TIRANE- Kryetari socialist Edi Rama ka vijuar takimet me të rinjtë në qytetin e Librazhdit, ku ka bërë anëtarësimet e 450 anëtarëve të rinj në Partinë Socialiste.
Ndërsa ka ndarë teserat Edi Rama u ka bërë thirrje të rinjve të merren me politikë, për të sjellë ndryshimin dhe clirimin e Shqipërisë e cila pas kthetrave të diktaturës mbetet peng I kthetrave të së keqes.
“Të jeni të të sigurtë se nëqoftëse secili nuk bën luftën e tij sot, që kjo të ndryshojë kjo sot, atëherë nesër gjërat do të vazhdojnë të jenë po kështu dhe nëse kanë kaluar 22 vjet nga dita kur Shqipëria u çlirua prej kthetrave të diktaturës dhe mbetet peng i kthetrave të një të keqeje të madhe që i merr frymën çdo ditë mund të kalojnë dhe 22 të tjerë. Nëqoftëse njerëzit e zakonshëm të këtij vendi nuk i thonë ndal kësaj të keqeje dhe nuk marrin në dorë fatin e këtij vendi siç keni vendosur ta merrni në dorë ju duke u bërë sot anëtare dhe anëtarë të Partisë Socialiste.”- deklaroi Rama.
RAMA: TAKSA PROGRESIVE E DOMOSDOSHME
Me tej Rama ka nënvizuar domosdoshmërinë e taksës progresive "Nuk është e mundur që një infermiere të paguaj më shumë taksa se sa doktori kryeministër, nuk është e mundur që një polic të paguajë më shumë taksa sesa Ministri i Brendshëm. Nuk është e mundur që një mësuese të paguajë më shumë taksa sesa Ministri i Arsimit, nuk është e mundur që të gjithë njerëzit e zakonshëm të këtij vendi që e kanë një punë dhe kanë një rrogë për të mbijetuar në sektorin shtetëror apo privat të paguajnë më shumë taksa sesa të gjithë deputetët e kuvendit të Shqipërisë. Nuk ështe e mundur që një dyqanxhi që qëndron në dyqan në dy turne bashkë me të shoqen e fëmijët për të siguruar mbijetesën dhe për të arritur fundin e muajit, të paguajë më shumë taksa sesa një koorporatë e madhe që fiton miliona në muaj.”- tha Rama duke ftuar anëtarët e rinj të luftojnë për ta venë qeverinë e Republikës së Shqipërisë në dispozicion të çdo qytetari dhe për të vendosur frymën e drejtësisë sociale mes gjithë shqiptarëve.
/Shqiptarja.com