Rama takon Emirin e Katarit: Bashkëpunim në turizëm dhe infrastrukturë

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Katar ku po zhvillon një vizitë zyrtare me ftesë të Emirit të Katarit, Sheikut Tamim bin Hamad Al Thani.

Kryeministri u prit në një ceremoni të posaçme zyrtare ku merrnin pjesë personalitetet më të larta të shtetit.

Më pas ai u prit në një takim të veçantë nga Emiri i Katarit, Sheiku Tamim bin Hamad Al Thani.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit  vlerësuan marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, si dhe shprehën angazhimin e tyre për të thelluar bashkëpunimin në fusha me interes të ndërsjellë, kryesisht në turizëm dhe infrastrukturë. Gjithashtu, zhvillimi i turizmit dhe i tregtisë së ndërsjellë, u theksua si prioritet.​

Rama takon kryeministrin e Katarit

Gjatë vizitës së tij në Katar, Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim dypalësh me Kryeministrin e Katarit, Shkëlqesinë e Tij Abdullah bin Naser Al Khalifa Al Thani. 
Homologët vlerësuan bashkëpunimin ekzistues mes vendeve, si dhe dakordësuan që potenciali bashkëpunues të zhvillohet edhe më tej në fusha si ajo e bujqësisë, agroindustrisë, energjisë dhe në mënyrë të veçantë, energjisë së rinovueshme. Me interes u mirëprit edhe bashkëpunimi në fushën e transportit ajror. 

Kryeministri i Katarit, Shkëlqesia e Tij Abdullah bin Naser Al Khalifa Al Thani u shpreh se është ngritur një grup i posaçëm pune, në krye të të cilit është ai vetë, i cili do të realizojë së shpejti një vizitë në Shqipëri, me qëllim identifikimin e potencialeve dhe orientimin sa më të mirë të investimeve në bashkëpunimin Shqipëri – Katar. 

Gjithashtu, gjatë takimit u firmosën disa marrëveshje: Marrëveshje Për Transportin Detar mes qeverisë së Shtetit të Katarit dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë; Letër qëllimi për bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Shtetit të Katarit; Letër qëllimi për bashkëpunimin në Fushën e Sportit

Ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Shtetit të Katarit. 
Marrëveshjet u nënshkruan nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, si dhe zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Etjen Xhafaj.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 16/04/2019 15:28

    Domosdo se xhamija më e madhe ne Ballkan u ndertua, ajt ishalla dhe me xhami edhe më të mëdhaja akoma

    Përgjigju
    • Hhj: 16/04/2019 17:52

      Shuj i serb

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve

Kosova fal djemtë ‘planprishës’, lista për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve