Rama: Nga 1 janari, 3-fish më pak taksa mbi fitimin për sipërmarrjen e vogël

Nga 1 Janari i këtij viti ka hyrë në fuqi paketa e re fiskale. Qeveria njofton se bizneset që kanë xhiro vjetore nga 8 në 14 milionë lekë të reja, do të përfitojnë ulje të taksës së tatim fitimit, nga 15% në vetëm 5%.  Kryeministri Edi Rama vizitoi një prej sipërmarrësve që përfiton nga kjo ulje. “Tani, sinqerisht ne po ndihemi mirë, se na u ul taksa e tatim fitimit. Unë bëja 100 milion lekë xhiro në vit dhe paguaja 15 milionë lekë. Tani ne paguajmë 5 milion lekë. Unë do investoj më shumë tani. Do marr më shumë punëtorë. Shumë faleminderit, sinqerisht!” – u shpreh drejtuesi i një kompanie përpunimi mermeri në Tiranë.

Kryeministri Rama deklaroi se kjo lehtësi fiskale për biznesin do të përkthehet në më shumë vende të reja pune.  “Në fakt, kjo është zona më delikate e punësimit. Të gjithë bizneset, nga 8 milion në 14 milion xhiro vjetore, që, deri dje e kishin 15% taksën e fitimit, e kanë 3-fish më të ulët nga sot, por kanë kapacitete punësimi dhe vetëpunësimi shumë të mëdha.

Ajo që është më e rëndësishmja, në këndvështrimin tonë, është që, duke ju lehtësuar 3-fish, ju japim mundësi, e para, që të zhvilloheni me investime të reja dhe besoj, menjëherë, ju do mendoni për një investim të ri për tu zgjeruar, për tu konsoliduar dhe e dyta, për të rritur punësimin dhe për të rritur pagat,” deklaroi Kryeministri Rama. Në fund, kreu i qeverisë u shpreh se duhet të ulet numri i atyre që shkojnë në universitet dhe të rriten ndjekësit profesional.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Beni: 04/01/2019 18:02

    O ti (bizzy) a mund te me thuash se 1.000.000 i 15% te tatim fitimit sa duhet te jet fitimi?

    Përgjigju
    • @beni: 05/01/2019 05:48

      Xhiro eshte 10 milion te reja zbret koston e mallit zbret koston e puntorve drita uj etj ,dmth 15% taksohet fitimi presupozohet fitiminga 10 milion eshte 4 milion te 4 milionshi taksohet 15 %,dmth i bie 600000 lek , Kurse ai thote pagove 15 % te xhiros dmth sja ka iden as taksave qe paguan

  • Neri: 04/01/2019 14:43

    Po me gjith ate merme makineri nga 100000 euro , pse 14 milion te reja xhiro ben ai , ik o Edo se u bere bajat shkon i ben rreklam informalitete te njerzit e partise.

    Përgjigju
  • bizzy: 04/01/2019 13:56

    esht tatim mbi fitimin jo tatim mbi xhiron o biznesmen leshi qe ske pagu najher taksa

    Përgjigju
    • Neri: 04/01/2019 16:28

      Po normal keto gjera shet ne publik ky , Biznes qe e paska 100% fitim vetem ket kam pare

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë