në shkollat publike të vendit.

Në një postim të bërë në rrjetin e tij social, Rama e konsideron ‘domethënëse’ rritjen e pagës që do të aplikohet që nga viti i ardhshëm.

“MIRËMËNGJES

dhe me lajmin e mirë se me buxhetin e ri për vitin e ardhshëm do të ketë një rritje domethënëse të pagave për mbi 30 mijë mësues, ju uroj një ditë të mbarë”- shkruan Rama të facebook.

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Sa sheqer duhet të konsumoni çdo ditë sipas moshës suaj

Sa sheqer duhet të konsumoni çdo ditë sipas moshës suaj