' Vera apo Koktejli është pija e aristokracisë? Replikat në podcastin e Ramës me bartenderat

Dy bartenderat Kleo dhe Sofo ishin të ftuarit e radhës në podkastin e kryeministrit Edi Rama “Flasim” ku zbuluan dhe cfare preferohet tani me shume Vera apo Koktejli

Kleo: Koktejli është pija aristokracisë.

Rama: Po në raport me verën ku e shikon koktejlin ti?

Kleo: Vera është në linjë paralele me ne, një verë e nivelit të ulët nuk pranohet të krahasohet as me një ushqim të nivelit të ulët.

Rama: Një koktejl i nivelit të ulët duhet të jetë një tmerr, fundi, një përzierje e gabuar të çon në dhimbje koke.

Kleo: Vera ka proces tjetër bërje, ju e merrni shërbimin në gotë, artisti është enologu, kurse tek bartenderi i përziejmë këto pije në bar, energjinë tonë e emetojmë direkt aty. Vera është art, patjetër është paralel me ne, ne kemi edhe koktejle me verë. Unë analizën krahasimore e shoh më gjerë.


Lajmi kryesor:

' Pagat në turizëm, konkurruese me Athinën!' Rama platformë me ofertat e tregut për emigrantët: Çmenduri të rrish në ndërtim në Greqi, kur rrogat këtu janë super


S.G/r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 24 Janar, 09:42

    Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Kontrolle në një banesë në lagjen '10 Korriku', policia gjen një pistoletë me silenciator dhe 24 fishekë! Shpallet në kërkim 46-vjeçari (EMRI)

Vlorë/ Kontrolle në një banesë në lagjen '10 Korriku', policia gjen një pistoletë me silenciator dhe 24 fishekë! Shpallet në kërkim 46-vjeçari (EMRI)