Zhvillimi i Dokufest është zhvilluar në Prizren edhe në mbështetje të dy qeverive, duke mbajtur kështu edhe një zotim të bërë para një viti.
Sonte me kenaqesi te vecante ne mbylljen e Dokufest ne Prizren ku edicioni i shkelqyer i vitit u mbeshtet nga dy qeverite tona sic u zotuam!
— Edi Rama (@ediramaal) August 24, 2014
Sipas organizatorëve, nga numri rekord prej 2.400 filma që kishin aplikuar, festivali për edicionin e 13-të ka përzgjedhur të shfaqë 237 filma, në kuadër të gjashtë programeve garuese dhe programeve të tjera speciale. SHBA është është prezantuar me 30 filma, përfshirë shfaqjen e disa dokumentarëve klasik.
Në Prizren, në qytetin më të madh jugor të Kosovës, nga 16 gushti deri në ditën sotme është zhvilluar festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër me pjesëmarrje nga 56 shtete.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)