Sali Berisha e akuzon qeverinë se përmbyti qytetarët në Shkodër. Sipas tij u dha një urdhër kriminal që solli edhe dëme të jashtëzakonshme për qytetarët.
“Pa informuar asnjë njeri, pa informuar sipas ligjit autoritetet vendore hapi të gjithë tunelet dhe digat duke bërë një dallgë përmbytese që nuk e kishte parë ndonjë Shkodra, nxori në themele urën e Bahçallkëkut, monument kulture. Ky akti i mosnjoftimi është vepër e vërtetë kriminale. E bëri këtë për të mos bërë përgjegjëse autoritetin që jep urdhrin për dëmshpërblim pastaj. Dhe së dyti për të mos prodhuar energji për të rritur çmimin e energjisë”, tha Berisha.
Ai akuzoi Qeverinë se e dinte se do të kishte reshje dhe megjithatë bleu energji me çmime shumë të mëdha.
“Ata e dinin mirë se çfarë do të ndodhte, e dinin se do të kishte reshje dhe të gjitha këto nuk e penguan dyshen Rama-Ballaku për të importuar energji. E dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e përmbytjes së qytetarëve nga hapja e tuneleve. Kërkoj dëmshpërblimin e tyre në çdo qindarkë. Drejtori i KESH zbatoi një urdhër kriminal. Ai del në çdo ekran për të justifikuar veprimin e tij të shëmtuar”, tha ndër të tjera Berisha në prononcimin për mediat, teksa Kryeministri Rama ishte në interepelancë në seancë pikërisht për këtë çështje.
Për interepelencën Berisha tha se ‘Rama tani është duke gënjyer aty brenda, jam i sigurt se po thotë se fajin e ka Saliu’.
Lajmi kryesor:
Kuvend/ PD në interpelancë urgjente me Ramën për përmbytjet: Pse nuk shpallet gjendja e emergjencës? Kryeministri: Për 30 shtëpi që s'janë nën ujë?
K.T./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.2%
-
Jo
41.8%
-
Nuk e di
5%
Vota total: 1892
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, pritet të mbledhë delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
‘SPAK është kthyer në parti aleate të Ramës’, Tedi Blushi: Po burgos dhe shantazhon drejtuesit e opozitës
27 Janar, 15:27
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
-
Kur të vjen turp që je me Berishën, si i fshihen kamerave demokratët në Toronto (VIDEO)
27 Janar, 11:52
-
‘Firmë piramidale!’ Tabaku për Bankën Shtetërore: Skemë falimenti dhe një tjetër mekanizëm klientelist për interesat e oligarkëve me paratë e qytetarëve!
27 Janar, 11:36
-
Dita e Kujtesës/ Begaj: Krimet e gjenocidit, dëshmi ku çon verbimi pas ideologjive totalitare! Rama: Duam hebrenjtë e palestinezët të jetojnë në paqe, fqinjë në 2 shtete sovrane
27 Janar, 09:52
-
Rindërtohet gjimnazi ‘Sulejman Elezi’ (VIDEO)
27 Janar, 08:32
-
PD takime me diasporën në Bruksel e Venecia! Bardhi takon demokratët në Patos:12 vjet keqqeverisje të Ramës kanë sjell pasoja të rënda
26 Janar, 20:52
-
'Ceremonia e Trump u ndoq dhe në burgun e Fierit', letra e Salianjit nga qelia nr.6: Më 11 maj njerëzit do i thonë Ramës se ekzistojmë dhe jemi këtu
26 Janar, 20:30
-
PD pa kërkesa shtesë për fletën e votimit, Kaso për Report Tv: Me emra, e ka zgjidhur Kodi! Padi në SPAK Peleshit, përdor dhe shantazhon administratën
26 Janar, 13:03