Rama:Në luftë me informalitetin
kush paguan taksa është patriotVideo/Fjala e plotë e Edi Ramës
Foto/Efekti i aksionit, radhë në QKR

Rama:Në luftë me informalitetin<br />kush paguan taksa është patriotVideo/Fjala e plotë e Edi Ramës<br />Foto/Efekti i aksionit, radhë në QKR
"Jemi në gjendje lufte me informalitetin.Nuk ka nevojë të shkrepni armët e nacionalizmit, mjafton të merrni kuponin tatimor."- Kështu ka deklaruar kryeministri Rama gjatë konferencës së zhvilluar sot për startimin e operacionit kundër evazionit fiskal.

"Me taksat ne nuk bëjmë atë që thoshin komunistët, nuk i japim gjakun kapitalismit, blejmë civilizimin. Të paguash taksa është akti themelor i të qenurit patriot. 
Nëse refuzoni të paguani taksa, refuzoni inercinë për të shkuar përpara duke dëmtuar të ardhmen tuaj e të fëmijëve tuaj.Ju që paguani taksa nuk mund t’ua falni më pa marrë kuponin tatimor. Nuk mund të lejoni më privatin të mos i japë shtetit atë që i takon. Nuk ka nevojë të shkrepni armët e nacionalizmit, mjafton të merrni kuponin tatimor. Nëse të gjithë e bëjmë këtë do të gjendemi në një hapësirë të re ekonomike. Ajo çfarë ju nxirrni nga xhepi duhet të rikthehet sërish në xhepin tuaj.
"- theksoi Rama gjatë fjalës së tij.


Rama: Nuk e ekzagjerojmë me hekurat, nuk ka rrugëdalje tjetër
“Kushdo që mendon se po e ekzagjerojmë me çështjen e hekurave i themi se nuk ka rrugëdalje tjetër. Sot s’kemi çfarë t’i bëjmë që sistemi i drejtësisë është kapur nga gjyqësori,sikur këtu të gjithë të respektonin ligjin atëherë do ishte e drejtë të kishin hapësirë të thonin që po gabojmë, por un jam i bindur që s’po e ekzagjerojmë aspak. Por nuk kanë të drejtë të ngrenë flamurin”-tha Rama
 
Më tej ai u shpreh se sa për inspektorët e tatimeve do të duhet të punojnë ditën dhe të shkollohen natën. Ai tha se do t’i qepemi këmba këmbës çdo hajduti.
 
“Kemi marrë masa për çdo inspektor që fsheh atë që shikon. Kemi gjetur Shqipërinë shesh për përshesh. Bëni si të doni, por drejtoria tatimeve ka një kod etik.Kush abuzon prapa hekurave. Luftë me ata që vjedhin jo ata që bëjnë biznes. Inspektorët tatimor të shkojnë dhe në shkollë ndërkohë që shkojnë në punë. Ne jemi shërbëtor të bizneseve që kanë nevojë për aleancën tonë dhe jemi në mbrojtje të konsumatorit.”- u shpreh Rama.

Rama: Masa të rënda për skllavopronarët, mos bëni pazare
Nevojë për vendosmëri në zbatimin e ligjit, por duke ruajtur etikën e punonjësit të administratës së tatimeve. Masa të rënda për ata skllavopronarë që pretendojnë se janë biznesmenë e kërcënojnë punonjësit me një kafshatë bukë. Të jemi pjesë e këtij suksesi të gjithë sëbashku. Mos i bini me kokë murit se ju kapën duke bërë pazare me Pjetër Mustakuqin.

Operacioni kundër informalitetit do të konsistojë në dy faza. Fillimisht është plani i veprimit afatshkurtër dhe më pas do të jetë hartimi i një plani veprimi përfundimtar 2-vjeçar (2016-2017). Ky plan përfundimtar do të jetë gjithpërfshirës dhe pritet të jetë gati në muajin dhjetor 2015.

Sa i përket planit të veprimit afatshkurtër, i cili starton sot, ai ka si qëllim të promovojë aktivitetin formal, rritjen e punësimit formal si dhe rritjen e zbatimit vullnetar të ligjit dhe pagesës së taksave dhe tatimeve.

Pjesë nga fjala e kryeministrit Rama
Ky është një moment me rëndësi në rrugën e shtetberjes. Dy vite që jemi nisur me shumicën e shqiptarëve që duan shtet.
 
