Rama në Porta a Porta: Në Shqipëri taksat janë të ulëta, ia vlen të investohet

Rama në Porta a Porta: Në Shqipëri taksat janë të ulëta, ia vlen të investohet

Edi Rama

Gjatë intervistës së dhënë në Porta a Porta, kryeministri Edi Rama ka folur për situatën ekonomike në vend, ku është shprehur se taksat në Shqipëri janë të ulëta dhe ia vlen të investohet. Duke folur për gjendjen ekonomike në vend Rama përmendi edhe situatën e krijuar ditët e fundit nga protestat e opozitës për të cilat u shpreh se këto nuk janë revolta të popullit por e pallatit të politikës.

Vespa: Jemi të nderuar që të kemi të ftuar. Çfarë po ndodh në Shqipëri? Një zhvillim i madh, kompani të mëdha, kemi ftuar edhe një sipërmarrës italian, një nga të shumtët që po vijnë në Shqipëri sepse siç e pamë kushtet ekonomike janë shumë të favorshme. Ne jemi vetëm 70 kilometra larg. Sidoqoftë, ka një situatë politike, më pas do të dëgjojmë edhe liderin e opozitës në një intervistë të regjistruar. Qenka një situatë shumë dramatike sepse nëse opozita bojkoton parlamentin, kjo nuk është një gjë e mirë.

Rama: Para së gjithash faleminderit për këtë ftesë. E vlerësoj shumë sepse është një mundësi e madhe për të folur për realitetin shqiptar dhe faleminderit edhe për insertin që jep një përshtypje shumë të mirë për vendin tonë sepse Shqipëria ka bërë me të vërtetë hapa prej gjiganti, por nuk është edhe pa probleme, që do të thotë se duhet të luftojmë sepse ka shumë punë për të bërë për t’u modernizuar dhe për t’u futur në këtë Europë që e kemi ëndërruar gjithmonë. Por, dikur sillnim këtu dëshpërimin, pas një regjimi që e shndërroi Shqipërinë në Korenë e Veriut të Europës. Sot, kemi me Italinë një volum tregtar prej 2,6 miliardë eurosh në vit, eksportojmë 1,2 miliardë euro, që janë shifra që me siguri duhet të përmirësohen, por që japin një ide se si ka ndryshuar Shqipëria, që vitin e kaluar arriti rekordin me gjysmë milioni turistëve italianë. Në Shqipëri ka gati 20 mijë italianë që punojnë, që bëjnë biznes, me një sistem taksash, më lejoni të them, që në Itali as që mund të ëndërrohen. Për atë që ne e quajmë biznes i vogël deri në 140 000 euro të faturuara, ka vetëm pesë përqind taksa. Ndërsa për ata që janë biznes i madh maksimumi është 15 për qind. Pra, ata italianë që vijnë si sipërmarrës në Shqipëri bëjnë një biznes të mirë dhe siç thatë ju ne jemi, le të themi, një Itali e vogël në pikëpamje të gjuhës, të kulturës dhe të ngjashmërive. Italianët e parë nga ne janë shqiptarë të veshur me ”Versace”, nuk kanë asnjë ndryshim tjetër.

Vespa: Por, ka edhe mangësi. Ka njerëz shumë të pasur, por ka edhe të varfër. Kjo është edhe një nga arsyet e protestave në sheshe.

Rama: Besoj se kjo gjë mund të thuhet edhe për Italinë. Ka edhe këtu njerëz të varfër. Sigurisht, duke bërë bilancimin e krahasimit sepse janë nivele shumë të ndryshme jetese. Por, ajo që unë dua t’u them të gjithë atyre që kanë parë këto pamje të protestave të ditëve të fundit iu freskua pak kujtimi i asaj Shqipërie të mbushur me trazira. Kjo nuk është një revoltë e popullit, nuk është populli në shesh. Është një revoltë në ”pallatin e politikës”, pra ai establishment që pesë vite më parë iku me një milion vota, një gjë që nuk kishte ndodhur kurrë në Shqipëri, nuk arrin ta pranojë humbjen dhe, si ballkanikë të mirë, si mesdhetarë të mëdhenj nuk jemi shumë të mirë për të pranuar humbjet, kjo edhe për ju.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Justice: 06/03/2019 11:38

    Perralla me Edvin.tregoji pak per "taksat"qe ne dogane,rimbursim tvsh,konkurence e pandershme,"inspektoret"e famshem duke filluar qe nga ata te famshmit e lsi,mos te flasim per "gjobat"qe duhet tpaguajne kur kane probleme,qe italianet e dine shume mire si funksionon.Biznesi huaj nuk ka asnje lloj sigurie,dhe ai qe e penalizon eshte ai i pisti shqiptar,jo i ndershmi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja