TIRANE – Lideri i socialistëve, Edi Rama, doli sot publikisht kundër krijimit të një monumenti për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. “Ky do të jetë monumenti i parë në botë jo për një ngjarje por për përvjetorin e një ngjarjeje, ndërkohë që monumentin e ngjarjes e kemi”, tha Rama në një reagim në Twitter.

Kreu i Partisë Socialiste foli gjithashtu për një “injorancë të paparë” të qeverisë që “bën projekt për një monument dhe pastaj thotë tani të kërkojmë për t’i gjetur një vend!”.

Rama ironizoi edhe paraqitjen në qeveri të projektit nga ana e ministrit “me një bllok me vizatime në dorë! Unikale dhe kjo, qesharake deri në turp”, përfundoi lideri socialist.

(im/shqiptarja.com)