Rama në Greqi, gazetari shqiptar në Athinë jep detaje: U kërkua që në prill! Mund të ketë incidente, kërkesa është e madhe

Gazetari shqiptar në Athinë Etmond Guri foli për Studio Live në Report Tv duke dhënë detaje nga takimi i së dielës që kryeministri Rama do të zhvillojë në kryeqytetin grek me diasporën shqiptare atje.

Guri jep lajmin e konfirmuar që takimi i Ramës do të mbahet në pallatin e sportit në lagjen Galatsi të Athinës.

'Më në fund kemi konfirmuar sot që takimi i zotit Rama me shtetas shqiptarë do të zhvillohet në Galatsi, një ambient i këndshëm, ku zhvillohen shumë aktivitet të cilësisë së lartë. Ka një hapësirë ku mban diku 5000-5200 pjesëmarrës, karrige', tha Guri për Arbër Hitajn.

Guri vijon më tej duke i konsideruar si të papranueshme deklaratat e së majtës në Greiq për vizitën e Ramës.

'Fatkeqësisht, termi shqiptar apo emri Rama ngjall debat të fortë. Edhe në këtë rast ishin mediat që e ndezën debatin politik që i nxitën dhe partitë e majta të dalin me deklarata shokuese. Të konsiderosh thuajse non-grata është e papranueshme.

Të deklarosh që zoti Rama nuk duhet të vijë në Greqi është e patolerueshme për një vend si Greqia. Aq më tepër trysnia që ka patur kryeministri Mitsotakis. Por duket se në fund fare logjika ka fituar duke i dhënë këtë hapësirë. Pati një përplasje, me kryetarin e bashkisë duke thënë se nuk jam njoftuar. Pas gjithë kësaj gjullurdie kemi konfirmimin që shqiptarët ditën e diel ora 11:00 festojnë me kryeministrin', vijon më tej Guri.

Megjithatë një takim i tillë mbart me vete edhe rrezikun, pasi retorika e esktremit të djathtë nxit urrejtje.

'Është një e vërtetë e hidhur. Që ekstremi i djathtë vjen duke u ngritur. Megjithëse ishte dënuar nga dy herë, është liruar kryetari i partisë neo-naziste, e shpallur si organizatë kriminale, ndërkohë që ishte dënuar dy herë me burgim të përjetshëm. Kjo nënkupton që ka dobësi brenda për brenda për brenda Greqisë. Një incident i mundshëm nga këto forca, apo nga elementë shqiptarë është i mundshëm. Ne urojmë që të mos ketë diçka të tillë, autoritetet greke do bëjnë të pamundur. Por edhe nga ana organizatorëve duhet të bëjnë kujdestë mos bien pre e provokimeve të mundshme, pasi është një ditë feste', shton gazetari.

Sakaq, Guri sqaron që takimi i Ramës nuk është elektoral me anëtarë të PS-së atje, por një takim me diasporën shqiptare që jeton dhe punon në Greqi.

'Nuk është takim me Partinë Socialiste. Nuk e kuptoj maninë që kanë analistët në Tiranë që duan ti japin ngjyra partiake. Është një takim me diasporën shqiptare duke paraqitur strategjinë e tij për Shqipërinë 2030. Tani duhet të gjithë shqiptarët, jo rastësisht ka zgjedhur Athinën, si vendi ku ka pritur më shumë shtetas shqiptarë. Ka shumë shtetas shqiptarë që jetojnë atje', shprehet Guri.

Guri zbulon se Rama e kishte kërkuar takimin që në prill, por aktivitetet në Greqi në kuadër të Pashkëve e kishin pamundësuar diçka të tillë.

'Ardhja e zotit Rama është tërësisht ditë rastësore. Ishte kërkuar nga Rama që takimi të bëhej në prill por ishte e pamundur, më pas në fillim të majit ishte Pashka. U zgjodh një javë pas Pashkës. Koincidoi që ishte një vit me arrestimin e zotit Beleri, por thjesht koincidencë. Si pjesë e diasporës jemi në kontakt me grupin organizator. Interesi është shumë i madh. Pati fillimisht frikë. Duket që kërkesa dhe dëshira për tu takuar me kryeministrin është shumë e madhe', thekson Guri.

Incidente edhe mund të ketë, sipas Gurit, por perceptimi në mediat greke për Shqipërinë dhe shqiptarët ka filluar të ndryshojë.

'Mund të ndodh, por nuk besoj se do të arrijmë deri në atë pikë, edhe pse ka forca të ekstremit të djathtë q ëjanë të pakontrollueshme, apo individë që duan të krijojnë incident sepse janë ushqyer nga ky formim apo helm nga mediat greke. Lajmet për shqiptarët në Greqi, nga 100, 99 janë negative për anën e errët. Duket që mediat greke janë detyruar kohët e fundit, ka shumë reportazhe, qytetarësh grek që vizitojnë Shqipërinë. Dhe ka paraqitur anën tjetër të medaljes që Shqipëria nuk ëhstë më koha e vjetër, është një vend që po ndryshon. Dhe kjo gjë është transmetuar', përfundon ai.

G.K//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren