Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot një operacion masiv nga Policia e Shtetit ndaj personave me rekorde kriminale, të cilët ai i cilësoi feudë të kultivimit të kanabisit.
Gjatë mbledhjes së Task Forcës së Zyrës Operacionale kundër Kanabisit, Rama deklaroi se aksioni i policisë do nisë menjëherë pas mbylljes së sezonit turistik, në muajin shtator.
Kreu i qeverisë shtoi se policia ka informacionin e duhur si dhe disponon emrat e këtyre personave.
Atyre, tha Rama, do t'u goditen pasuritë, duke nisur nga kontrolli i makinave të shtrenjta për të justifikuar burimin e të ardhurave përpara prokurorëve dhe gjykatësve.
"Policia e Shtetit të përgatitet për një operacion të madh kombëtar për personat me rekorde kriminale, pjesë të grupeve kriminale që kanë statusin të fortit të zonës dhe që në këndvështrimin tim janë lehtësisht të evidentueshëm dhe lehtësisht të ndjekshëm penalisht te të goditshëm ndaj aseteve që kanë në zotërim", u shpreh Rama.
'Të fillojmë nga kontrolli i makinave luksoze'
"Ky operacion duhet përgatitur me shumë kujdes dhe nuk duhet të bëhet pengesë në këtë fazë kulmore të sezonit turistik, por menjëherë me rënien e fluksit të turistëve, të vihet në zbatim duke kontrolluar automjetet e këtyre personazheve.
Janë elementë shumë shqetësues për komunitetin. Të vihen përpara përgjegjësisë për të justifkuar vlerat marramendëse të automjeteve të tyre. Të bëhet transparencë dhe të përgjigjen aty ku duhet përpara prokurorisë e gjykatës.
Është koha për ta pastruar Shqipërinë jo vetëm, nga kanabisi, por edhe nga këto mikrobe të gjalla që kontaminojnë organizmin e komuniteteve tona, dhe kërcënojnë sigurinë e njerëzve të zakonshëm të këtij vendi, familjarëve e banorëve në të gjithë territorin e vendit ku këto feude të kanabisit janë shprehja më kuptimplotë e domosdoshmërisë për zhdukjen e tyre me goditjen pa mëshirë ndaj këtyre elementëve".
'Policia disponon emrat e feudëve të kanabisit'
"Policia ka informacionin e duhur, ka emra, bëma, lidhje, lëvizje të këtyre lloj mikrobeve që të bëjë të mundur operacionin super të suksesshëm në këtë drejtim për t'i dhënë një mesazh njerëzve të këtij vendi se koha kur shteti ishte vetëm një aleternative e sigurisë së tyre, ka ikur”, u shpreh Rama.
Kryeministri tha gjithashtu se misioni i vendosur nga qeveria për t'i dhënë fund fenomenit të kultivimit të kanabisit, është drejt finalizimit.
"Objektivi për t'i dhënë fund kultivimit të kanabisit, një fenomen që e njollos vendin tonë është drejt realizimit të plotë, por sidoqoftë besoj se nëse do arrijmë të plotësojmë siç e kemi vendosur këtë objektiv për nga pastrimi i territorit nga feudët e kultivuesve të kanabisit, ana tjetër e medaljes është për t'u parë më thellë dhe deri në fund në kuptimin e evidentimit, ndalimit dhe ndëshkimit të elementëve kriminalë që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme shuma të mëdha parash dhe posedojnë asete kriminale.
Ka kryetarë të caktuar bashkish që nuk janë shfaqur në lartësine e kësaj sfide për crrënjkosjen e kanabisit, s’është vetëm sfida e Policisë së Shtetit", deklaroi Rama.
/Shqiptarja.com

VIDEO