'Rama ik', kreu i qeverisë i përgjigjet thirrjes së qytetarit në Dibër: Ku të iki mo! Mandati i tretë do të jetë edhe për ju pasi në Tiranë nuk do të vini me 'rrugën e Lulit', por me rrugën e Arbrit

'Rama ik', kreu i qeverisë i përgjigjet thirrjes së qytetarit në Dibër: Ku të iki mo! Mandati i tretë do të jetë edhe për ju pasi në Tiranë nuk do të vini me 'rrugën e Lulit', por me rrugën e Arbrit

Edi Rama në Dibër

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një bashkëbisedim me qytetarët në Dibër, ku ka shpalosur programin e tij dhe ka nënvizuar se tashmë me Rrugën e Arbrit do ndihmojë banorët e zonës në shumë fusha. Teksa ju ka përgjigjur thirrjes së një qytetari i cili tha 'Rama ik', kreu i qeverisë tha se mandati i tretë do të jetë edhe për ata që thërrasin ashtu, pasi në rrugën e Arbrit do të kalojnë, jo në rrugën e Lulit.

'Nuk ka asnjë mrekulli që të ngjit drejt majës përveç, vendosmërisë, guximit dhe karakterit. Kur mendja thotë ndalo së nuk mundem më. Ne kemi bërë shumë rrugë deri këtu. Ne na ra edhe fatkeqësia e një tërmeti katastrofik. Kur ne arritëm t'ja dalim edhe kundër tërmetit, edhe kundër armikut të padukshëm, edhe duke qenë këtu në mes të Europës në një lagje që na lanë pa vaksina, por që arritëm të jemi të jemi sërish ndër të parët në Rajon, ne patjetër që mund tja dalim ta bëjmë Shqipërinë të Ardhmen tonë, ta transformojmë më tutje jetën e njëri-tjetrit. Duke mos rënë pre e atyre politikanëve që premtojnë çudira.

Më thoni ju mua sa shumë kanë vuajtur deri më sot fermerët e Dibrës. Deri në Tiranë, më thonë vazhdimisht dhe më jehojnë fjalët e fermerëve të qershive kur thonë se qershitë u prishën kur arrijnë në Tiranë. Tani vetëm me këtë lidhje midis Tiranës dhe Dibrës dhe sa shpejt do të mbërrijnë në Tiranë. Tirana është një lagje matane, tani. Është një plan me laps dhe me letër që ne brenda mandatit të tretë do ti çojmë eksportet mbi 1 mlrd.

'Rama ik' , 'Rama ik'Ku të iki me ku të iki, doli një aty në ballkon, 'Rama ik' mandati i tretë është edhe për ata që thonë Rama ik, sepse ai për të ik në Tiranë do ti bjerë nga rruga Arbrit jo nga rruga Lulit. PD do ta nxjerrim nga tuneli mos keni merak.'- tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:20
'O çuna martohuni se u mban Luli me lek' Rama ironi me Bashën: Vetëm një artist thotë më shihni në sy unë e mbaj fjalën

Vajza e vogël i dhuron lule Ramës, reagon i habitur kryeministri: Nuk i dhurohen lule një burri

Kryeministri Edi Rama është surprizuar ditën e sotme në Dibër pasi një vajzë e vogël i ka dhuruar një tufë lule. Rama tha se një burri nuk i dhurohen lule. Me tej kreu i qeverisë ka ironizuar edhe programin e kryetarit të PD-së, ku tha se si artist që është pasi thotë do bëj namk, do të marr pushtetin me dhunë, kthehet me vonë dhe thotë s'kam asgjë, më shihni në sy, po u thash fjalën e mbaj.

'Në 25 prill është në dorën tuaj mandat i tretë është për të gjithë fëmijët e këtij vendi. (Një vajzë i dhuron lule) I jepen lule një burri? Po më çmenden këta! Udhëheqësit i jepen lule?! Ti xhan i vogël mos u mërzit, merri lulet! Ma preu edhe mua fjalën! Fëmijët nuk votojnë por ama për fëmijët votojmë ne.

Edhe për atë që thotë do e marrim pushtetin me dhunë, Rama do shkatërrohet, do bëjmë namin do bëjmë këtë. Dhe vetëm një artist kthehet e thotë unë skam asgjë më shifni në sy, po u thashë fjalën e mbaj... Si kur futej në furrën e bukës thoshte do ul çmimin e bukës, do bëj tramvaj, kaq mijë euro për ata që martohen, ju vetëm martohuni se për lekët keni Lulin. O çuna atje ju martohuni Luli i mban me lekë!'- tha Rama më tej.

1618415176_Screenshot1.jpg

Ora 17:05
Rama në Dibër: Kush preket nga Skavica do ketë atë që patën famijet që u prekën nga tërmeti! Shtëpi dhe prespektivë jete më të mirë

 

Gjatë një takimi me banorë në Dibër kryeministri Edi Rama u ndal te ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës. Ai tha se të gjithë ata që do të preken nga Skavica do të mbështeten siç u mbështëten familjet e prekura nga tërmeti. Të gjithë sipas Ramës do të kenë shtëpi më të mirë dhe prespektivë më të mirë se çka në atë zonë.

"Kanë ardhur e thonë se skiavica do u marrin toknë... Çdo familje që preket nga skavica do të ketë po atë që patëm famijet që u prekën nga tërmeti që do të thotë do të ketë një shtëpi shumë më të mirë dhe do ti jepet një prespektivë shumë të mirë se çka në atë zonë. Neë si bëjmë gjërat që të fitojnë disa dhe humbin disa. Për mua vujatjet e njerëzve të zakonshëm janë vuajtjet e mia", tha Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ylli: 14/04/2021 21:22

    VOTA ime eshte per ty o rama,,,,PS eshte partia me e mire me progresive,,,,dhe qe i do te miren shqiperise,,,,i kemi pare me vite partine e tritolit,,te tokes te xanun,,te 1997,,,e me tej....

    Përgjigju
  • ymeri: 14/04/2021 21:21

    BRAVO RAMA,,,,SKAVICA TE BEHET SA ME PARE,,,,TA KTHEJME SHQIPERINE NE NJE SUPERFUQI ENERGJITIKE....

    Përgjigju
  • I tej: 14/04/2021 17:53

    Forca Edo i bane me hije derdimwnet e PD.

    Përgjigju
  • beni: 14/04/2021 17:03

    po me ke do vijen, me rrugen e rames aaa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm

Spahiu: Altin Dumani me daljen në media sfidoi hapur presionet politike dhe mediatike! Ka fituar besimin e publikut dhe kanë qenë të suksesshëm