Rama në Selanik/ Elezi: E përdor nacionalizmin si mjet për votën e diasporës! Bala: Oksigjeni i Greqisë për pretendimet në Shqipëri është opozita

Deklaratat e Ramës për Vorio Epirin që provokuan Athinën u diskutuan pasditen e sotme në ‘Studio Live’ me Ibsen Elezin dhe Anri Bala. Elezi theksoi për Arbër Hitajn se Rama e përdori tashmë retorikën nacionaliste në dallim nga më parë pasi synon kategorinë e votave të diasporës.

'Zoti Rama e bën për çështje elektorale pasi vota e emigrantëve është pjesë e rëndësishme e procesit. Emigrantë të lidhur me Shqipërinë dhe zhvillimet politike është një përqindje shumë e madhe. Kjo është arsyeja si një strategji për të ndërtuar një rrjet për këtë kategori votash. Është gjë normale në politikë, në fund ajo çka do gjykohet është shumatorja e votave.

Në disa herë, në daljet e tij i mëshon faktit elementit nacionalist. I ka munguar më parë. Open Balkan dhe afrimi me Vuçiç ishte kosto e madhe. Bashkëpunimi me Serbinë duke nxjerrë nga loja Kosovën nuk ishte i pëlqyeshëm. Zoti Rama ka statistikat dhe mjetet e nevojshme për të matur pikat e forta dhe të dobëta. Nacionalizmi në vendin tonë shumë herë keqkuptohet. Arma e parë e nacionalistit është rritja dhe zhvillimi i vendit të vet. Pastaj ato të bërtiturat unë jam më nacionalist se ty nuk shërbejnë.'

Sipas tij, Rama nuk ka ndonjë qasje të ashpër me Greqinë, thjesht i tha një fakt për mos realitetin e Vorio Epirit.

'Nuk është se zoti Rama ka ndonjë qasje të ashpër me Greqinë. Nuk është se i ka shpallur luftë Greqisë. Që çështja Vorio Epirit është e vdekur është një fakt. Në skenën politike greke është një pjesë e ekstremit që i mëshon kësaj. 97 ka qenë një moment pothuaj pa shtet dhe nuk është se ndodhi diçka. Edhe grekët e dinë që nuk mund të kenë pretendime territoriale. Dhe zoti Rama e përdor këtë, është mjeshtër i propagandës. E ka çuar në një nivel të lartë për të përpunuar opinionin publik.'

Bala thotë se ky term i Vorio Epirit nuk është aq i vdekur përderisa Athina përdor një personazh si Belerin dhe ka dhe opozitën shqiptare sipas tij që i shkon pas fijes.

'Vorio Epiri nuk është kaq e vdekur, përderisa përdorin Belerin. Ligjin e luftës nuk e kanë hequr. Provokimi më i madh që i bëri zoti Rama që Vorio Epiri është i vdekur, reaguan duke thënë se është gjallë por bënë dhe eurodeputet Fredi Belerin, me qasjen e tij kur erdhi në Shqipëri. Provokimet dhe ngacmimet ekzistojnë.'

Elezi mendon se gjetja e personazheve si Beleri për këtë punë tregon dështimin e politikës greke.

'Kur nuk gjen njerëz serioz por gjen Fredi Beleri. Është dështim i politikës greke. Përfundojnë me një eurodeputet si Fredi Beleri. Nuk mund të kalojë në heshtje që një person i dënuar me blerje vote vazhdon aktivitetin e tij në parlamentin europian.'

Bala: Oksigjeni i Greqisë për pretendimet e saj është opozita. Opozita shqiptare vazhdon e thotë se Fredi Beleri është një i arrestuar politik.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    2 Dhjetor, 11:38

    Buxheti 2025, a duhet pranuar amendamenti i PD-së për minimumin jetik?



×

Lajmi i fundit

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend

Presidenti i Iranit flet në telefon me presidentin Putin, në fokus zgjidhja e situatës në Siri! Turqia: Assad duhet të dialogojë me opozitën në vend