'E dua Giorgion, por më shumë dua të vërtetën', Rama i paraprin intervistës të Rai 3: Sot ballafaqojmë faktet

'E dua Giorgion, por më shumë dua të vërtetën', Rama i paraprin intervistës të Rai 3: Sot ballafaqojmë faktet

Giorgio Mottola dhe Edi Rama

Televizioni italian“Rai 3” vijoi sot me publikimin e investigimit lidhur me kampet e refugjatëve në Gjadër dhe Shëngjin, Pjesë e këtij emisioni pritet të jetë dhe intervista e marrë me kryeministrin Edi Rama

Me anë të një postimi në Facebook, kryeministri Rama lajmëroi sot në mbrëmje intervistën e tij për RAI 3 me gazetarin Giorgio Mottola.

Klikoni ketu per intervisten e kryeministrit Edi Rama

Rama shkruan se sot do të ballafaqohen faktet në emisionin Report, ndërsa shton nuk do të ndërhyjë në skenarin e emisionit dhe montimin e saj. Kujtojmë se ky do të jetë episodi i dytë për Shqipërinë dhe Edi Ramën. Rama thotë se episodi i parë përzieu në të njëjtin kazan sherrin politik italian për marrëveshjen Itali-Shqipëri me llumin e eksportuar nga mediat e Tiranës.

Postimi i Ramës në Facebook:

“VOGLIO BENE A GIORGIO MA VOGLIO DI PIU A LA VERITA”*

SONTE 20:00

“RAI3 Report” bëri para disa javësh një reportazh ku përzieu në të njëjtin kazan prodhimet e sherrit politike italian mbi marrëveshjen Itali-Shqipëri për qendrën e pritjes së tremijë migrantëve në Shëngjin, me llumin e eksportuar nga kanalet e ujërave të zeza politike e mediatike të Tiranës, duke cënuar imazhin e Shqipërisë dhe dinjitetin e shqiptarëve. Dihet “lufta” që pasoi e që u bë temë e mediave italiane pas kundërvënies sime ndaj asaj llumnaje.

Drejtori i programit “Report” iu përgjigj pozitivisht ftesës sime publike drejtuar atij personalisht, për të ballafaquar faktet në sytë e audiencës së RAI3. Ramë dakord, që përveç copave të intervistës së bërë në zyrën time, të cilat ata do t’i marrin e do t’i presin dhe qepin sipas skenarit të tyre (me qëllimin lehtësisht të lexueshëm të vazhdimit të përzierjes në të njëjtin kazan të sherrnajës politike italiane me llumin e eksportuar nga Tirana) intervista e pacensuruar do të publikohet e plotë njëkohësisht në rrjetet sociale të Report, si edhe këtu në këtë faqe.

Sonte në mbrëmje shikoni, dëgjoni e gjykoni vetë, unë s’po bëj asnjë koment. Nesër flasim, këtu jemi prapë

*Kujdes e kam fjalën për Giorgio-n, gazetarin në foto, jo për Giorgia-n, shënjestrën kryesore të “RAI3 Report”

Dokumentari 

21 prill të këtij viti, në televizionin Rai3 u publikua emisioni investigativ 'Report' në të cilën ishte trajtuar marrëveshja mes Italisë dhe Shqipërisë për emigrantët, ku ndër të tjera thuhej se njeriu kyç i paktit është Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave. Këtë të fundit e quan ish avokat të trafikantëve të drogës. Në një reagim për "La Repubblica' Agaçi, deklaroi se krahasimi i bërë nga programi televiziv ishte shumë i dëmshëm për reputacionin e tij dhe kishte udhëzuar avokatët të ngrenë padi për shpifje. Vetë Rama tha se e gjitha ishte gatuar  u hodh baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar kryeministren e Italisë Giorgia Meloni.

Vetë Rama e etiketoi 'episod të turpshëm baltosjeje të Shqipërisë' dhe 'me qajse kriminale'  dhe se po hidhej baltë mbi Shqipërinë për të sulmuar kryeministren e Italisë Giorgia Meloni. Madje ftoi gazetarin në një intervistë  

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Loni: 02/06/2024 16:25

    Po po e besueshme gjithcka. Edhe ai italiani e kuptoi qe kishte shpikur se nuk e kishte kuptuar. Falenderime per ty qe e ndihmove te sqarohej

    Përgjigju
    • Non-grata: 02/06/2024 17:07

      E stisur nga fillimi në fund.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!

Takimi me gratë e PD, Vokshi bëhet ‘lëmsh’ me datat: ‘Rama i urren gratë!’ Mbështetësja: Berisha është Zoti i Tokës, e marr unë plumbin e parë!