Rama në Pragë: Jemi të dashuruar me Evropën, deri në fund me BE, nuk pranojmë ‘jo’! Marrëveshja me emigrantët? Nuk i themi dot jo Italisë

Nga Praga, kryeministri Edi Rama foli sërish për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Kreu i qeverisë mori pjesë në forumin e sigurisë GLOBSEC 2024, në një panel diskutimi me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb.

Sa i takon aspiratave të Shqipërisë për integrimin në BE, Rama tha se nuk i themi kurrë jo unionit, por kritika pati duke u shprehur se duhet bërë më shumë para se të jetë tepër vonë. "Jemi në mënyrë kokëfortë të dashuruar me Europën, nuk pranojmë Jo", tha Kryemnistri Edi Rama. Sipas tij, shqiptarët janë europianë dhe kjon uk vendoset në Bruksel.

“Këtë fakt nuk e vendosin sot në Bruksel, ne jemi një vend europian. Kjo nuk vendoset në Bruksel. Kam sidoqoftë një qasje pak ndryshe nga ajo e Aleksandrit. Për atë që tha se Macron ishte promovuesi më i madh i zgjerimit. Europës i duhej Vladimiri të sulmonte Ukrainën që të mos e merrte të mirëqenë që BP është aty. Mjafton tu thuash horizonti blu do jetë i juaji, por për momentin na duhet të bëjmë ca gjëra të tjera , po kjo është e bazuar në meritë. A është vërtetë e bazuar në meritë, për këtë nuk jam i sigurt. BP është këtu, nuk është zgjerim. Është bashkim.

Kur vjen fjala për Shqipërinë ne jemi euriopainë, në mënyrën kokëfortë të dashuruar me Europën. Nuk pranojmë jo për përgjigje, do jemi me BE deri në fund, siç ishim me Stalinin. Do jemi me BE edhe Kur be të zhduket. Do ftojmë të gjithë që ta nisin nga Shqipëria dhe të ndërtojmë një tjetër BE. S’ka shans që aktorë të tjerë si Rusia të na ndërrojnë mendjen. Rajoni është një hapësirë ku Rusia ka influencë. Para se të jete vonë duhet që disa gjëra ti bëjmë ndryshe. Duke nisur nga plani i rritjes që është diçka e re. Për vendet që nuk janë anëtarë u jepet mundësi të integrohen në tregun e përbashkët.

Rama gjithashtu ironizoi me faktin se çfarë quhet sot një eurooptimist dhe një europesimist.

“Një eurooptimist thotë që Turqia do të anëtarësohet në Evropë nën presidencën shqiptare, ndërkohë që europesimisti thotë që Shqipëria do të bëhet anëtare nën presidencën turke", tha Rama. 

Shefi i qeverisë shqiptare u ndal te mbështetja e Shqipërisë ndaj Ukrainës si një gjë e natyrshme, pasi Tirana zyrtare e ka kuptuar prej kohësh që nuk ka asnjë interes ta shohë Rusinë si një partner.

“Jemi i vetmi vend në Evropë që prej vitit 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë nga autoritetet e larta tonat në Moskë, as nga autoritetet e larta të Moskës te ne. Të kuptuarit të fqinjësisë nuk mudn të zgjidhet duke dërguar një ushtri", vijoi Rama. 

Një koment e pati edhe për marrëveshjen me Italinë për emigrantë, ku së pari Rama tha se Shqipëria nuk i thotë dot jo Italisë, ndërsa së dyti sipas tij kjo marrëveshje tregon se të gjithë jemi europianë dhe duhet të sillemi si të tillë.

Së pari se nuk i themi dot jo Italisë, nuk i thua dot jo as Melonit, por si themi sot jo Italisë për shkak të historisë dhe faktit se sa shumë ka qenë e pranishme për ne Italia kur kemi qenë në situata shumë të këqija. Së dyti, sepse jemi të gjithë europianë dhe duhet të sillemi si europianë edhe pse po na vonojnë lejen për të qenë pjesë e kësaj familje të përbashkët europiane.

Në fillim, kreu i qeverisë nuk i kurseu batutat edhe për formatin e panelit në krah të kryeministres daneze dhe presidentit finlandez.

 “Zakonisht më vini në lokomotivën me avull me njerëz nga Ballkani, ndërsa tani jam në një makinë elektrike me dy nordikë. U ndjetë shumë vetëm në akull dhe do të donit pak diell nga Shqipëria për ta rritur pak temperaturën këtu”, tha Rama. 

Për tri ditë rresht, nga 30 Gushti deri më 1 Shtator dhjetëra udhëheqës po të diskutojnë çështjet kritike për sigurinë dhe mbrojtjen në këtë forum.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:06
‘Sillni kafen turke, duam të shohim filxhanin’, Rama batuta me moderatorin: Kur ftoni njerëz nga Ballkani duhet të zgjasni kohën

 

Kryeministri Edi Rama gjatë panelit të diskutimit me kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, pati një debat që u shoqërua me batuta, me gazetarin Ali Aslan, moderator i panelit.

Rama iu drejtua me batuta gazetarit Aslan se kur fton njerëz nga Ballkani duhet të zgjasë kohën e diskutimit në panel, pasi të tillë e kërkon tradita.

Me humor, Rama i kërkoi madje gazetarit t’i sillte kafen turke nga ku do të shihej edhe filxhani që parashikon të ardhmen.

Batutat mes Ramës dhe Ali Aslan:

Ali Aslan: Jam i sigurt që vetëm ky panel mund të jetë një ditë e dytë e GLOBSEC.

Edi Rama: Më duhet të them të njëjtën gjë që e them gjithmonë. Nëse ftoni njerëz nga Ballkani duhet të zgjasni kohën. Nëse doni memo, sillni nordikët, vendosini 5 minuta, ju japin memon dhe kthehen te akulli. Ne duam të diskutojmë, të argëtohemi, sillni kafen turke se duam të shohim edhe të ardhmen te filxhani. Jeni gjermanizuar shumë miku im.

Ali Aslan: Nuk është gabim të jesh i gjermanizuar.

Edi Rama: Të jesh gjermanizuar është shumë gabim, jo gabim.

Ali Aslan: Mendoj se është afër mendsh se sa herë ke kryeministrin Rama në skenë gjithmonë kalojmë një kohë të këndshme, është një kombinim i përsosur i përmbajtjes së fortë dhe argëtimit.

Ora 11:57
Rama në Pragë: Solidariteti ynë me Ukrainën, gjëja më e natyrshme! Një mosmarrëveshje nuk mund të zgjidhet me ushtri

 

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Pragë, në Forumin e sigurisë GLOBSEC 2024, në Panelin e diskutimit me Kryeministren e Danimarkës Mette Frederiksen dhe Presidentin e Finlandës, Alexander Stubb, moderuar nga gazetari i njohur i Ali Aslan.

Ai është pyetur se përse është e rëndësishme për Shqipërisë që të jetë një mbështetëse e palëkundshme për Ukrainën.

Rama para se ti përgjigjej, pyetjes u shpreh se ishte shumë ndërruar që është ulur pranë dy nordikëve pasi duhej dielli në një vend të ftohtë siç është Praga. Madje shprehet se tai është ngritur në një nivel tjetër shoqërie në Europë.

Ne u rritëm në një vend ku Ushaingtoni e Praga ishin njësoj, nuk mund të vinim. Na thoshin që imperializmi amerikan ishte i njëjti djall dhe duhet të mbeteshim me Stalinin. Nuk ka asnjë interes, nuk ka asnjë nevojë ta shohësh Rusinë si aletet tonin për aq kohë sa rusi, ëndrra për një variant të caktuar të imperializmit nuk do të zhduket. Jemi i vetmi vend në Europë që prej 1990 nuk ka pasur asnjë vizitë, as nga autoritetet e larta në Moskë, apo autoritetet e larta të Moskës tek ne. Solidarizimi është me Ukrainën, në europë, në shekullin XXI në çdo mosmarrëveshje e të kuptuarit të fqinjësisë nuk zgjidhet duke çuar një ushtri.  

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 01/09/2024 01:27

    Jo z.Rama,Shqiperia mund t'i thote jo Italise e cdo shteti tjeter po te doje,nese kemi respekt per veten,prandaj mos i pergjitheso gjerat e mos fol ne shumes.Ishe ti e vetem ti, qe i the po Italise e nuk pyete askend!

    Përgjigju
  • gjergji: 31/08/2024 16:12

    Kryeministri shqiptar Rama eshte jo vetem kryeministri me i mire i gjitha kohrave te shtetit shqiptar,por edhe me trimi e jashtezakonisht inteligjent.Eshte paisur me nje bagazh intelektual e patjeter nje karizem te jashtezakonshem.Bravo Rama.

    Përgjigju
  • je njesh me te huajt: 31/08/2024 14:41

    Mendo ku do ishte shqiperia sot po te kishin folur te gjithe kryeministrat shqipetare keshtu me te huajt ne takimet nderkombetare

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje