Rama në kampin e FRESSHnë Jalë
'Shkuma Party, por në shtator punë'

Rama në kampin e FRESSHnë Jalë<br />'Shkuma Party, por në shtator punë'
VLORE - Kryeministri Edi Rama bashkë me ministra dhe deputetë i është bashkuar bashkuar kampingut të FRESH-it në Jalë, të cilët do të qëndrojnë për gati një muaj në këto ambiente në momente argëtimi, pune dhe përkushtimi ndaj socialistëve dhe fushatës brenda PD të anëtarësimeve që pritet të startojë në vjeshtën e këtij viti.

Kështu, kreu i qeverisë Edi Rama e ministrat Saimir Tahiri, Damian Gjiknuri, dhe deputetët Pandeli Majko e Blerina Gjylameti ndodhen në Jalë, aty ku kryetari i qeverisë mbajti fjalën e tij përpara të rinjve socialistë lidhur me zgjedhjet lokale që lamë pas, të fituara thellë nga koalicioni i majtë i udhëhequr nga PS si dhe rëndësinë e anëtarësimit të të rinjve në Partinë Socialiste. Të veshur casual, larg kostumit e kollares zyrtare, të majtët duken më se të relaksuar dhe me sa duket po përgatiten për qeverisjen në të dyja pushtetet, por dhe për fitoren e radhës në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017.

Kështu Rama ka zgjedhur të jetë shumë miqësor dhe jo imponues me të rinjtë e FRESSH ndërsa ka zbritur në kampingun e tyre të Jalës dje, për t’i përshëndetur. “Jeni shumë mirë me cilësinë. Nga shtatori do të fillojmë të punojmë për sasinë”, ishte këshilla e tij për strukturat e FRESSH dhe jo vetëm ata që ndjekin seminaret dhe pushimet ne Jalë por edhe për drejtuesit e këtij forumi, teksa ka parë aq shumë të rinj të mbledhur në kamp.

Pasi, sikurse u tha në Asamblenë e PS, një ndër direktivat për të gjithë strukturat do jetë shtimi i numrit të anëtarëve të PS deri në 25 vjetorin e themelimit të PS vitin e ardhshëm, numër që duhet të shkojë në 150 mijë anëtarë. “Shkoni tani bëni Shkuma Party, se në shtator ju pret puna. Pra, bëhuni tani të papërgjegjshëm, pushime të përgjegjshme që të mos na merrni në telefon që t’ju lirojmë nga policia”, u ka thënë Rama të rinjve që shpërthenin ndërkohë me të qeshura me batutat e kryeministrit, ndërkohë që edhe vetë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte mes të rinjve se bashku me kryeministrin.

Por dhe Pandeli Majko ish-kreu i FRESSH dhe disa herë kryeministër dhe ministër në qeveritë socialiste, aktualisht deputet dhe anëtar i kryesisë së PS e ka shijuar pa fund takimin me të rinjtë në kampingun e ngritur në Jalë. I qeshur, nostalgjik dhe super aktiv, Majko ka qenë në Jalë, në kampingun e të rinjve të FRESSH-it, nën shoqërinë e Edi Ramës, Saimir Tahirit, Damian Gjiknurit, Blerina Gjylametit dhe Jorgo Goros. Të rinjtë e FRESSH-it e kanë shijuar së tepërmi kampingun në një nga pikat më të bukura të rivierës shqiptare pas ditëve të lodhshme të fushatës, ku korrën jo pak sukses, por kënaqësi kanë marrë edhe më të rriturit e socialistëve.

“Sot, në kampingun e eurosocialistëve në Jalë me Edi Ramën, Damjanin, Saimirin, Blerinën dhe kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro… Një ditë e veçantë e mbushur me reflektime dhe batuta pa fund…”, shkruan Majko në facebook. Edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte ditën e djeshme në Jalë ku u shfaq krah drejtorit të ALUIZNI-t Artan Lame, duke qënë dhe ai pjesë e festës në kampingun e të rinjve socialistë. Ndërkohë që kreu i FRESSH për Tiranën, Artur Micko shkruan: “Falënderojmë Kryeministrin Edi Rama, Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, Ministrin e Energjetikës Damian Gjiknuri, deputetët Blerina Gjylameti e Pandeli Majko”.
 
“Falënderojmë Kryeministrin Edi Rama, Ministrtrat Saimir Tahiri, e Damian Gjiknuri, deputetët Blerina Gjylameti e Pandeli Majko”.
 
rama
rama
majko
majko

Redaksia Online
(f.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi

Lushnje/ Merr flakë furgoni i mallrave, shpëton mrekullisht shoferi