Rama: Durrësi do ta kujtojë Dakon me respekt dhe admirim

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ishte në Durrës ku zhvilloi takimin elektoral për 30 Qershorin, teksa sot zgjedhjet u ligjëruan edhe nga Kolegji Zgjedhor me vendimin për të rrëzuar dekretin e Presidentit Meta.

Kreu i qeverisë nuk e komentoi vendimin e Kolegjit, ndërsa deklaroi edhe njëherë tjetër vendosmërinë se të dielën që po vjen do të votohet për kryetarët e rinj të bashkive.

Ashtu sikur ka ndodhur në cdo qark, edhe në qytetin bregdetar, një grup demokratësh u mblodhën për të protestuar nën thirrjet 'Rama ik' para bashkisë ku u zhvillua takimi.

Në fund me ironi Rama tha se protestuesit që pak metra më tej brohorisnin nën thirrjet 'Rama ik' do ta realizojnë qëllimin e tyre, pasi sapo të pijë një kafe me Dakon do të largohet për në Tiranë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:30
Përgjimet/ Rama sulmon PD-në: Ata shoqëroheshin me kriminelët kudo

Referuar përgjimeve që nxori Bild, Rama duke sulmuar opozitën tha se ata që i tregojnë Dakos sot kriminelët, kur ishin në pushtet shoqëroheshin me kriminelët kudo. "Ata thonë se nuk hyjmë në zgjedhje me këtë qeveri dhe se duan që unë të iki. Ilir Meta thotë pluralizmi është pjesëmarrja e shumë forcave. Dmth do të anulosh zgjedhjet se fallxhorja në krah në filxhan të ka thënë se do të bëhet nami, po kush do e bëjë dhe për cfarë?

I tregojnë Vangjush Dakos kriminelët këta, që kur ishin në pushtet shoqëroheshin kudo me kriminelë, që i nxirrnin nga burgu me leje lindje. Se zgjedhjet do të bëhen në datë 30 qershor nuk diskutohet, por kam përshtypjen që të dyja palët do të fitojnë. Popullin nuk ka për ta marrë kush peng, por jam i bindur, do ta dalë Luli do të thotë fitore
" tha Rama.

Ora 20:24
'Rama ik'/ Rama tallet me protestuesit: Sa të pi një kafe me Gjushin do ua plotësoj dëshirën

E ndërsa një grup demokratësh protestonin me thirrjet 'Rama ik' disa metra larg nga sheshi ku po zhvillonte mitingun në Durrës, Rama ironizoi duke thënë se do ua plotësonte dëshirën. "Unë sa të mbaroj do të pi një kafe në Durrës me Gjushin dhe do të iki në Tiranë, atë  'Rama ik' që thonë ata, do ta realizojnë se unë do të iki në Tiranë" tha Rama.

Ora 19:48
'Do përmirësonte cilësinë e diellit'/ Rama tallet me kryetarin e PD-së së Durrësit

Kryeministri Rama ka 'thumbuar' gjatë fjalës në Durrës, Ferdinand Xhaferrin, ish-kandidat për bashkinë në zgjedhjet e 2011 duke i kujtuar 'premtimin' e tij se do të përmirësonte cilësinë e diellit në qytetin bregdetar.

"Do ishte kënaqësi e madhe që në Durrës të kishim një kandidat të PD-së që të na tregonte për Durrësin, përveç se të rrisin cilësinë e diellit, që ata e kanë në program dhe ne nuk e kemi. Kanë dalë në rrugë me 100 veta me atë të cilësisë së diellit në krye" tha ai për Xhaferrin, që tani është kryetar i PD-së në degën e Durrësit.

Ora 19:35
Akuzat e PD e përgjimet/ Rama: Dako la gjurmë në drejtimin e Durrësit, do të kujtohet

Kryeministri Edi Rama vlerësoi Vangjush Dakon për drejtimin e bashkisë së Durrësit për 12 vite, ndërsa sulmoi opozitën për akuzat që ka ngritur kundër tij.  "Vangjush Dako e nisi rrugëtimin për të drejtuar bashkinë e Durrësit duke fituar me një grusht votash dhe më pas falë provave të prekshme që u dha qytetarëve duke fituar në mënyrë bindëse dhe më pas duke fituar në mënyrë triumfuese.

Ajo që sot duhet thënë shumë qartë që ta dëgjojnë të gjithë është se kush përpiqet sepse normalisht nuk ka asnjë rrugë tjetër se të shtojë baltën mbi Vangjushin dhe bashkinë nuk do që qytetarët që të kujtojnë dicka. Në Durrës Dako ka fituar kur në pushtet ishte Saliu me të gjithë skuadrën më të mirë që ka pasur PD-ja në historinë e saj dhe mekanizmat e saj që ju e dini si përdoreshin në kohën e tij.

Njeriu dhe partia që mundën Saliun me Sokol Olldashin që ka qenë përfaqësuesi politik këtu, me Topallin dhe të tjerë kur ishin në pushtet, u dashka të blejë vota për të mundur Lulin me Gridën dhe Salianjin. Të kesh mundur Sokol Olldashin një nga figurat më të spikatura, orator dhe njeri i njohur për forcën e larmishme në fushatat elektorale dhe të akuzohesh se ke blerë vota për të mundur Bylykbashin. Durrësi do ta kujtojë me respekt dhe admirim periudhën kur Dako drejtoi bashkinë, falë gjurmëve që janë kudo në këtë qytet" tha Rama.  

Ora 19:34
Doli në përgjime/ Kandidati për Shijakun sulmon PD-në: Ata janë injoranca dhe pisllëku

Njëra nga bisedat në përgjimet që janë publikuar nga gazeta gjermane 'Bild' ishte ajo mes Elton Arbanës, kandidat i PS-së për bashkinë dhe Astrit Avdylit. Në takimin elektoral që u zhvillua në Durrës, Arbana sulmoi PD-në për akuzat.

"Unë e dua Shijakun dhe dua të prekë të njëjtin transformim si qytetet e tjera të Shqipërisë. Jemi në një moment historik, rruga tjetër është injoranca, prapambetja dhe pisllëku. E vërteta nuk mund të manipulohet kurrsesi. Ju kërkoj të votoni në 30 Qershor" tha ai mes të tjerash.

Ora 19:20
Dako bën bilancin e 12 viteve në bashki: Përgjimet? PD se përtyp dot humbjen e tradhtinë

Mitingun në Durrës e hapi kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, që nuk rikandidon për një tjetër mandat në 30 Qershor, pasi PS-ja ka zgjedhur Valbona Sakon. Ai foli për akuzat për përgjimet, betonizimin, por edhe cështje të tjera. "Gjatë 12 viteve cdo banor e ka prekur investimin që është bërë nga bashkia. Jemi të sigurt që cdo qytetar është i kënaqur dhe i është rritur cilësia e jetës. në 12 vite jemi akuzuar për betonizim, prishje të historisë dhe blerje të votave.

Unë dua t'u them të gjithëve se gjatë këtij mandati janë dhënë vetëm 17 leje ndërtimi. Na akuzojnë për blerje votash, ju jeni dëshmitar që cdo qyetar ka votuar PS-në nga viti në vit dhe kjo nuk ka ardhur rastësisht, por nga mirësjedhja jonë, nga mosndarja që u kemi bërë qytetarëve dhe nga puna jonë e përditshme. Por e vërteta është që ata nuk e pranojnë dot që Durrësi nga bastion i PD-së është kthyer në bastion të PS-së.

Ata nuk e përtypin dot humbjen prandaj hedhin baltë, nuk e pranojnë tradhtinë që u kanë bërë demokratëve të këtij qyteti. Unë jam i sigurt që puna për turizmin do të vijojë edhe në katër vitet e ardhshme. Valbona Sako do te vijoje punet tona" tha ai.

Ora 19:15
Militantët e PD shtyhen me forcat e policisë në Durrës/ Përpiqen të pengojnë takimin e Ramës

Militantët e PD të mbledhur pranë zonës ku kreu i qeverisë Edi Rama po mban mitingun elektoral për këtë zonë, janë përplasur me policinë duke u përpjekur të pengojnë takimin e tij. Ata janë përpjekur të çajnë kordonin e policisë.

Ora 19:10
Miting dhe protestë, demokratët tubim kundër Ramës: S'do lejojmë zgjedhjet

E ndërsa PS-ja po zhvillon takimin elektoral në Durrës, në pjesën tjetër të sheshit para bashkisë një grup demokratësh dhe opozitarësh po protestojnë kundër kryeministrit Edi Rama. Në krye të protestës janë ish-deputetët e PD-së për këtë qark, kryetari i degës Ferdinand Xhaferri, por edhe përfaqësues të tjerë të opozitës si Agron Duka dhe të tjerë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Detari: 25/06/2019 02:34

    Hahaha ca niveli Krytarja e re,nuk e beri dot nje fjalim. Po ta shikoni me vemendje dhe vet Rama nuk e pa asnjehere kur ajo fliste. Mjere Durresi ne cfare niveli ra.Vjen tjetra nga inspektore tatimesh simpantizante e PD, emerohet Drejtoreshe T. edhe Kryetare Bashkie.

    Përgjigju
    • Durrsak: 25/06/2019 09:17

      Per kandidate femer ne Durres Ed Rama kerkoi por nuk gjeti,vetem Bona kishte ngel se te gjitha femrat e Durresit kishin nisur plazhin

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë