Rama në Vlorë: Do hapen lokalet brenda, ministria jep sot detajet! Jo më inspektime bizneseve, vetëm monitorim kundër punës në të zezë

Lokalet do të hapen edhe në ambientet e brendshme të tyre, ndërsa gjatë ditës së sotme ministria do të jap edhe detajet dhe kushtet e hapjes së tyre.

Gjatë inspektimit të bizneseve në qytetin e Vlorës, Kryeministri Edi Rama tha lajmin se ditën e sotme Ministria e Shëndetësisë do të njoftojë për hapjen e ambienteve të brendshme të lokaleve për klientët, të cilat deri më sot qëndronin të mbyllura si pasojë e masave anti-covid. Rama u shpreh se Ministria e Shëndetësisë do të japë udhëzimet për lokalet të cilat do të kenë mundësi të punojnë edhe brenda, pasi koha po ftohet dhe qytetarët do ta kenë të pamundur për të qëndruar jashtë.

“Sot do të dalë njoftimi i ministrisë së Shëndetësisë për hapjen brenda të lokaleve, se është problem tani që fillon koha më e ftohtë, por duke respektuar masat”, tha Rama.

Kryeministri ndërsa inspektoi disa biznese të zonës duke theksuar edhe çlirimin e tyre nga tatim fitimi dhe TVSH-ja, tha se nuk do të ketë më inspektime, por vetëm mbikëqyrje kundër punës në të zezë, duke respektuar punën e punonjësve. Rama ka zhvilluar takime me bizneset ndërsa ka folur me ta për situatën që ndodhet biznesi dhe sesi ka ecur sezoni i tyre turistik gjatë pandemisë. 

"Heqja e TVSH ishte gjëja më e mirë për biznesin. E nisëm deri në 80 milionë që bëmë një zbritje të fortë gjysmë për gjysmë të taksës që ishte më parë dhe pastaj e shtrimë në 120 milionë. Tani e çuam në 140 milion . Deri tek 100 pa taksa, pa TVSH, tek 140 milionë pa taksa por me TVSH. Gjeja më e rëndësishme është se do shpëtoni nga çdo kontroll inspektimi dhe faturë, por duke monitoruar respektimin për punonjësit sigurimet shëndetësore e shoqërore" tha Rama.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:16
FOTO/ Rama i qeshur në kafe: Me gjyshet vlonjate dhe nipat e mbesat e tyre

Gjatë vizitës në qytetin e Vlorës për t'u takuar me strukturat e Partisë Socialiste dhe bizneset në Vlorë, kryeministri Edi Rama është ndalur për të zhvilluar një bisedë me gjyshet vlonjate, në një lokal të zonës.

Rama ka publikuar një foto në rrjetet sociale, ku duket i qeshur me disa gjyshe në Vlorë.

Me gjyshet vlonjate dhe nipat e mbesat e tyre”, shkruan Rama.

Ora 12:55
Rama batuta me bizneset në Vlorë: PD-në e kemi si hudhër për të mos marrë mësysh (VIDEO)

Gjatë inspektimit të disa bizneseve në Vlorë, kryeministri Rama nuk ka kursyer as batutat me pronarët e bizneseve. Duke folur për zerimin e taksave dhe TVSH, Rama ka shtuar se "PD në Vlorë e kemi si hudhrën që e vendosim aty për të mos marrë mësysh"

Biseda e kryeministrit me pronarin e biznesit të akulloreve

Edi Rama: Si je, çfarë thonë akulloret?

Biznesmeni: Deri tani na kanë shkuar gjërat mirë

Edi Rama: Kanë ardhur inspektorët të hanë akullore?

Biznesmeni: Për të ngrënë nuk kanë ngrënë, por për të ardhur kanë ardhur

Edi Rama: Tani nuk ka më inspektorë, se gjithë biznesi i vogël nuk do të ketë taksa dhe TVSH dhe inspektorë që të vijnë t’ju nxijnë jetën. Do të monitorohet vetëm paga, sigurimet shoqërore dhe shëndetësore të atyre që ke pas banakut. Do zoti i thërrisni pak mendjes t’ua rrisni pak rrogën.

Biznesmeni: Mendjes i kemi thirrur, nga një kam bërë 3 lokale pas 5 viteve, kemi punë më shumë vendi është bërë shumë më mirë. Unë nuk shikoj ngjyrën PD-PS, por njeriun që punon.

Edi Rama:  PD në Vlorë e kemi si hudhrën që e vendosim aty për të mos marrë mësysh

I.K/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen