Kryeministri Edi Rama ishte sot në qytetin e Durrësit ku ka shpërndarë 1000 leje të legalizimeve.

"Ne sot legalizojmë dhe kthejmë në pronë mundin e 1000 familjeve", është shprehur Kryeministri Rama duke theksuar se, procesi është ende i hapur.

"Vijmë në vazhdimin e një procesi te hapur. Nuk e lamë kur të vijë fushata", iu drejtua Kryeministri Rama banorëve, teksa theksoi se, "legalizimet vazhdojnë në mënyrë intensive".
"Qeveria e kaluar bëri vetëm 2407 legalizime në 8 vjet, ndërsa ne sot legalizojmë dhe kthejmë në pronë mundin e 1000 familjeve", u shpreh kreu i qeverisë.

Gjithashtu, Kryeministri Rama tha se, "qeveria e kaluar, në shumicë dërrmuese, ka bërë legalizime për bizneset. Ne do të legalizojmë mijëra familje që kanë ndërtuar për të jetuar"./ATSH/