Kryeministri Edi Rama ishte sot në Dubai në sesionin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave qeverisëse së bashku me ish kryeministrin britanik, atë që e quan dhe ‘mik të çmuar’ Tony Blair.

Ndryshe nga shumë vende të tjera, Shqipërisë mund t’i duhen më pak se dy vite për përafrimin e legjislacionit me atë të Bashkimit Europian dhe aleat për këtë do të ketë inteligjencën artificiale dhe ndihmën e Mira Muratit, shqiptares e cila krijoi Chat GPT. 

Teknologjia mund të jetë bekim për ata vende që kanë mbetur pas madje dhe ti kalojnë. Për të hyrë në BE na duhet të transpozojmë të gjithë të ashtuquajturin korpusin e legjislacionit të BE-së, më shumë se akte ligjore e nënligjore. Për shtete përpara nesh ka nënkuptuar një armatë përkthyesish, certifikuesish. Kroacisë iu deshën 7 vjet për të bërë këtë transfuzim letrash. Testet tona po tregojnë që - me formën aktuale të teknologjisë – mund të bëjnë në më shumë se dy vjet, por duke parë që teknologjia sa vjen e përmirësohet jam I bindur se mund të shkurtohet kjo kohë. Është e pamundur të parafytyrojmë se deri ku mund të shkojmë me teknologjinë” tha Rama.

E-Albania e solli si model suksesi.

 

“Ne kemi ndryshuar kryekëput mënyrën me të cilën merren shërbimet publike. Jo shumë vite më parë për çdo dokument, për çdo certifikatë, për çdo licencë, për çdo dokument për të vërtetuar që nuk ke qenë i dënuar, apo nuk të është marrë asnjëherë leja e drejtimit duhet të mbaje radhë të gjata në sportele, në kushte të këqija. Çdo gjë është dixhitalizuar tashmë, nuk kemi më sportele, çdo gjë është ndërveprim i drejtpërdrejt midis personit që ka nevojë për shërbimin dhe telefonit të tij celular apo kompjuterit të tij”, tha Rama.

Pranoi se po punohet gjithnjë e më shumë të forcohet siguria kibernetike ndërkohë që Shqipëria është objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetike nga Irani.

Qeveria po punon me Microsoft dhe Orakull po përpiqemi të marrim më të mirë. Duke qenë se jemi përballur me një sulm mjaft masiv nga Irani, duke qenë dhe objektiv i përhershëm i sulmeve kibernetike nga Irani, ne e dimë jo vetëm logjikisht porn ë lëkurë sesa është e rëndësishme të kesh të dhëna të sigurta.

Fjalën e mbylli pa harruar të ftojë të gjithë të pranishmit të vizitojnë Shqipërinë që Zoti e bekoi me bukurinë e natyrës ndërsa historia e mallkoi

"Ku do të shkojë kjo teknologji? Për një gjë që jam i sigurtë që Teknologjia nuk do arrijë kurrë ti bëjë është dielli, plazhet, malet e jashtëzakonshme, liqenet, qytetarët mikritës të Shqipërisë. Ejani në Shqipëri e do të keni ide më të mira si teknologjia mund të përplotësojë bekimin nga Zoti të një vendi që është mallkuar shumë nga historia" u shpreh Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 15:16
'Tony Blair frymëzimi im për të reformuar PS' Rama: Pa të nuk do isha as në politikë! Ish kryeministri britanik: Jeni një nga udhëheqësit që admiroj

1707830420_rama.jpg

Në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale, Rama dhe ish-kryeministri britanik, Tony Blair shkëmbyen dhe vlerësimet reciproke për njëri tjetrin

Edi Rama: Unë nuk do të isha as kryeministër as njeri i angazhuar në politikë nëse nuk do të ishte për Tony Blair. Përpara se ta njihja ishte modeli im e frymëzimi për të hyrë në politikë e reformuar PS dhe për të besuar se jo vetëm politika mund të jetë forcë për të bërë mirë por rrugë e tretë për të majtën.  Blair është arsyeja kryesore pse unë u bëra kryeministër.

Tony Blair: Jeni një nga udhëheqësit që admiroj më shumë në botë.

Ora 15:00
Ku do të jetë Shqipëria në 5 vitet e ardhshme? Rama tregon skenarin ideal

1707830420_rama.jpg

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Dubai ku mori pjesë në panelin e Samitit Botëror të Qeverisjes mbi rolin e teknologjisë në adresimin e sfidave aktuale me ish-kryeministrin britanik, Tony Blair.

Ku do të donte të ishte Shqipëria në 5 vitet e ardhshme?

“Në skenarin ideal do të doja që Shqiëpria të ishte një vend që sillet e punon si shtet anëtar I BE-së, nëse do të jetë formalisht apo jo në BE nuk është vendimi ynë. Ku do të shkojë kjo teknologji? Për një gjë që jam i sigurtë që Teknologjia nuk do arrijë kurrë ti bëjë është dielli, plazhet, malet e jashtëzakonshme, liqenet, qytetarët mikritës të Shqipërisë. Ejani në Shqipëri e do të keni ide më të mira si teknologjia mund të përplotësojë bekimin nga Zoti të një vendi që është mallkuar shumë nga historia" tha Edi Rama.