Rama në Podcast: Po hapet një korsi e re për pensionet, do e realizojmë

Pensionet ishin kryefjalë edhe e podcastit të radhës të kryeministrit Edi Rama, nga ku kreu i qeverisë tha se synohet një qasje e re, për t’i dhënë më shumë para pensionistëve, duke nisur nga shpërblimi i fundvitit.

“Po hapim një korsi të re për pensionet, të fillojmë me një qasje më agresive për t’i dhënë më shumë pensionistëve duke filluar nga bonusi i fundvitit, kemi një plan për një rritje më domethënëse se sa ka qenë rritja nga indeksimi. Rritja ka qenë domethënëse, por e papërfillshme se cfarë ka ndodh me pagat dhe ky është momenti për të thenë që të gjithë do japim kontribut, se pensionet nuk janë si taksat, pensionet i merr sot nga pagat e atyre që janë të punësuar dhe në fund të muajit tjetër do ia japësh atyre që presin pensionet, nuk ka një arkë të vetën, por besoj që do ecim”, tha Rama.

Në skemën e pensioneve, Rama tha se ndikon edhe deklarimi real i pagave dhe në këtë pikë pati një thirrje për bizneset që të mos nën-deklarojnë rrogat e punonjësve të tyre.

“Nëse do që t’i fshehësh pagat ke 1 mijë mënyra dhe nuk është e lehtë për administratën që të zbulojë, ama me gjithë ca kemi bërë me fiskalizimin e inteligjencën artificiale, do e kemi shumë herë më të thjeshtë se nuk duam të rëndojmë biznesin me kontrolle. Nga 2013 deri më sot kemi nxjerrë nga e zeza dhe kemi formalizuar 300 mijë dhe është shumë domethënëse por ka shumë për të bërë, dhe duam të shtyjmë fort këtë moment”, shtoi Rama.

Për pensionet, Rama ka nisur edhe një tur diskutimi me pensionistët në të gjithë vendin.

S.G/Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tutu: 16/11/2024 09:30

    Edi Rama me keto pod leshet e tua na nxorre mallin e ushtarit te mire Shvejk… boll na cave trapin .. sa me shpejt para ligjit ti dhe banda jote qeveritare ..!!

    Përgjigju
  • Delinquenti: 02/11/2024 18:13

    Per ju te diturit e tastieres se pc apo te telefonit PENSIONET JANE PLAGE E FORTE PER GJITH EUROPEN KU BEJME PJESE EDHE NE NUK BESOJ SE DO TE RIPAROHET NDONJE GJE JO PER FAJ TE KESAJ QEVERIE POR EDHE 10 QEVERI TE NDERROHEN NUK DO TE ZGJIDHIN GJE DERI SA TE EGZISTOJE PUNA NE TE ZEZE DHE DISNIVELI I PAGAVE NUK JAM OPTIMIST PER NDRYSHIM SITUATE DUHEN POLITIKA TE FORTA NE LIDHJE ME KONTRIBUTET EDHE TE PARA VITEVE 90 QE MUNGOJNE .....

    Përgjigju
    • Tutu: 16/11/2024 09:28

      Sufllaqe te shijshme nga Edi Rama…

    • Nexhi Alla: 02/11/2024 19:01

      Fajin e kanë 700 pensionistët që i kanë votuar dhe janë trajtuar si tufë delesh deri më sot ????

    • @Delinquenti: 02/11/2024 18:55

      Mos more. Tani qè shkruajte ti me ato dritat e gjata, na binde, nuk mbetèn mè dyshime. Pale na pèrmènde edhe europèn, edhe ata e paskèshin plagè kètè punèn e pensioneve. O Delinquent. A e di çfarè? Merru me fara lule dielli mè sè shumti, dhe kur tè gjesh kohè, mèso tè fikèsh dritat e gjata kur shkruan. Nga pensionet, nuk e ke idenè fare ti.

  • Gjergj: 02/11/2024 16:00

    O tuxhar me kufje. Tullè fare je. Ti je tipik si ajo fjala shkodrane TÈ HYFTÈ VETJA NÈ QEJF,,,,,nuk je pèr kryeministèr ti, jo. Pensionistèt djegin veten me benzinè sepse NUK KANÈ TÈ HANÈ,,,,ti flet pèr korsi tè hapura dhe bèn llaxoren nè studion e Fevziut tè Frangajt,,qè e vodhèn Shqipèria Sot me ndihmèn tuaj. Kryeministèr,,,,JO KURRÈ. LLAXORE E KEQE,,,,GJITHMONÈ. MJERÈ SHQIPÈRIA

    Përgjigju
  • Landi: 02/11/2024 15:20

    sa per te qeshur por dhe per te uleritur eksperimenton me pensionet.O njeri duhet te punojne 10 vet te mar pensionin nje pensionist.jane rregulla strikte boterore te bazuara ne matematike ca ja fut si kau peles tani.

    Përgjigju
  • Po mër po: 02/11/2024 12:51

    Ty t'i vidhte Iliri me LSI kontributet, nuk punoni në punë të zezë si thu ti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 20:45

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?



×

Lajmi i fundit

Meloni e bindur: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë! Projekt inovativ që mori vëmendjen e BE

Meloni e bindur: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët do të funksionojë! Projekt inovativ që mori vëmendjen e BE