ROME- Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet e tij me sipërmarrësit e rajonit te Lombardisë.
Sipas agjensisë së lajmeve ANSA nga selia e kompanis Bosch kreu i qeverisë Rama ka deklaruar se Shqipëria është gati, për të mirëpritur ndërmarrjet italiane, duke iu ofruar hapësira me qira për një euro për të gjithë jetën. sipas kryeministrit “mund të vihen në dispozicion struktura ekzistuese për tu rikostruktuar, siç mund të jenë kapanon, baza ushtarake që do të marrim me qera për një euro, pavarësisht nga metrat katror.” – citon ANSA
Në axhendën e tij parashikohet të zhvillohet edhe një takim në ndërmarrjen Assolombarda.
Më herët kreu i ekzekutivit shqiptar në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve ANSA u shpreh se "Shqipëria mund të jetë një horizont i ri për investimet italiane ". Po ashtu po në këtë intervistë kryeministri Rama tha se "Do të përqëndrohemi për të nisur investime që krijojnë vende pune, si në sektorin e prodhimit, bujqësisë dhe turizmit " në kuadër të programit të qeverisë së tij, ku parashikohet se do të ofrojë vende pune për 300 mijë shqiptare.
STRATEGJI PER PARANDALIMIN E SEMUNDJEVE TUMORALE
Nesër pritet që shefi i qeverisë Rama të bëjë një vizitë në Institutin European të Onkologjisë, ku do të takohet me themeluesin e tij Umberto Veronesi.
Sipas këtij institucioni bëhet me dije se kryeministri shqiptar, ka ndërmarrë iniciativën për të promovuar strategji në parandalimin e sëmundjeve tumorale, mbi të gjitha përsa i përket botës femërore dhe për të favorizuar evolucionin e cilësisë së strukturave sanitare, falë bashkëpunimeve me qendrat e ekselencës ndërkombëtare.
Pas vizitave të tij në muajin dhjetor në Rajonin e Puglia-s dhe në Romë, Milano është qyteti i tretë ku kreu i qeverisë shqiptare kërkon të prezantojë Shqipërinë dhe mundësitë që mund t`i ofrojë ky vend sipërmarrësve italianë.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com