Për vitet të tëra u është bërë bisht reformave jetike. U rrënjos ideja se ky vend nuk bëhet dot.
 
Sot me një gjë bien dakord të gjithë ka filluar të vijë era shtet. Për të bërë shtetin që meritojnë fëmijët tanë duhet ende shumë punë.
 
Ca i thonë fushatë, ca aksion,. Por është operacion.
 
Shkencërisht quhet informalitet për shqip i thonë hajdutllëk.
 
Kalojmë në një fatzë të luftës së zinxhirit të informalitet prë t’ia dalë që të ulet në një nivel të pranueshëm për këtë vend që kërkon të hyjë në BE.
 
Shqipëria në gjendje lufte me këtë fenomen. Njësoj si kultivikimi i narkotikëve, edhe ky zinxhir dëmton shumë më tepër se sa shifrat.
 
600 grupe inspektimi të përbashkëta. Në mënyrë sistematike të përjavshme do të bëjnë bilancin. T’u bëhen krahë atyre bizneseve që janë brenda kornizës së ligjit.
 
Rruga jonë pa ndalim hyn sot në një fazë pa ndalim, e jo me farsa.
 
Në mbi 20 vite asnjë qeveri nuk e tentoi këtë operacion. Ne nuk jemi votuar për ta përdorur pushtetin për t’u ricikluar në pushtet.Jemi votuar për ata që kanë të drejtë të thonë se duan rroga e pensione më të larta. Nuk e ekzagjeroj kjo është një luftë patriotike.  Të Ushqejmë rrënjët e këtij vendi që është amaneti i të parëve tanë. Më pëlqen të paguaj taksa se me të blej civilizimin. Me taksat ne nuk bëjmë atë që thoshin komunistët, nuk i japim gjakun kapitalismit, blejmë civilizimin. Të paguash taksa është akti themelor i të qenurit patriot.


rama
 
Nëse refuzoni të paguani taksa, refuzoni inercinë për të shkuar përpara duke dëmtuar të ardhmen tuaj e të fëmijëve tuaj.
 
Ju që paguani taksa nuk mund t’ua falni më pa marrë kuponin tatimor. Nuk mund të lejoni më privatin të mos i japë shtetit atë që i takon.
 
Nuk ka nevojë të shkrepni armët e nacionalizmit, mjafton të merrni kuponin tatimor. Nëse të gjithë e bëjmë këtë do të gjendemi në një hapësirë të re ekonomike. Ajo çfarë ju nxirrni nga xhepi duhet të rikthehet sërish në xhepin tuaj.
 
Minohet sistemi tatimor. E pamundur që ta pranojmë këtë armik të ekonomisë.

Kushdo që mendon se po e ekzagjerojmë me çështjen e hekurave i themi se nuk ka rrugëdalje tjetër. Sot s’kemi çfarë t’i bëjmë që sistemi i drejtësisë është kapur nga gjyqësori,sikur këtu të gjithë të respektonin ligjin atëherë do ishte e drejtë të kishin hapësirë të thonin që po gabojmë, por un jam i bindur që s’po e ekzagjerojmë aspak. Por nuk kanë të drejtë të ngrenë flamurin.


Kemi marrë masa për çdo inspektor që fsheh atë që shikon. Kemi gjetur Shqipërinë shesh për përshesh. Bëni si të doni, por drejtoria tatimeve ka një kod etik.Kush abuzon prapa hekurave. Luftë me ata që vjedhin jo ata që bëjnë biznes. Inspektorët tatimor të shkojnë dhe në shkollë ndërkohë që shkojnë në punë. Ne jemi shërbëtor të bizneseve që kanë nevojë për aleancën tonë dhe jemi në mbrojtje të konsumatorit.

Ahmetaj:Lufta kundër informalitetit është lufta kundër pabarazisë
Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj në fjalën e tij u shpreh se lufta kundër informalitetit është lufta ndaj pabarazisë nuk është betejë repressive por një aksion bashkëpunimi me sipërmarrësit dhe qytetarët

"Kemi sfindë shumë të rëndësishme përtej debatit shterpë politik ai nuk na merr dot përpara.Beteja kundër informalitetit është një betejë ndaj pabarazisë.Sot është ditë e rëndësishme që seshtë thjeshtë kundër informalitetit.Sështë luftë shifrash por kundër pabarazisë. Betëjë që e ngre shoqërinë shqiptare në një nivel tjetër. Nuk është betejë repressive por si një aksion bashkëpunimi me sipermarrjen"-tha ministri në fjalën e tij.

ahmetaj
 
Më tej ministri u shpreh se ekonomia shqiptare ka ndërruar faqe nuk pret më vetëm nga importet por tashmë prodhon dhe eksporton
 
Ekonomia pas 23 vitesh ka ndrruar faqe. Nuk pret nga importet peër të ngrënë por drejtohet nga prodhimi. Ky vend ka filluar të eksportojë prod manifakture jo vetëm fason por për habit ë shqiptarve edhe pajisje për makina. E kemi marrë në 2013 me admnistr fiskale të shkaktrruar sot mbledhim 27% të ppb Duhet të japin llogarui të ikurit që mblidhnin më pak”-tha Ahmetaj

Cani: Mbrojmë konsumatorin e ndershëm
Ministri i Financave, Shkëlqim Cani ndërsa ka vlerësuar se aksioni kundër informalitetit bëhet për t’i ardhur në ndihmë biznesit të ndershëm, por edhe për të rregulluar ekonominë e vendit.
 
“Mbrojmë konsumatorin e ndershëm. Suksesi i kësaj reforme në interes të çdo konsumatori. Kërkojmë mbështetjen e të gjithëve për çdo rast të informalitetit”- tha Cani
 
Ministri Cani justifikoi edhe mungesën e 15 mld lekëve nga të ardhurat 

cani

Pjesë nga fjala e ministrit të Financave, Shkëlqim Cani
“Kur morëm drejtimin  e vendit ekonomia ishte në ditën më të zezë. Borxhi i fshehur vlerësoja mbi 70 mld lekë. Borxhi publik kishte arritur mbi 70 %. Ndërhymë për kryerjen e reformave duke ndërmarrë një sërë reformash. Janë realizuar 400 mln $ të ardhura më shumë se viti 2013. Kemi arkëtuar më shumë edhe për këtë vit, edhe pse nuk kemi arritur atë çfarë ne duam.
 
Pas një analize të plotë është konstatuar se 2.3 miliardë lekë nga 15.5 miliardë lekë për shkak të uljes së çmimit të naftës dhe mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Ne si qeveri, jemi ose përfitues ose të dëmtuar nga konjuktura ndërkombëtare ose humbës.

1.3 miliardë lekë për shkak të uljes së importit të energjisë elektrike. Jemi të lumtur që ne synojmë të prodhojmë në vend energji.

1.2 miliard lekë për shkak të uljes së normave të interesit. Ulja e normave të interesit nxit ekonominë dhe krijon mundësi për kreditimin e biznesit.

730 milionë lekë për shkak të lehtësirave fiskale në importin e makinerive e lëndëve të para. Ne, këtë kemi synuar, me qëllim rritjen e prodhimit të vendit. Fituam shumë nga ekonomia pasi nxitet prodhimi vendas.

500 milionë lekë nga importi i ushqimeve. Bujqësia po prodhon më shumë. 44 % më shumë është rritur eksporti i mallrave bujqësore.  

2.2 miliard lekë i mungojnë buxhetit për arsye se TVSH e rimbursuar me sistemin e ri bëhet automatikisht. Qeveritë e mëparshme i mbanin 1-3 miliardë lekë rimbursim pa iu dhënë biznesit. Ne hoqëm dorë nga kjo.

2 mld lekë për shkak të një ndryshimi të procedimi. të cilat do i rikuperojmë më vonë.

2 miliardë lekë për shkak të rritjes më të ulët të inflacionit, rritjes së çmimeve që edhe pse e parashikuam, nuk u vërtetua. Ne kishim parashikuar 2.5 % por u rritëm vetëm 1.3 %. Nëse do kishim 100 lekë rritje çmimi, 20 lekë do shkonin të ardhurat, por rritja është 50 lekë, çka solli në arkën e shtetit vetëm 10 lekë.

3.2 miliard lekë për shkak të akcizës së cigareve. Ka rënë dukshëm importi. Eshtë zëvendësuar me prodhimin e vendit, i cili nuk është i përfshirë dhe është i paregjistruar”

Po të mbledhim të gjithë këta faktorë bëjnë mbi 15 mld lekë nga 15.5 që mungojnë tek të ardhurat.
 
Informaliteti e evazioni nuk kanë lindur pas qershorit 2013. Për herë të parë kjo qeveri ndërmerr një reformë duke përfshirë këdo duke nisur nga administrata. Mbrojmë konsumatorin e ndershëm. Suksesi i kësaj reforme në interes të çdo konsumatori. Kërkojmë mbështetjen e të gjithëve për çdo rast të informalitetit.”
- tha Cani.


Klosi: Aksioni, edhe për të luftuar punën në të zezë
 
Pjesë e betejës kundër informalitetit do të jetë dhe puna në të zezë. Këtë e ka bërë të ditur sot vetë ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, gjatë aktivitetit “Beteja kundër informalitetit”, ku merrte pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në fjalë e tij, ministri Klosi theksoi se, pavarësisht arritjeve të deritanishme në luftimin e punës së zezë dhe futjes së punonjësve në skemën e sigurimeve shoqërore, është i nevojshëm një aksion i tillë, pasi mbetet ende shumë për t’u bërë në këtë drejtim. “Jemi krejtësisht të bindur që kjo fushatë është e domosdoshme deri në momentin kur reformat institucionale e progresi teknologjik që po implementohet dhe ndërgjegjësimi publik, do të bëjnë të mundur koordinimin dhe bashkërendimin e të gjithë aktorëve në luftën kundër informalitetit”, - tha Klosi në fjalën e tij.
 
Më tej ai ka sjellë edhe shifra konkrete të rezultateve të inspektimeve të deritanishme, çka tregojnë nevojën për të vijuar me më shumë vendosmëri formalizimin e tregut të punës në përgjithësi. “Nga muaji tetor 2013 e deri tani, si rezultat i orientimit të planifikimit të subjekteve më në risk për informalitetin, si dhe nga regjistrimi fizik i zonave të inspektimit, na rezulton që 11 020 punonjës të padeklaruar dhe të paregjistruar në skemën e Sigurimeve Shoqërore janë konstatuar të punojnë në 25 008 subjekte, të cilat janë inspektuar apo verifikuar nga inspektorët e punës”, - tha Klosi. Më tej ai shpjegoi se nga këta, 7 788 punonjës të padeklaruar u konstatuan në 5 203 subjekte të paregjistruara, apo krejtësisht informale dhe 3 232 punëmarrës të padeklaruar dhe të pasiguruar, në 19 805 subjekte të licencuara apo të regjistruara, që iu nënshtruan inspektimit.
 
“Të gjitha këto masa, edhe pse kanë sjellë një përmirësim të situatës, nuk kanë qenë të mjaftueshme për zgjidhjen e saj dhe, si rrjedhojë, lind domosdoshmëria e fushatës kundër informalitetit”, - tha Klosi. Në këtë kuadër, ai bëri të ditur se institucioni i Inspektoratit të Punës ka hartuar një platformë të qartë dhe me pritshmëri të larta, e cila konstaton në përmirësimin e metodës inspektuese, duke realizuar formalizimin e çdo punëmarrësi informal të konstatuar gjatë procesit të inspektimit të subjektit. “Në këtë mënyrë i jepet fund burokracisë për delegime të rasteve për formalizim në institucione të tjera, si dhe siguron një punësim të rregullt, në zbatim të ligjit për të gjithë”, - u shpreh Klosi.
 
Gjithashtu, ai bëri të ditur se një tjetër masë në këtë drejtim është edhe zhvillimi i hartës dixhitale të shpërndarjes së subjekteve në të gjithë territorin, duke i bërë kështu lehtësisht të evidentueshme subjektet që kanë pasur probleme me informalitetin. Po ashtu do të bëhet dhe një monitorim i vazhdueshëm i punës ndaj gjithë strukturës inspektuese, duke ofruar mbështetje për kryerjen në mënyrë sa më korrekte të detyrës. Për të pasur sukses në këtë betejë, Klosi ka kërkuar ndihmën e biznesit të konkurruar në mënyrë të pandershme, si dhe të organizatave të punëmarrësve të dëmtuar nga informaliteti.

klosi

Briseida Shehaj: Denonconi rastet abuzive ​
“Nuk duam të dëmtojmë biznesin e ndershëm, duam të luftojmë të pandershmit dhe ata punonjës të administratës të cilët mbrojnë abuzuesit. Biznesi  e qytetarët të denoncojnë rastet.”-tha drejtoresha e tatimeve Briseida Shehaj.

Vijon
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?



×

Lajmi i fundit

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar mashtrimi përmes call center

Zbulohet një rrjet ndërkombëtar mashtrimi përmes call center