Rama: Në vjeshtë mbajmë kongres tjetër, do japim llogari për ç'ka thamë sot! Ngremë një mekanizëm të ri, letra sekrete ku anëtarësia do japë mendimin për performancën

TIRANË- Kryesocialisti Edi Rama njoftoi se në vjeshtë do të mblidhet një tjetër Kongres ku do të kërkohet llogari për të gjithë punën e kryer. Për të vlerësuar punën e krerëve të degëve, kryetarëve të bashkive, por edhe të deputetëve, Rama tha se do të ngrihet një mekanizëm ku do t'i kërkohet mendimi të gjithë anëtarësisë së Partisë Socialiste.

Rama shpjegoi se anëtarësisë do t'i kërkohet mendimi përmes një letre me shkrim sekrete, ku të gjithë anëtarët do të vlerësojnë performancën e bashkive dhe të të gjitha institucioneve të pushtetit qendror në qarqe. Kjo metodë do të kthehet në një traditë sipas Ramës, e cila do të përsëritet vazhdimisht.

"Së pari mendoj se është e udhës që në vjeshtë tjetër Kongres që t’i përkushtohet llogaridhënies lidhur me çka thamë sot, lidhur me një periudhë që do jetë sfiduese dhe provë për të gjithë. Propozoj të nisim punën, me zgjedhjen e kryetarëve të bashkisë. Duhet të ndërtojmë një mekanizëm të marrjes së opinion të gjithë anëtarësisë së partisë për institucionet vendore dhe qendrore në territor, marrje mendimi me shkrim. E gjithë partia do të ftohet që të japë opinion  e vet me një fletë sekrete për performancën e bashkive dhe të gjitha institucionet e pushtetit qendror atje. Partia duhet të jetë syri që ndjek në emër të të gjithë zgjedhësve realizon e programit dhe raportin me zgjedhësit, të të zgjedhurve dhe të përfaqësuesve të pushtetit. Ne duhet ta kthejmë në rregull, nuk mundet dot që të zgjedhurit dhe për e pushteti të jenë të mbrojtur nga një gardh bashkëpunëtorësh të afërt", tha Rama.

Rama nuk kurseu kritikat për këshillat bashkiakë, për drejtuesit e qarqeve, për kryetarët e bashkive e për drejtorët e institucioneve, ku sipas tij nuk po e kryejnë si duhet detyrën. Ai shkon edhe më tej, ku thotë se ka edhe deputetë që nuk shkojnë të takohen me qytetarët në qarqet që përfaqësojnë. Për të gjitha këto, Rama tha se do analizohet mendimi i anëtrësisë së PS-së në Kongresin e vjeshtës.

Kreu i qeverisë paralajmëroi marrjen e opinion për këto çështje edhe nga qytetarët e thjeshtë që nuk janë pjesë e partisë, por fillimisht Rama tha se duhet ta nisin me anëtarësinë.

"Përderisa këshillat bashkiak nuk e luajnë rolin e tyre, janë të konfomuar komplet atje, dhe nga ana tjetër përderisa shumë drejtorë të kësaj maxhorancë dhe për institucionesh nuk e luajnë rolin e  tyre, por janë në rrethin e pushtetit të vogël dhe na ndajnë ne nga pjesa e njerëzve, ne duhet të lidhemi direkt me ta. Anëtarësia duhet të ketë mundësinë që të shprehet, pastaj vijmë në kongres dhe diskutojmë rezultat e shprehjes së anëtarësisë, mos të them që të shtrihet përtej anëtarësisë, por për momentin ta nisim me ta, për ta pyetur sa i kënaqur është nga kryetari i bashkisë. Drejtuesit e qarqeve kanë rol të rëndësishëm për të luajtur në këtë aspekt, edhe ata duhet të japin llogari në kongres. Partia duhet pyetur edhe për deputetë, për deputetë e qarkut apo bashkisë. Kemi deputetë të shkëlqyer e them me plot gojën, rrin e ndjekin çdo gjë në terren, por kemi deputet që për herë të fundit kanë qenë ditën kur janë numëruar votat. Kemi deputetë që shkojnë në territore më pak se çfarë shkojnë drejtuesit e qarkut", vijoi Rama.

Qeveria do të fokusohet edhe në fusha të tjera si arsimi, bujqësia, por jo vetëm. Rama paralajmëroi një zinxhir kongresesh, ku në periudhën maj-qershor do të mbahet një kongres i posaçëm për bujqësinë, ndërsa në periudhën gusht-shtator një për arsimin. Datat e këtyre kongreseve ende nuk janë përcaktuar, por Rama bëri me dije se do të ftohen aktorë të këtyre fushave për të trajtuar problematikat.

"Zinxhirë kongresesh, një kongres për bujqësinë, në maj-qershor, nuk është përcaktuar data, do ftojmë aktorët e sektorit, ekspertët studentët pedagogët, ekspertë të huaj me të gjitha temat e bujqësisë. Do bëjmë kongresin e arsimit në fund të gushtit ose fillim të shtatorit, me prindër, mësues specialistë", tha Rama.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • I deleguari: 10/04/2022 15:00

    Ç'thotë populli bën partia ,çdo partia bën populli o komandanti legjendar i demokracisë!!

    Përgjigju
  • Iris: 10/04/2022 01:01

    Kot e quan kongres nese e mbledh cdo 6 muaj,konference do ishte me e pershtatshme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve

Protesta e opozitës më 26 Nëntor/ PD publikon 5 rrugët dhe pikat që do bllokojë në Tiranë! Ja ndarja e deputeteve