Rama në Kamëz:Do rindërtojmë
300 qendra shëndetësore

Rama në Kamëz:Do rindërtojmë<br />300 qendra shëndetësore<br>
Qendra Shëndetësore Kamëz ofrohet tashmë për banorët e zonës tërësisht e rikonstruktuar, zgjeruar dhe pajisur me aparatura të reja biomjekësore. Nga një qendër krejtësisht e rrënuar, me lagështirë dhe pajisje të vjetra, sot është kthyer në një nga qendrat model të kujdesit parësor në vend. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, vizituan sot qendrën dhe u takuan me personelin mjekësor të saj. 

E pajisur me teknologji moderne, qendra ofron shërbimin e urgjencës 24 orë për 100 mijë banorë të zonës, që më parë detyroheshin të shkonin në spitale për të bërë një kontroll, e që tashmë mund ta bëjnë këtu me të gjitha aparaturat e nevojshme. Ministrja Manastirliu tha se qendra mundëson ndër të tjera edhe konsultimin për nënën dhe fëmijën. “Kjo qendër shëndetësore i shërben 100 mije banorëve të bashkisë Kamëz. Nga ana tjetër kemi shërbimin  24 orë të urgjencës, që është shumë i rëndësishëm për shërbimet e emergjencës që banorët të mos shkojnë direkt në qendrën spitalore universitare apo në qendra të tjera, por të jenë këtu prapë, të kenë akses në 24 orë në 7 ditë të javës. Nga ana tjetër, janë të gjithë kabinetet e specialiteteve. Gjithashtu kemi konsultorin e nënës dhe fëmijës, konsultimin për nënën, për vaksinimin e fëmijës, të gjithë kabinetet përkatëse me 10 mjekë specialistë.”

Drejtoresha e qendrës u shpreh se teknologjia e re mundëson ekzaminime që më parë nuk mund të kryheshin. “Është investim i qeverisë shqiptare. Në krahasim me aparaturat e tjera që kanë qenë vetëm me kobalt, kjo është gjëja më e mirë dhe më e vlefshme për pacientët për ekzaminimin e rografisë dhe për vendosjen e diagnozave të ndryshme pulmonare.”

Ndërkohë që personeli mjekësor, i cili ushtron prej vitesh profesionin aty, dëshmon se kushtet e punës janë si nata me ditën, krahasuar me qendrën e mëparshme. “Në vitin 2002 kur kam ardhur , kjo ka qenë një karakatinë totale. As në fshatrat më të thella të Kukësit nuk ka qenë kështu.” - tregon mjeku radiolog i qëndrës.

“Çdo gjë ka ndryshuar. Kushtet e punës kanë qenë skandaloze.”, - shprehet një punonjëse tjetër. 

Tashmë në Qendrën Shëndetësore të Kamzës bëhen 2700 analiza në muaj, me perspektivën për t’u zgjeruar edhe më një spektër të ri ekzaminimesh, pas vendosjes së aparaturave të reja.  “Këtu tani realizohet analiza e gjakut komplet me 18 tregues, gjë e cila nuk është bërë më përpara.  Kjo qendër në muaj ka arritur në 2700 analiza. Besoj që me vënin në funksion edhe të aparaturave të tjera, të biokimikut dhe të hormonalit ky numër do të rritet edhe më tepër.” – thotë një mjeke.

Kryeministri Edi Rama u shpreh se rritja e gamës dhe cilësisë së shërbimit në qendrat shëndetësore, do të ulë fluksin e qytetarëve që kërkojnë shërbimin bazik në spitalet kryesore. Kryeministri tha gjithashtu se qendra të tilla priten të rikonstruktohen në të gjithë vendin, gjatë vitit 2018 dhe do të financohen me një fond të posaçëm, si një prioritet i investimeve dhe reformimit të shëndetësisë.

“Para se të fillonte rindërtimi, ishte një tmerr për gjithë këtë popullsi këtu. Ndërkohë që kjo është shumë e qartë, edhe mënyra se si funksionon këtu tani, që, fokusi sigurisht kemi qenë të detyruar që të jetë tek spitalet kryesore. Por sa më shumë të shtrijmë këtë rrjet, aq më shumë ulim presionin e madh e madh mbi spitalin qendror dhe 2-3 spitalet e tjera dhe krijojmë edhe një sistem ku zhvillohet i gjithë procesi i trajtimit të shqetësimeve, apo të urgjencave të sëmundjeve të njerëzve me faza, sipas shkallës së nevojës.  S’ka nevojë që të gjithë të turren në spitalin në qendër për të bërë edhe gjërat bazike që fare mirë mund të bëhen dhe këtu. Plani është për të rindërtuar 300 qendra në 4 vjet, duke filluar nga 2018-ta, kur duam të rindërtojmë me këto standarde 80-90 të parat dhe njëkohësisht për të filluar dhe për të krijuar kushtet e Urgjencës 24-orëshe, qoftë në këto qendra, qoftë dhe në ato që janë sot spitale bashkiake, që nuk e mbajnë dot veten.”

Interesimit të kryeministrit për komoditetin që ofrojnë kushtet e reja të punës, punonjësit i përgjigjen se kjo reflektohet edhe tek qytetarët të cilët janë mjaft të kënaqur me ndryshimet e realizuara.

“Unë kam mbi 30 vjet dhe jemi shumë të kënaqur, sidomos për ekon njëherë që na bën shumë mirë, shumë nder. Njerëzit sa futen thonë, “o Zot çfarë ndryshimi! Shyqyr që u bëmë dhe ne njëherë mirë!”” shprehet një prej mjekëve.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma