Gjatë fjalës së tij të mbajtur në forumin ekonomik në Tiranë, kryeministri Edi Rama është shprehur se në vend ka një rritje të investimeve të huaja, ndërsa theksoi se duhet përmirësuar klima e biznesit dhe administratës. Rama u ndal tek shërbimet online teksa paralajmëroi se për çdo vonesë të dokumentacionit të kërkuar, do të gjobiten punonjësit e shërbimit që kanë përgjegjësi për këtë vonesë.
"Faleminderit për ftesën dhe që më jepni mundësinë që të flas në këtë forum në një ditë shumë të mirë për historinë shqiptare për shkak se 100 vite më parë kishim kongresin e Lushnjes. Një ngjarje e rëndësishme për ndërtimin e shtetit tonë i cili i ka gjithmonë sytë nga perëndimi. Shpresoj që ky vit të jetë i mirë për BE dhe Shqipërinë, por edhe për rajonin dhe marrëdhëniet tona me të gjithë fqinjët tanë. Kjo mund të shërbejë si themel për zhvillimin e ekonomisë tonë. Së pari më lejoni të shpreh një dëshirë. Ideja ime është që përforcojmë bashkëpunimin me forumin e Delphi-t dhe të kuptojmë se si këto dy forume ndërlidhen dhe të organizojmë edhe hapa vijues që forumi në Tiranë të shërbejë për zhvillimin e mëtejshëm të temave. Kemi normën më të ulët të papunësisë në këto 25 vite. Norma e papunësisë nuk vjen nga numri i personave që jetojnë tani në Shqipëri por bazuar në gjithë popullatën. Pra nuk ndikon largimin në uljen e papunësisë. Kemi rritje të investimeve të huaja, por kemi nevojë për më tepër. Duhet të përmirësojmë klimën e biznesit, dhe të administratës tonë që lidhet direkt me biznesin.
Brenda vitit 2020 shërbimet do të jepen me anë të internetit dhe nuk do ketë më nevojë të shkohet në vendet e huaja për të kërkuar licencat. Ne kemi arritur në përfundimin se të gjitha aplikimet duhet të përpunohen dhe të marrin përgjigje brenda afateve ligjore. Për çdo shkelje të këtyre afateve ligjore do të ketë një gjobë. Ata do të paguajnë nga xhepi për çdo vonesë të një dokumenti", tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Forumin Ekonomik: Do ndahen bizneset kriminale nga legjitimët! Kush nuk e justifikon pasurinë ta dorëzojë (VIDEO)
/b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.1%
-
Të gabuar
81.6%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3998
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, 13 km rrugë për të vjedhur 14 herë! Ministret e Ramës pa forcë morale
25 Dhjetor, 19:13
-
Ben Andoni: PD-ja përballë protestave, por pa publikun?!
25 Dhjetor, 18:53
-
'Erdhi në jetë bebushi i parë', Rama: Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël
25 Dhjetor, 12:33
-
'Gëzuar Krishtlindjet', kartolina e krerëve të shtetit, politikës e ndërkombëtarëve për të krishterët! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit
25 Dhjetor, 08:09
-
Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori
24 Dhjetor, 19:58
-
'Thuhet lart e poshtë ‘ai fiton, se opozita është e dobët!’ Rama 'thumbon' kritikët: Ka një arsye kryesore për fitoret e mia...!
24 Dhjetor, 19:53
-
Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!
24 Dhjetor, 19:15
-
Rama në darkën me ambasadorët për festat e fundvitit: Shqipëria nuk ka plan B, vetëm anëtarësimin në BE! Presidenti i ri i SHBA-ve sjell mundësi të reja
24 Dhjetor, 18:26
-
Kryeministri Rama ndan medaljet për 188 nxënës ekselentë: Jeni heronjtë e mi, ju kam zili! Manastirliu: Kini guxim të ëndërroni
24 Dhjetor, 11:59
-
Festat e fundvitit, fëmijët dhe prindërit e skuadrës së kryeministrisë festojnë së bashku
24 Dhjetor, 08:19
-
Çiklizëm/ 'Giro d’Italia' 2025 fillon nga Shqipëria me tre etapa, Rama: Garohet në Tiranë, Durrës dhe Vlorë! Ndiqet nga 800 milionë njerëz (Itinerari)
23 Dhjetor, 13:07
-
Deputeti i PDK-së flet për Report Tv: Fjalimi i Ramës në parlamentin e Kosovës gjithpërfshirës, dha mesazhe se jemi një! Negativiteti i Vetëvendosjes, i pashpjegueshëm
23 Dhjetor, 12:21