Rama në Shkodër: Më e prapambetura nga bashkitë, peng i së shkuarës

 

Kryesocialsiti Edi Rama ka zhvilluar takime me strukturat në Shkodër, në kuadër të rienergjizimit të partisë. Në fjalën që ka mbajtur para anëtarëve të organizatave socialiste, kreu i qeverisë është ndalur në punën që do bëhet për qytetin e Shkodrës, e cila për herë të parë u ‘kthye rozë’ në zgjedhjet vendore të 14 majit.

Rama thotë se qeveria do ketë mbështetje pa kursim për mbështetjen e Shkodrës, pasi është një nga bashkitë më të prapambetura në vend, për shkak se mbeti peng i së kaluarës duke u kapur pas së shkuarës, siç e cilësoi Rama.

"Dua të them që pas afro 24 orësh këtu në Shkodër më vjen shumë mirë që përjetimi është pozitiv dhe që ndjesia e vlerës së votës është e prekshme. Besoj që është e prekshme, jo thjesht për mua, por është  e prekshme për banorët e Shkodrës. E ndjej vetë mes vizitave të dikurshme dhe vizitave pas zgjedhjeve ku buzëqeshja dhe dëshira e njerëzve për tu afruar për tu shprehur janë gjithnjë e më të forta. Është reflektim i punës mbresëlënëse që po bën Beneti me skuadrën e bashkisë së re. Punë që nuk diskutohet që ne e mbështesim pa kushte dhe pa kufizim, sepse Shkodra është një potencial i jashtëzakonshëm për zhvillimin kombëtar. Shkodra është e prapambetur me bashkitë tjera, ishte pengu i një krenare të humbur që përkthehet në një mllef vetëagjësues, refuzimi për ndryshim duke u kapur pas së shkuarës. Sot Shkodra po bëhet hapësira e një krenarie të fituar, një krenari që ushqehet nga ndjenja e të qenit në qendër të vëmendjes, të shikuarit të ndryshimi të mundshëm, nga ndjenja e të ardhmes që ka filluar të ushqejë zemrat dhe mendjet e shkodranëve. Për mua është e rëndësishme krenaria e mbështetur në atë që ne mund të bëjmë së bashku, jo vetëm të mbështetur te historia, tradita, vlerat e krijuara nga e shkuara, ushqimi i ndjenjës së krenarisë për Shqipërinë, Shkodrën, Vlorën, është themelor për të siguruar të ardhmen që meritojnë gjeneratat e tjera. Shkodra është laborator i të shkuarit përtej kufijve partiak dhe i të kuptuarit të interesave dhe qëllimeve të përbashkëta, që mund të mbrohen më mirë duke i kapërcyer kufijtë partiake, duke kuptuar që PS nuk është qëllim më vetvete, por një instrument për të realizuar qëllime të përbashkëta që kanë të bëjnë me njerëzit”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama takim me strukturat: Shkodra peng i së shkuarës, demokratët e kanë derën e hapur! Aktivizohuni në rrjetet sociale


SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë