4 ditë para zgjedhjeve, Rama akuza të forta nga Fushë-Kruja: Basha po bën fushatë me ata që vrisnin pas shpine policët! Mezi po presin të dalin sërish nga makina e Lulit

4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, kryeministri Edi Rama ngriti akuza të forta nga Fushë-Kruja, ndaj kryedemokratit Lulzim Basha se po bën fushatë me drejtorë policie që dikur shisnin operacionet te banditët e vrisnin pas shpine oficerët e policisë e pafajshëm. Sot tha Rama, po të njëjtën njerëz ndodhën brenda makinave të Lulzim Bashës që udhëtojnë nga një qytet në tjetrin si dasmorë dhe mezi presin që të dalin sërish nga ato makina për të bërë kërdinë në pushtet duke inkriminuar sërish Policinë e Shtetit dhe rikthyer bingot.

Rama nuk kurseu as ironitë me presidenti Meta, të cilin tha se  sillet si diversant e shkon i maskuar me kapuç te Gjiri i Lalzit, ndërkohë që akuzon socialistët si fuksa. Rama foli edhe për investimet në zonën e Krujës dhe impakti transformuar që do të ketë porti turistik i Durrësit në gjithë këtë zonë që nga ardhja e turistëve e deri tek ngritja e agro-turizmit nga emigrantët.

Nga Fushë-Kruja, një prej bashkive më të goditura nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019-s, Rama tha me krenari se ajo periudhë tregoi se ç'karakter ka kjo mazhorancë.

"Përmasa e njeriut nuk matet kur gjithçka shkon fjollë, por masa e njeriut matet në ditë të vështira. Masa e njeriut matet kur dridhet toka. Aty ne provuam se çfarë karakteri kemi, se me çfarë materiali jemi bërë dhe çfarë mund të bëjmë të gjithë së bashku.  Në Fushë-Krujë dhe në Thumanë po merr jetë çdo ditë shëmbëlltyra e zemrës sonë, e zemrës sonë që rreh bashkë me zemrën e të gjithë shqiptarëve.  Fëmijët e Thumanës dhe ato të Fushë-Krujës do të rriten krejt ndryshe nga siç u rritën prindërit e tyre.  Ata fëmijë sot do ta dalin nga shtëpia dhe nuk do të kenë më këpucët me baltë kur të shkojnë në shkollë", tha Rama.

Rama theksoi se pas një periudhe të tmerrshme për Shqipërinë dhe shqiptarët ka dritë. 

“Ju i ndjetë më shumë se të tjerët lëkundjet e frikshme të tërmetit. Për ditë të tëra ju i ndjetë pasiguritë. Por pavarësisht vështirësive në rezistuam. Ne provuam që përmasa e njeriut nuk matet në ditë të mira, por matet aty ku toka dridhet nën këmbë dhe kur ndeshet me forcën e një kundërshtie të madhe. Aty ne provuam se çfarë karakteri ne kemi dhe se çfarë mund të bëjmë së bashku përballë çdo të keqeje”, tha Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:28
Rama akuza Bashës: Po bën fushatë me ata që vrisnin pas shpine policët duke i shitur te banditët! Mezi po presin të dalin sërish nga makina e Lulit

Kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës duke thënë se në makinat e tij që bën paradë në rrethe si dasmorët në fakt janë të njëjtët persona që kanë kapur policën e shtetit nën influencën e kriminelëve në kohën që vendi drejtohej nga PD, dhe Basha ka qenë ministër i Brendshëm. Rama thotë se ata kanë shitur operacionet tek banditët dhe kanë sjellë vrasjen e shumë policëve të ndershëm.

"Ata që mezi presin, janë ata që mezi presin të hapin sa më parë bingot. Kjo është për të vënë kujën që  në Shqipërinë e vitit 2021 duhet të kemi përballë këtë konglomerat, me bingot, me drejtorët e policisë që shisnin operacionet tek banditët. A ju kujtohet sa janë vrarë oficerë policie pas shpine kur qeverisnin ata. Jo se s'dinin të luftonin, vriteshin pas shpine, nga telefonatat, por nga ata që janë te makinat e Lulit që p i thoni  po vijën. Janë te ato makinat që mezi prinin të dalin nga makinat. Të fillojë bixhozi, të fillojë nga e para lidhja me gjithfarësoj kriminelesh dhe policia e shtetit të kapet prapë dhe drejtohet nga influenca e krimineleve, janë ata të doganave dhe tatimeve", tha Rama.   

Ora 11:28
Rama: Investimet bëjnë diferencë mes nesh dhe atyre! Porti i Durrësit do transformojë edhe Krujën

Kryeministri Edi Rama tha investimet e bëra në Krujë bëjnë diferencës mes PS dhe opozitës. Ai tha se porti turistik në Durrës, nuk do të kthejë qytetin bregdetar në Dubain e vogël të Mesdheut, por do të transformojë edhe Krujën dhe nxisë agro-turizimin.

"Të gjitha investimet e bëra janë të mjaftueshme për të kuptuar një gjë se kush e bën Krujën që njerëzit të jetojnë në mirëqenie dhe kush punon më shumë, sepse porti i Durrësit që do e bëjë Durrësin, Dubain e vogël të Mesdheut, është porta ku do të hyn për në Shqipëri dhe në radhë të parë hyn në Krujë. Kush vjen në Durrës dhe nuk do të shoh atë vend të bekuar atje në Krujë. Do të thotë se do të ketë shumë më tepër punë dhe shumë territore rreth e rrotull të mrekullueshme do të transformohen, do të lind agro-turizmi, çdo emigrant do të investojë këtu ka grant 5 mijë euro, këto nuk janë përralla por pjesë e programit tonë që vazhdon", tha Rama.

Ora 11:15
Rama tallet me Metën: President diversant, del me kapuç te Gjiri i Lalëzit dhe na quan ne fuksa

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur me ironi akuzave të Presidentit Ilir Meta në lidhje me patronazhistët. Rama tha se Meta është president diversant, që del i maskuar edhe të Gjiri i Lalzit njësoj si Hamit Matjani kur zbarkonte në Shqipëri.

"Likja vdes për video dhe i duket se të gjithë i bëjnë video. Çfarë fajin kanë kur presidenti diversant shkon te Gjiri i Lalzit me kapuç në kokë. Kjo është për të qeshur e për të vënë kujën", tha Rama.

Ora 11:02
Rama, krutanëve të djathtë: Ku ishte PD-ja juaj kur ishit mbuluar nga plehra dhe ujin as nuk e shihnit me sy

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar të djathtët fanatik në Krujë, ku thotë se edhe pse PD nuk u bëri asgjë madje i la pa ujë dhe mbuluar me plehra, ata vazhdojnë të thonë ende me mburrje, 'jam i djathtë'.

"Kruja është aty sot shumë më e mirë se dje, se kam fiksim nga ata krutanë që thonë janë i djathtë, i djathtë, e thonë në një mënyrë sa nuk kuptohet nëse është i djathtë apo djathë. Ku ishin të djathtët kur ne pastronim plehrat që ju kishin mbuluar atje në të gjitha rrugët. Vazhdojnë luftojnë komunizmin që ka vdekur para 30 vitesh. Uji që për 100 vite meazallah se vinte, se të djathtët që i qeverisnin thoshin nuk e çonin dot se nuk e hidhnin dot përpjetë deri atje dhe u jepnin dy gishtat, po i la me dy gishta në gojë në vend të gotës së ujit", tha Rama.

Ora 10:53
Rama: Shqiptarët shitën bagëtitë që të çonin lekët te rrapushi! Saliu i qërroi me 2 gishtat në sy, sa vite na u desh për të marrë veten

 

Nga një takim në Fushë-Krujë kryeministri Edi Rama ka hedhur akuza ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe PD, për kohën kur kanë qenë në pushtet.

“Ishte Saliu që u thoshte qytetarëve ato lekë janë të pastra investojini në banka. Shitën njerëzit bagëtitë shtëpitë, gjithçka kishin që të merrshin lekët ti çonin te rrapushi. Me dhe 400, 800 i ked he u bë jeta sallore.

Pallë o pallë ku paske qenë, doli rrapushi, gratë e shkreta shifshin burrat dhe thoshin o zot o zot, ishalla është e vërtetë po gratë nuk e besonin deri në fund se gratë bëjnë nga 10-15 punë në ditë, burrat dhe 1 punë që bënin e lanë. Çke o gru isha me shokët pimë raki deri vonë se kemi rrapushin tonë.

Por erdhi dita që duhej me marrë atë 2-shin tjetër. Loja mbaroi tha edhe më jep 1 të jap 2 u bënë ato 2 gishtat mu në sy dhe e qërruan gjithë shqipërinë. Sa vite na u desh për të marrë veten.

Sot të jesh i pakënaqur është gjëja më normale. Zgjidhet si me tramvajin e tironës. Si zgjidhet, vetëm duke vazhduar të ngjitemi duke provuar siç provuam përballë tërmetit, përballë armikut të padukshëm fofrcën tonë. Përmasa e një burri nuk matet në ditë të mira por në ditë të këqija. Përmasa e një burri nuk matet kur ecën në një rrugë të drejtë, por kur ngjitet në një të përpjetë.  Përmasa e një burri matet deri kur ngjitet në majë”, tha Rama.

 

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja