Rama në Forumin e Medias për Evropën Juglindore: Çdo sulm apo kërcënim ndaj gazetarëve, i neveritshëm! E kam pësuar vetë nën lëkurë

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në Forumin e Medias për Evropën Juglindore që po mbahet ditën e sotme në Tiranë. Duke folur për sfidat e gazetarisë, Rama tha se e di shumë mirë çfarë do të thotë kur sulmohet një gazetar.

Rama tha se çdo sulm ndaj gazetarëve është i neveritshëm por shtoi se ajo që është në rrezik sot, është e vërteta dhe jo gazetaria, duke theksuar se ka shumë raste që në media janë publikuar lajme jo të vërteta. 

“Do përpiqem të tregohem sa më i mirë që mundem, që jam i sigurt se nuk është mjaftueshëm dhe të ndaj me ju disa mendime rreth mbijetesës së gazetarisë dhe luftës për lirinë e fjalës. Nuk mendoj se pyetja është nëse gazetaria do të mbijetojë. Unë besoj se ajo që është në rrezik ditët e sotme është e vërteta dhe jo gazetaria. Gazetaria është bërë një përzierje shumë e madhe mes të vërtetës dhe gënjeshtrës. Dëgjova për 21 sulme, kërcënime kundër gazetarëve në Shqipëri. Problemi është se unë e di çfarë do të thotë sulmi kundër një gazetari, e di se e kam pësuar në lëkurë. Për shkak të rrethanave, historike e njoh luftën për lirinë e fjalës kur kjo luftë ishte duke u zhvilluar. Çdo kërcënim kundër gazetarëve, nuk ka asnjë diskutim që është diçka e neveritshme. Por sa sulme bëjnë gazetarët çdo ditë ndaj njerëzve? E di që politikanët nuk janë njerëz, por megjithatë...ka edhe pjesë njeriu në çdo politikan” – u shpreh Rama ndër të tjera.

Për të folur mbi gjysmë të vërtetat që mund të shpërndahen nga media të caktuara, Rama mori shembullin e marrëveshjes së firmosur me Italinë për pritjen e emigrantëve afrikanë. Ai tha se përkundër asaj çfarë thuhej në marrëveshje, disa media shpërndanë lajmin se në Shqipëri do të priten mbi 3 mijë meshkuj afrikanë dhe asnjë femër, gjë që ishte e pavërtetë. 

“Kur kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e shpjegoi marrëveshjen për shtypin, qartësoi se në këtë program përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. Lajmi që doli ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’. Pra lajmi është i përhapur, ndaj më është dashur ta shpjegoj, por ngelet e ngulitur në mendjet e njerëzve. Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardha shqiptare. Deri në këtë pikë arriti. Çdokush pozicionohet në llogoren e vetë, është vetëm kjo prirja për të qëlluar. Ky është një shqetësim që kam dhe doja ta shprehja.”, u shpreh Rama përpara gazetarëve të pranishëm në forum. 

Gjithashtu, ai shtoi se qeveria u tërhoq nga ligji për mediat online të ndërmarrë vite më parë me shpresën se do të kishte një vetërregullim, por kjo gjë nuk ndodhi sipas kryeministrit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:59
Ligji për mediat online, Rama: U tërhoqëm sepse situata doli jashtë kontrollit, por nuk po shohim vetërregullim

1699982834_rama.jpg

Duke folur për nismën e qeverisë të marrë disa vite më parë për rregullimin e medias online, kryeministri Edi Rama tha se u tërhoqën nga ligji për shkak se situata doli jashtë kontrollit.

Më tej ai shtoi se pavarësisht tërheqjes së qeverisë, nuk kishte pasur ndonjë vetërregullim nga ana e mediave online.

“Disa vite më parë kishim disa përballje të jashtëzakonshme për shkak të përpjekjeve të palës tonë politike për të rregulluar medien online, dhe kjo përpjekje vazhdon të më ndjekë pas si hije. Në sensin që edhe pse u tërhoqëm dhe hoqëm dorë prej saj, jo sepse kam ndryshuar mendje por sepse solli një lloj mosmarrëveshje jashtë përmasave normale që shkonte në të kundërt me atë që ne donim të rregullonim, asokohe përgjigja ishte se duhet vetërregullim. Ka kaluar ca kohë ku ne nuk kemi vetërregullim. Ka njerëz që bëjnë gazetari profesioniste dhe të tjerë që mendojnë se me të qenurit gazetar, kanë një dorë të lirë dhe mund të bëjnë çfarë të duan. Dhe numri i gënjeshtrave, i përhapjes së gjysmë të vërtetave është i jashtëzakonshëm”- tha kreu i ekzekutivit.

Ora 18:55
Rama ironizon lajmet për marrëveshjen me Italinë për emigrantët: Do vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht! I tmerrshëm numri i të pavërtetave të përhapura

1699982895_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama gjatë Forumit për Median në Evropën Juglindore folir edhe për marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët duke u shprehur se numri i gjysmë të vërtetave të përhapura ishte shumë i madh.

Rama komentoi lajmin e përhapur në media ku thuhej se në Shqipëri do të strehohen përkohësisht rreth 3 mijë persona vetëm burra.

“Kur kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e shpjegoi marrëveshjen për shtypin, qartësoi se në këtë program përjashtohen fëmijët dhe gratë shtatzëna. Lajmi që doli ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’. Pra lajmi është i përhapur, ndaj më është dashur ta shpjegoj, por ngelet e ngulitur në mendjet e njerëzve. Do vijnë afrikanët këtu të uritur seksualisht dhe Zoti e di çfarë do ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë te vajzat e bardha shqiptare. Deri në këtë pikë arriti. Çdokush pozicionohet në llogoren e vetë, është vetëm kjo prirja për të qëlluar. Ky është një shqetësim që kam dhe doja ta shprehja.”, u shpreh Rama.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb

MPJD i kundërpërgjigjet Beogradit, ia refuzon kërkesën për vizitë një ministri serb