TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot punimet në sheshin qendror të Bashkisë së Lushnjës, i shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë Fatos Tushe dhe ministri Tahiri.

Kryeministri Rama ka parë ecurinë e projekteve për transformimin e qendrës së vjetër të qytetit në një shesh me standarde europiane.
 
Projekti parashikon rikualifikimin urban të qendrës, që do të harmonizojë zonën këmbësore me njësitë tregtare dhe të biznesit, të rikonceptuara në funksion të rigjallërimit të sheshit, sipërfaqet e gjelbërta dhe unifikimin e fasadave.
 
Me përfundimin e projektit, 18 000 m2 sipërfaqe e sheshit qendror dhe 1060 metra rrugë, aktualisht në gjendje të amortizuar, do të jenë në shërbim të qytetarëve.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)