Lidhur me 3 ligjet Rama tha se PS është gati t'i votojë me kushtin, që të hyjnë në fuqi me parlamentin e ri. "Nëse kushti plotësohet ne s’kemi problem"- tha Rama ndërsa lidhur me KQZ u shpre se opozita është gati ta riformatojë bazuar në Ligjin aktual elektroral. "Plotësim mekanik të vendeve vakante nuk bëjmë"
OK PËR 3 LIGJET, NËSE HYJNË NË FUQI NË SHTATOR
Pyetjes mbi 3 ligjet, nëse PS do t'i miratojë në Kuvend Rama, duke ironizuar Berishën që "ai del jashtë teme 3 herë, s’ka problem se t'i del 1 herë nga tema", u shpreh "ka një mundësi, që të votohen ato 3 ligje me kushtin, që të hyjnë në fuqi, me Parlamentin e ri. Nëse kushti plotësohet ne s’kemi problem".
KQZ, E RIFORMATUAR JOMEKANIKISHT
"Jemi të gatshëm ta riformatojmë KQZ bazuar në Ligjin aktual elektroal. Në rast se pala tjetër e ka këtë gatishmëri jemi gati. Plotësim mekanik të vendeve vakante nuk bëjmë", u përgjigj Rama në lidhje me ngërçin e KQZ-së.
NË 100 DITË DO BLLOKOJMË LIGJIN E IMPORTIT TË PLEHRAVE
"Do vendosim bllokimin e plehrave nga jashtë brenda 100 ditëve. Arsyeja pse për të tilla importe kërkohen vende si Shqipëria është mungesa e standardeve të kontrollit në kufi dhe përpunimit dhe në këto kushte mund të futen dhe varrosen mbeturina toksike për jetën e banorëve, siç u futën dhe u varrosën në Shqipëri. Pse vende të zhvilluara si vendet pranë i eksportojnë në Shqipëri dhe pse është zgjedhur Shqipëria si vendi që i mbledh këto plehra, plehra që siç kanë vënë alarmin shoqëria civile, ka edhe lëndë kimike të rrezikshme për jetën. Është historia e vendeve pa shtet, që nuk qeverisen, por sundohen nga kasta të korruptuara, që për shkak të importit të plehrave kthehen në skena tragjedish humanitare. Mjafton të klikosh në internet për të parë si importi i plehrave nga jashtë është në fakt një industri e tërë me një valencë kriminale, që kanalizon paranë e zezë në kurriz të popujve të mbetur pa zot", tha Rama.
MJEDISIN E PENGON LIDHJA E QEVERISË ME MAFIAN
Në lidhje me projektet e shumta mbi mjedisin, që mbeten në sirtaret e kryebashkiakëve socialistë të parealizuar, edhe pse ekzistojnë të gjitha mundësitë për t'u zbatuar, Rama komentoi: "Nuk di ç’mund të thotë Saliu i pyetur për këtë, me siguri e ka një version të tij dhe mund të thotë se fajin e ka opozita, që nuk janë votuar tre ligje, se opozita bojkotoi parlamentin, por këto projekte i pengon lidhja e qeverisë me fijet e interesave kriminale në këtë fushë. Si është lidhur qeveria me këto fije, a është vetë kryeministri apo të famshmit pranë tij apo të tjerë që e kanë mbajtur kryeministrin në errësirë për këtë çështje, nuk e dimë. Po të lexosh programin e 2005-s së PD, Shqipëria nuk duhet të kishte asnjë pellg me plehra dhe as duhej të importonte plehra"- tha Rama.
ELBASANI, ME MAL PLEHRASH PRANË VARREZAVE
Rama ka kritikuar kryeministrin, i cili sipas tij, “është shfaqur shpeshherë këto kohët e fundit në Elbasan, për të propaganduar një tunel, ndërsa qyteti është një territor nën trysninë e vazhdueshme të një ndotjeje të patregueshme".
"Eshtë unikal, që nuk e sheh kund në Europë, malin me plehra afër varrezave në Elbasan dhe kjo është dëshmia më rrënqethëse e mungesës së plotë të vizionit dhe kujdesit të qeverisë "- nënvizoi Rama.
Duke komentuar tymin e zi që mbulon qytetin, "reja e helmit", siç e quajti ai, tha: "Të mbulohet gjysma e qytetit nga re e tymit në kurriz të vdekurve në shek 21, kjo ka vetëm një shpjegim, se ky vend nuk ka zot, nuk ka shtet, nuk ka qeveri".
Ai premtoi dhënien fund të kapitullit të ndotjes duke ndërtuar një fushë të përpunimit të plehrave me standard europiane.
"Të vdekurit nuk do jenë më si të ishin pjesë e plehrave të këtij qyteti. Qytetarët e Elbasanit nuk e meritojnë varfërinë, papunësinë, braktisjen, e mbi të gjitha nuk meritojnë pisllukun, sic i thoni ju", u tha Rama banorëve.
GJENDJA E MJEDISIT: KATASTROFIKE
"Mjedisi po rrënohet në mënyrë të përvitshme, po degradon para syve të të gjithëve në mungesë të plotë të mbrojtjes nga qeveria, por më keq akoma nga goditjet e njëpasnjëshme, që i vijnë për shkak të keqqeverisjes. Një panorama e përgjithshme, nuk e do ta teproja po ta quaja: katastrofike"- tha Rama.
PROCESI I NDERTIMIT TE LANDFILLDIT NE ELBASAN I BLLOKUAR NGA MAFIA NE DO E ZHBLLOKOJME
Rama propozoi zhbllokimin e procesit të përpunimit të plehrave duke moslejuar në këtë mënyrë ngritjen mëtejshëm të kodrave me plehra, që digjen pranë apo në mes të qytetit.
Për kreun e PS-së këto projekte janë të përballueshme si me të ardhurat që ka qeveria, bashkia apo nga ato që mund të gjenerojë partneriteti publik dhe ai privat.
"Edhe paratë që duhen për sistemimin e landfilldit të Elbasanit janë absolutisht të përballueshëm nga partneriteti publik-privat apo bashkia e qytetit." Por sipas tij, duhej thjesht një dritë e gjelbër për bashkitë nga pikëpamja ligjore dhe vetë qeveria duhet t’i nxiste investimet në këtë drejtim.
"Por ky është një proces i bllokuar nga interesa kriminale dhe mafioze. Siç ka një mafia për drogën, ka një mafia edhe për plehrat", tha Rama, duke premtuar pas 23 qershorit do krijojë kushte të përshtatshme për bashkitë dhe komunat për fillimin nga puna të zbatimit të projekteve të gatshme, që janë në sirtare, e që kërkojnë ndërveprim edhe mes bashkish.
PROGRAMI YNË, MË I MIRI NË 20 VJET
Rama është shprehur se ndihet krenar, që nuk ka ardhur me lumë dëshirash, që qytetarët kanë dëshirë të dëgjojnë, sa për t’u marrë votën.
"Kemi ardhur me programin më të detajuar, që një force politike në Shqipëri ka pasur në të gjitha vitet e pluralizmit. E nisëm për të qenë i tillë dhe e ndërtuam me synimin, që jo vetëm t’u themi njerëzve se çfarë duam të bëjmë, por edhe ta kemi në tryezën e qeverisjes që në ditën e parë për të filluar realizimin e tij", ka shpjeguar Rama.
Ai ka vijuar se ky program nuk është një program elektoral i mirëfilltë, por kontratë qeverisje me shqiptarët. Pjesë e kontratës angazhimi ynë për një qasje të re ndaj mjedisit".
JANË SHTRUAR VETËM 1400 KM RRUGË
Rama i ktheu përsëri përgjigje kryeministrit për rrugët, i cili edhe dje në Lushnje këmbqngul se janë janë shtruar 11 mijë km rrugë.
"Me dashamirësinë më të madhe për të mos iu ngrënë hakun nuk shkon përtej 1400 km rrugë me lekë të vjetra."- tha Rama duke shtuar se ishin përllogaritje të ekspertëve.
"Nuk ka se nga dalin ato para që thotë agjencia amerikane, 1,3 miliardë dollarë, që kanë ikur në drejtim të paditur nga këto dalin, evazioni, korrupsioni, krimi i organizuar me qeverinë. Ky vend ka organizatë të një partie familjare dhe një person, që vjen vërdallë që i bie gjoksit se ka shtruar rrugë. Më e bukura është, kur thotë se kam inventar për 10 mijë km, por shikoni shpenzimet e buxhetit dhe paratë që kam shpenzuar, gjë që është ku e ku më keq, që do të thotë se janë shpenzuar para për mbi 10 mijë km dhe këto nuk janë".
PD - STANDARD SHQIPTAR, PS - STANDARD EUROPIAN
Pasi ironizoi deklaratat e Berishës, “që me siguri ka thënë se gjithë Ballkani do marrë dritë nga Papri”, Rama tha: “Unë besoj se, sot ata që vazhdojnë t’i besojnë këtyre përrallave kanë një problem, që ne nuk ua zgjedhim dot."
"Pas 23 qershorit edhe ata do ta kuptojnë sa shumë vite kanë humbur me PD dhe Saliun në qeverisjen e vendit dhe sa shumë ka humbur PD, që do rifillojë të rilindë, pasi të humbë këto zgjedhje. Kush voton PD voton standarin shqiptar, kush voton PS voton standarin europian. Kush voton PD për ta nxjerrë Shqipërinë nga ky batak, ku supozohet se ajri është më i pastër pas Gjermanisë, ndërsa sipas BE-së ajri është mos o Zot kur e thith! Ne jemi përfaqësues të standardit europian”- nënvizoi ai.
OK PËR 3 LIGJET, NËSE HYJNË NË FUQI NË SHTATOR
Pyetjes mbi 3 ligjet, nëse PS do t'i miratojë në Kuvend Rama, duke ironizuar Berishën që "ai del jashtë teme 3 herë, s’ka problem se t'i del 1 herë nga tema", u shpreh "ka një mundësi, që të votohen ato 3 ligje me kushtin, që të hyjnë në fuqi, pasi të hyjë në fuqi parlamentin e ri. Nëse kushti plotësohet ne s’kemi problem".
KQZ, E RIFORMATUAR JOMEKANIKISHT
"Jemi të gatshëm ta riformatojmë KQZ bazuar në Ligjin aktual elektroal. Në rast se pala tjetër e ka këtë gatishmëri jemi gati. Plotësim mekanik të vendeve vakante nuk bëjmë", u përgjigj Rama në lidhje me ngërçin e KQZ-së.
GATI PË DEBAT ME SALIUN
Pyetjes për një debat të mundshëm televiziv me kreun e Shtetit, Rama i është përgjigjur: "Shqiptarët e meritojnë një debat mes përfaqësuesit të qeverisë dhe meje. Por deri tani kryeministri ka refuzuar. Unë jami gatshëm për ta zhvilluar debatin, në çdo orë, në çdo vend, në çdo temë me çdo gazetar që zgjedh Saliu".
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)