Rama në Elbasan: Me skemën e 
re të asistencës, s’ka korrupsion

Rama në Elbasan: Me skemën e <br />re të asistencës, s’ka korrupsion
ELBASAN - Kryeministri Rama ishte sot në Elbasan për të prezantuar bashkë me ministrin e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj projektin “Regjistri elektronik për aplikimin e ri të skemës se ndihmës ekonomike”.

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se "korrupsionin nuk e shkaktojnë njerëzit, por ky i fundit korrupton komunitetin".

Ai fajësoi qeverinë e shkuar se ka trashëguar një sistem të korruptuar ndërsa me skemën e re të aplikimit për të përfituar ndihmën sociale nga bashkitë dhe komunat nuk ka vend për korrupsion.

" Nuk janë njerëzit që e korruptojnë një sistem, por është një sistem që i korrupton njerëzit dhe pikërisht ne sot nisim një punë nga themelet për ta përmbysur sistemin që bëri që për vite me rradhë t'u hahet haku atyre që iu takon realisht pagë si invalidë apo ndihmë ekonomike dhe të marrë atë që i takon. Pa u zvarritur më në rrugët e korrupsionit qoftë një invalidë, qoftë një familje në ndihmë ekonomike."

Projekt pilot në kuadër të një reforme që quhet modernizimi i sistemit te asistencës sociale, projekt i iniciuar nga Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë po aplikohet në tre qytete, në Elbasan, Durrës dhe Fier.


rama
(Foto: Kryeministri Rama dhe ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Erjon Veliaj)

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit