Fiskalizimi, Denaj: Rrit të ardhurat me 10%, e nisëm nga një kënetë! Rama: Edhe një mandat ta përmbyllim! Do pastrojmë çibanët

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë me ministren e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj dhe Drejtoren e Tatimeve, Delina Ibrahimaj ku në fokus kanë pasur fiskalizimin.

Rama kërkoi edhe një mandat të tretë për të çuar deri në fund procesin e fiskalizimit, dhe kalimit në sisteme online të gjithë transaksioneve dhe shërbimeve. Reformë kjo që do të godas në rrënjë informalitetin.

Në konferencën e përjavshme me fokus ekonominë, Denaj tha se jemi në mes të rindërtimit të sistemit fiskal. Kjo pasipërpjekjet për të luftuar informalitetin kanë nisur që në 2013 dhe siç thekson ajo e kanë nisur nga një kënetë për të ndërtuar një karabina.

“Jemi në një moment të rëndësishëm për të projektuar të ardhmen por duhet të shohim nga e shkuara. Jemi në momentin e një procesi rindërtimi të rëndësishëm që do të sjellë shumë të ardhura. Përpjekja për të luftuar informalitetin nuk ka filluar sot por në 2013. Në 2013 e nisëm nga një ardhur shumë e ulët. Nga një kënetë, dhe ndërtuam një karabina. Rritën në 27.38% të ardhurat e produktit të brendshëm bruto.

Përfaqëson gjysmën e rrrugës. Kjo karabina duhet ndërtuar me të gjithë elementët.
Debatet janë pafund se si rritja e politikave fiskale, ndikoi bizneset, ndikoi individët. Biznesi përtej rritjes së tatim fitimit nga 10-15%, flasim për një rritje 142% nga 2013. Pjesa kryesore e rritjes është kryesisht nga mirëadministrimi fiskal, nga përpjekja për të formalizuar ekonominë, që nisi nga viti 2014 dhe ka dhënë rezultate. E tregon gjithashtu në fakt dhe numri i bizneseve të reja të regjistruara. 

Të ardhurat nga Tatim fitimi u rrit me 142% nga 2013.
Me 225 mijë vende pune shtesë. Mirëadminikstrimi fiskal ka qenë i rëndësishëm për të ndërtuar katë karabina. Do të ngelesha pak  e tatimi mbi vlerën e shtuar, një element shumë i rëndësishëm për bizneset”, tha ministrja.

Gjatë konferencës Denaj shtoi synojnë të rrisin me 10% të ardhurat nga fiskalizimi si dhe të ardhurat e PBB-së synojnë të shkojnë në 30% për të arritur atë mesatare që ka rajoni.

“Për të vijuar në procese në të cilat kemi filluar punë në 2 vitet e fundit në sisteme. Këto sisteme nuk janë sisteme që nisin sot por kanë nisur përpara 2 vjetësh. Të gjithë elementëve të 7 ligjeve, ku synojmë të rrisim me 105 të ardhurat në buxhetin e shtetit. Kjo nuk është një punë  lehtë por do bëjë me baltë të gjithë personat që do të ndërtojnë këtë karabina.

Për të embarguar në këtë process ka nevojë për komunikim më të drejtpërdrejtë, ne jemi duke punuar për një nga proceset kryesore siç është fiskalizimi. Synojmë të rrisim me 10% të ardhurat nga fiskalizimi. Bizneset flasin vetë për marrëdhëniet e përmirësuara mes tyre dhe administratës. Synojmë rrijten e të ardhura në PBB që synojnë të shkojë në 30% për të arritur atë mesatare që ka rajoni”, tha Denaj.

Ndërsa drejtoresha e Tatimeve Delina Ibrahimaj përveç rritjes së të ardhurave, fiskalizimi do të ulë edhe abuzimin e inspektorëve gjatë kontrolleve në terren.

“Reforma e fiskalizimit do të kurorëzojë gjithë sistemet që kemi bërë deri më tani.  Në kohë reale administrata tatimore do të ketë një informacion mbi faturat elementet e saj dhe do të gjurmojë nga zyra, gjithë tatimpaguesit që nuk janë përmbushës dhe kjo do të na lejojë të ulim numrin e kontrolleve dhe të bëhemi një administratë më inteligjente”, tha drejtoresha e tatimeve.

Aktualisht ka nisur faza e parë e fiskalizimit ku bizneset në marrëdhënie me shtetin nga 1 janari kanë nisur lëshimin e faturave elektronike.  Ndërkohë në korrik 2021 do fillojë lëshimi i faturave elektronike biznes me biznes dhe në 1 shtator biznes me konsumator.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:56
Fiskalizimi/ Rama: Na duhet dhe një mandat 3 tretë për ta realizuar! Detaje si do jetë procesi

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se për të mbyllur procesin e fiskalizimit i duhet dhe një mandat i tretë, teksa ka dhënë detaje.

"Edhe një mandat tjetër është i nevojshëm jo vetëm për ta përmbyllur, por edhe për të parë përfitimet e mëdha. Nuk është diçka që e nisim sot, ka illuar, sistemi është në punë, është i ndarë në 3 faza, biznes shtet, biznes biznes, biznes konsumator, marrëdhënien biznes shtet ka filluar të hyjë në sistem. Biznes-biznes do të hyjë në 6 mujorin e dytë dhe vitin e ardhshëm në marrëdhënien biznes konsumator. Është një shtet i tërë në celular, kompjuter, në marrëdhënien mes kompjuterëve. Gjithë marrëdhënie njerëzore kalon në plan të dytë, dhe në plan të parë është marrëdhënia që garantohet nga ndërveprimi kompjuterik. Nëse ne sot blejmë dhe një biznes raporton faturimin 1 herë në 24 orë, nesër çdo transaksion, çdo kush nga ne që do blejë në kohë reale do të pasqyrohet transaksioni në trurin dixhital të tatimeve dhe kjo të bëjë që sistemi i cili ka brenda një kapacitet të provuar të përllogaritjeve dhe të aktiviteteve tregtare të sinjalizojë njerëzit që janë në qendër për biznese apo transankione kur ka diçka që nuk shkon, më pas me ndihmën e sistemin hyhet në analizë, dhe mbi këto baza merret vendimi nëse do i shkohet biznesit nga brenda librat dhe llogarive. Brenda këtij sistemi ka një sistem ndërveprimi që krijon një marrëdhënie konstruktive", tha Rama.

Ora 11:50
Fiskalizimi/ Rama: Do pastrojmë çibanët në këtë sistem! S'do ketë nevojë për kamera të fshehta

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se me fiskalizimin, nuk do të ketë më "Tire", pra njerëz që marrin ryshfete për të marrë një shërbim.

"Na duhen bashkëpunimi me njerëzit siç bëri ajo qytetarja që coi përpara hekurave se vetëm kështu ne ecim më shpejt me pastrimin e çibanëve, por në momentin kur sistemi do të jetë i ngritur nuk do ketë nevojë për kamera të fshehta se gjithçka do të jetë nën dritën e diellit", tha Rama.

Ora 11:39
Rama: Situata është e pakrahasueshme me më parë! Brenda 4 vitesh çdo marrëdhënie me bizneset online

Në konferencën për mediat sot Rama është shprehur se në kajtër vitet e ardhshme qeveria e ka synim që çdo marrëdhënie e biznesit me qeverinë, me konsumatorin dhe mes bizneseve do të jenë online.

"Krahasuar me djeshmen është një situatë qartësisht e ndryshme dhe është një situata ku qartësisht mund të shihet e nesërmja. Si situata pas tërmetit ishte situata e të gjithë të dhënave nga aspekti ekonomik dhe fiskal. Sipas shifrave të regjistrit të punës në Republikën e Shqipërisë në vitin 2013 kishte mbi 475 mijë  të regjistruar, në fund të vitit 2019 mbi 698 mijë. Hapeni dhe shikojeni. Janë apo nuk janë 225 mijë?

Është krejtësisht e dukshme se kush mund ta ndërtojë. Sot nuk ka sesi bizneset të mos ndihen të lehtësuar në raport me 7 vite më parë. Biznesi i vogël zero taksë. Nuk ka sesi të mos ndihen të lehtësuar. Por nuk ka sesi të ndihen të lumtur dhe të kënaqur kur në të njëjtën kohë duhet të përballen em arbitraritetin e administratës tatimore. Puna jonë do të thotë largim përfundimtar i elementit abuziv nga kontrollet e drejtpërdrejta nga njeriu.

Ajo që do të realizojmë se brenda 4-vjeçarit të ardhshëm gjithçka do të jetë online për biznesin dhe i gjithë sistemi i punës me shkop në dorë do të kthehet në një sistem pune me mendje në kokë. Gjithë ai zinxhir problemesh që krijojnë hapësirë për informalitet. Do ta fiskalizojmë komplet marrëdhënien", tha Rama.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?

Avioni 'Embraer 190' duhej të përshkonte 500 kilometra nga Baku në Grozny: si përfundoi në anën tjetër të Detit Kaspik?