Rama në Fier me kandidatët e PS-së ironizon primaret e PD-së: Si papare! Lista e kënetës me qorra e shurdha, Berisha po planifikon të thotë se zgjedhjet u vodhën

Nga Fieri ku zhvilloi një takim me kandidatët për deputetë të Partisë Socialiste në këtë qark për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS-së komentoi listën e koalicionit të Partisë Demokratike.

Rama tha se Berisha formoi koalicionin ‘Shqipëria Madhështore për të qenë në opozitë dhe të nesërmen e 12 majit të thonë “na i vodhën” zgjedhjet

Primaret?

Ne nuk kemi bërë primare por ata (I referohet primareve te PD-se) nuk janë primare por papare.  ... Ata që fituan i lanë jashtë. Kryetari i PD-së në Kavajë del i pari në qark dhe ata e lënë jashtë. Po të shikosh listën e kënetës ajo është listë për në opozitë. Është bërë për të qenë me një tufë qorrash e shurdhësh e kua kuashë në opozitë. As shohin as dëgjojnë vetëm recitojnë. Kua Kua! Është bërë gati për të qenë në opozitë e në 12 maj jo për të çliruar TikTok, se nuk ka çfarë çliron por për të thënë na i vodhën, fituam por na e morën. Etj etj, puna e tyre si gjithmonë. Pse duhet atëherë demokratët të hedhin votën kot? Për një grup që thjesht funksionon si grup interesi i ngushtë që është përgatitur për të qëndruar në opozitë.

Kryesocialisti theksoi se vota e 11 majit është votë për Shqipërinë në BE dhe kandidatët duhet tu përcjellin mesazhin elektoratit se vota e hedhur për parti tjetër veç PS-së është votë kot për një grup që funksion si një grup interesi i ngushtë që është përgatitur të rrijë në opozitë.

Tu bëjnë të qartë se vota e 11 majit është shumë më tepër se votë partiake është votë përtej ngjyrave të partive. Të jesh tifoz partiak në 11 maj do të thotë të mos duash veten, por as të mirën e të gjithëve bashkë. Do të thotë të jesh i keqi i vetes. Të hedhësh votën diku tjetër vec PS do të thotë ta hedhësh jashtë bankës së besimit në BE. Është ta hedhësh në kënetë. Ky është realiteti.

Rama argumenton pse vota e 11 majit duhet të jetë për PS-në dhe u kërkoi kandidatëve të vënë theksin tek integrimi e PS si e vetmja forcë politike që mund ta fusë Shqipërinë në BE.

"Me TikTok ka ndodhur diçka që duhet marrë si shembull. Prindërit me bindje të ndryshme kanë harruar bindjet dhe 95% e tyre në këshillimin që bëmë për qasjen ndaj TikTok u dakordësuan që duhej mbyllur. Të gjitha të tjerat presin kjo nuk pret. Nuk mund ta humbim trenin.

 Ata vërtet duan politikisht që ne të bëhemi anëtarë të BE-së, por nuk do e bëjnë e s’kanë për ta bërë kurrë nëse nuk bëjmë detyrat. Imagjinoni sikur në 11 maj, mesazhi për ta të mos jetë i fortë e bindës, e me një mandat më të fortë. Nuk ka lidhje më pëlqen PS apo Edi Rama, por është shfrytëzimi I momentit, ne jemi në momentin e duhur dhe Shqipëria është në kohën e momentin e duhur dhe në 11 maj duhet të bëhet gjëja e duhur" tha Rama. 

Jo vetëm kaq, 11 maji është dhe një shans për të për të larguar një herë e mirë nga skena politike Sali Berishën që opozita të ketë mundësi të rinovohet.

Njerëzit nuk duhet të kenë diskutime. Pala tjetër, nuk kam parasysh kënetën, por popullin që këneta mban peng, jo vetëm që duhet të shkëputet nga këneta për Shqipërinë më 11 maj, por këtë rast bën dhe 1 rrugë e 2 punë. Nuk I jep kënetës shans të riciklohet përsëri, e ta mbajë peng sërish. Kjo është punë e tyre. Sa të rrinë në kenetë PS do të jetë në pushtet me mua në krye apo pa mua, në vite e në vite.
 

Vijoi batutat ironike me Lulzim Bashën, që në zgjedhje garon me partinë “Koalicioni Euroatlantik”.

 E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin. Mu shfaq e nuk e lëshoj më. Ishalla nuk më ikën prapë. Luli që fle aq shumë sa nuk i lëviz asnjë fije floku, ia ka vënë emërimin ‘koalicioni euroatlantik’ dhe premton heqjen e vizave me SHBA-në. Vetëm Luli mund t’i bëjë këto“, tha ai.

Rama renditi katër përfitimet që Shqipëria do të ketë nëse hyn në BE,dhe PS është e vetmja forcë që mund ta realizojë.

"Studentët, të gjithë prindërit duhet të mendojnë se pasaportën e BE-së ua japim ne askush tjetër. Me kë do të flasë BE-ja, me bufin? Sa të rilidhen kodet e komunikimit e të bëhen transkriptet e çfarë do të thotë kua kua në gjuhën e BE-së kanë kaluar vite" 

Gjatë pasdites Rama pati takim dhe me të rinjtë e Fierit të cilëve u kërkoi votën për 11 majin që do tu përkthehet në shansin e tyre për të studiuar në BE njësoj si një student i vendeve të BE-së.  

"Shqipëria është më e rëndësishme se çdo përkatësi partiake dhe prandaj me të njëjtin unitet duhet votuar vetëm PS, jo për të qenë socialistë as për tu bërë socialistë por për të mos ndaluar asnjë sekond negociatat dhe për të mos krijuar asnjë ndjesi luhatjeje të Shqipërisë në sytë e atyre që na shohin nga dritarja"

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:50
'Jam martuar më shumë se një herë!' Rama: Kur anëtarësohesh, i dorëzon BE-së një pjesë të sovranitetit! Ironizon Bashën: Do na hiqte vizat me SHBA

Kryeministri Edi Rama rendit arsyet pse vota e 11 majit duhet të jetë për PS-në, si e vetmja forcë që mund të çojë Shqipërinë në BE. Rama renditi katër përfitimet që Shqipëria do të ketë nëse hyn në BE.

Nëse për 10 vite Shqipëria ka përfituar 1 milardë euro nga BE, nëse hyjmë në Bashkimin Europian kjo shumë do të merret çdo vit.

“E para: Për tu shkëputur një herë e mirë nga kthetrat e historisë dhe lidhjen me të ardhmen në funksion të lirisë. Liria individuale e shqiptarëve ka qenë e marrë peng ose e kërcënuar nëse hyjmë në BE nuk kërcënohet më.

E dyta: Barazia para ligjit. Barazia para ligjit sot ka filluar të vihet në vend, do akoma punë por ka filluar të vihet në vend. Deri dje e kishim në dorë ne, (Pushteti) e dorëzuar shpatën I kemi vënë dhe qafën tonë në satër se në fund të fundit ky është kuptimi. Ata kanë shpatën e ndëshkimit, peshoren dhe sytë e mbyllur të paanësisë. Shpatën ua kemi dhënë. Peshoren akoma e kanë që ju tundet. Fashën në sy nuk e kanë akoma, por gjithsesi ky është procesi. Barazia para ligjit mund të garantohet nga ne përkohësisht, por ja ku e keni palën tjetër që thotë sa të vijmë ne do ta shkrijmë SPAK e ti marrim shpatën se janë mësuar ta mbajnë shpatën për vete, ndërkohë në BE s’të lë njeri ta prekësh. Futja në BE është dorëzimi i një pjese të sovranitetit tek familja, sic ndodh kur martohesh. Unë jam martuar dy herë dhe e di më mirë.

 E treta: Standardet e të gjithë funksionimit të jetës. Nga ana tjetër BE është gjëja më e mirë që mund të na ndodhë ne. Kur hyjmë në BE do të jemi vend përfitues sic u rrit dhe fuqizua, Polonia, Çekia e Hungaria.

Po ju jap shembull. Ne në 10 vite kemi marrë mbështetje 1 miliardë euro, 1 miliardë euro do I marrim çdo vit si anëtarë të BE-së.

Për bujqësinë kemi marrë mbështetje disa dhjetra milionë euro, ndërsa në vit do të jenë 300 milionë euro.

E katërta: E vota e 11 majit është votë për pasaportën e BE-së, që është dhe fundi i çdo lloj dallimi mes shqiptarëve e të tjerëve në kufi. Nuk është vetëm hyrja por dhe qëndrimi. Sot një shqiptar për të qëndruar jashtë bën si azilant, shkon punon në të zezë, bën si i sëmurë, ndërsa me pasaportën e BE-së nisesh nga Shqipëria në një shtet të BE-së njësoj si Tiranë – Fier. Por dhe shërbimi shëndetësor dhe rimbursimet janë njësoj si për ty dhe francezët. Kjo vlen dhe për të gjithë emigrantët që nuk kanë marrë pasaportë në shtetin që jetojnë tani.

Studentët, të gjithë prindërit duhet të mendojnë se pasaportën e BE-së ua japim ne askush tjetër. Me kë do të flasë BE-ja, me bufin? Sa të rilidhen kodet e komunikimit e të bëhen transkriptet e çfarë do të thotë kua kua në gjuhën e BE-së kanë kaluar vite.

Nga takimi me strukturat e Partisë Socialiste në Fier, kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetari i partisë, ironizoi Lulzim Bashën, që në zgjedhje garon me partinë “Koalicioni Euroatlantik”.

"E vota e 11 majit është votë për pasaportën e BE-së.  Pasaportë BE pa hyrë në BE mund ta japë Lul Basha. E kam ditë gëzimi sot se jam lidh me Lulin. Mu shfaq e nuk e lëshoj më. Ishalla nuk më ikën prapë. Pasaportë në BE pa hyrë në BE ta jep Luli siç tha do heqë vizat me Amerikën.

I ka vënë emrin koalicioni euroatlantik, do heqë vizat me Amerikën. E tha me ato flokët që nuk lëvizin. Ai fle aq shumë  aq qetë sa asnjë flok nuk I lëviz. Siç shtrihet ngrihet, nejse luli është punë tjetër" 

Ora 18:13
'Po shiten qilima flutures!' Rama ironi me premtimet e PD e partive të vogla, kujton historinë me Fatos Nanon dhe Sabri Godon

 

Për të ironizuar premtimet ‘melugë bosh’ të Berishës, por dhe partive të reja, Rama kujton një histori me Fatos Nanon.

“Nga ana tjetër ka dhe të tjerë në xhiro, se kjo periudhë është shitje qilimash flutures. Merre qilimin tim lart e më lart. Merr qilimin tim e do ta kesh pensionin 500 euro… rrogën 1500 euro.. do marrësh pronat e gjyshit e pronat e komshiut të gjyshit, e komshiu jot do marrë dhe pronat e gjyshit të vet e gjyshit tat. Kush ta hajë ta hajë. Se kur s’ke gjë në dorë I premton të gjitha e nuk të vjen rasti të të thonë pse nuk bën se nuk ke gjë në dorë.

Më kujtojnë një vizitë në një vaki me Fatos Nanon. U ul aty e njëri filloi të thoshte zgjidhni pronat e më pas ekonomia ecën vetë.

Po ke të drejtë po a ke ndonjë ide.
Është shumë e thjesht merrjani katunarëve ca janë që i kanë marrë e jepjani atyre që I kanë pasur e ndahet. Pronarët pronarë e punëtorët punëtorë.
Fatosi i tha: Kjo është një ide e fuqishme por duhet ta realizosh me Sabriun që s’ka gjë në dorë se unë nuk e realizoj dot. E kishte fjalën për Sabri Godon tek PR ndjesë pastë. Pra këta që s’kanë gjë në dorë ti japin të gjitha e njerëzit mund të çoroditen”

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 17 Mars, 09:11

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?



×

Lajmi i fundit

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë

'Po me TikTok-un, si i behët?', Rama me të rinjtë e njësisë 4, “thumbon” Berishën pas protestës: Do vështirësohet edhe më shumë