Rrëshen, Rama viziton shkollën profesionale! Batuta me Dom Gjergjin: Ogur i mirë kur vijmë ne! Bien kambanat

LEZHË- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Rrëshen ku ka inspektuar ambientet e shkollës profesionale “Shën Jozefi Punëtor” që përgatit nxënësit nga Kurbini, Lezha, Fushë-Kruja, Mati, Kukësi e Dibra në fushat Hoteleri – Turizëm, Elektroteknikë, Informatikë, Shërbime Mjetesh e Transporti, Instalues Sistemesh Hidrosanitare.

Në shkollën profesionale me 400 nxënës, Rama tha se qeveria do të përfshihet në një partneritet publik-privat me kishën katolike që ka organizuar këtë sistem shkollimi, për të zgjeruar kapacitetin dhe për krijimin e kushteve optimale të jetesës për nxënësit.

Kreu i ekzekutiviti ishte i shoqëruar nga Imzot Dom Gjergj Meta i cili tha se po bëhen përpjekje për zgjerim të bashkëpunimit të shkollës me bizneset, duke theksuar se ka kërkesa të mëdha për profesionet që mësohen në shkollë. Mes të tjerash, Dom Gjergj Meta shpjegoi sesi edhe persona të cilët punojnë prej vitesh si hidaulikë mund të shkojnë në shkollë dhe pasi të ndjekin procesin e nevojshëm, të pajisen me një certifikatë për shërbimin që ofrojnë.

Nevoja e bizneseve, jo vetëm të zonës, për punonjës të kualifikuar ka bërë që mbi 60% e nxënësve që mbarojnë shkollën të gjejnë menjëherë një vend pune.

“Tani gjithmonë e më shumë do të thellohet kjo se bizneset po e kuptojnë gjithmonë e më shumë se duhet të investojnë edhe vet për këtë sepse ndryshe nuk iu vjen njeri te dera”, - theksoi Kryeministri Rama.

“Kjo është edhe një nga përpjekjet që bëjmë që t’i ofrojmë biznesit që ata të financojnë shkollën dhe të interesohen për këtë. Nëse do të gjenim një mundësi bashkëpunimi, do të ishte një gjë shumë e mirë për mësuesit dhe nxënësit. Një nga bashkëpunimet më të mira që kemi pasur ka qenë me një shkollë profesionale në Trento. Ata kanë shumë përvojë në këtë gjë dhe kemi pasur shkëmbime të herëpashershme në Trento se është një rajon autonom dhe na ofron mundësi”, - u shpreh Dom Gjergj Meta. 

Pasi inspektoi kurset që ofron shkolla, Rama gjatë një bashkëbisedimi me Dom Gjergj Metën pati edhe batuta për kambanat e Kishës.

“Ne të kemi bërë një pikë që të vijnë të luten dhe të thonë; aman të vijmë nga Gjimnazi dhe të futemi te ju. Ogur i mirë që kur vijmë ne, dhe bien kambanat.”, tha Rama.

Të pranishëm ishin edhe ministri i Drejtësisë Ulsi Manja dhe kryebashkiaku i Mirditës, Albert Melyshi, të cilët patën një 'përplasje' në distancë me njëri-tjetrin sa i takon pretendimeve të ministrit se Melyshi po shkarkonte punonjësit e bashkisë që drejtonte duke u bazuar në bindjet partiake që ato kanë. 

 

 

B.V/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pali: 03/03/2024 17:58

    Po ju thoni qe ka zbritur mesia

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë