Rama nga Himara sulmon kandidatin e Berishës e Metës: Është një kokrra injorantit, analfabet në greqisht

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar kandidatin e koalicionit Berisha-Meta, Fredi Beleri për bashkinë e Himarës, duke e cilësuar si një njeri të paditur. Sipas Ramës ai po kërkon që të përdorë në Himarë lidhjet që ka me Greqinë.

‘Ai është një kokërr injoranti është një diversionit i pashoq që nuk përfaqëson asgjë përveç një grushti njerëzish këtu. I kanë dhënë mbështetje për të përfaqësuar një koalicion që është koalicioni më i shëmtuar qysh ku karavidhja e parë ka lindur. Do të çohen himarjotët këtu të gjithë himarjotët sido që të ndjehen sido që të flasin ngado që të vijnë edhe do të shkojnë më 14 maj të vënë një kryq në Bashkë Fitojmë më Like Floririn. Po pastaj çfarë do kërkoni më nga unë. Çfarë do të kërkojnë nga unë himarjotët. Është një analfabet në greqisht, se në shqipe nuk është analfabet është dru. Jam shumë i acaruar me mënyrën sesi ai kërkon të përdorë këtu lidhjet që ka në Greqi. Po qe për lidhjet në Greqi, e në Turqi i kam vetë.  Ja foli atij drurit! Merr vesh nuk merr vesh!’- tha Rama.

Kreu i qeverisë, kishte edhe një mesazh për qytetarët, duke i thënë se vetëm një zgjedhje kanë ata që të ruajtur pronat e tyre, që sipas tij është PS.

‘Nuk e do ky historinë e zgjidhjes së çështjes së pronave. Një zgjidhje keni ju nëse nuk doni t’ju ikin pronat për lesh, mua, PS dhe kandidatin tonë. Unë ju kam thënë këtu që do zgjidh çështjen e pronave e nuk do vinë nga Tirana t’jua marrin. Edhe ata që i kanë marrë letrat, larg qoftë mos bëjnë gabim të votojnë atë tjetrin, do ua marrin prapë.’- tha Rama.

Duke kërkuar votat banorëve të Himarës për kandidatin e bashkisë Jorgo Goron, kryesocialisti Edi Rama u shpreh se për votën ndaj këtij të fundit nuk do të pendohen kurrë. Sipas Ramës kush voton Sali-Liken, kthehet sërish mbrapa.

‘Sa më shumë që ato thonë ik unë vij vetë. Janë bërë kaq shumë gjëra që nuk mjaftojnë, por mjaftojnë për të parë që ne e kemi ndërtuar një shkallë, pastaj një shkallë tjetër. Si mund të imagjinohet që ne të kthehemi prap aty ku mezi shpëtuam të tërë. Dua të investojmë për 4 vitet e ardhshme për të gjithë këtë bashki më shumë se sa kemi investuar të gjithë këto vite bashkë. S’duan të më shikojnë me sy janë me të drejtën e tyre.’- u shpreh Rama.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 07/05/2023 01:44

    Hajde kryeminister hajde per gjuhen qe perdor! Beleri nje cope hidraulik eshte,por fjalet tuaja jane shume me poshte.Dhe se dyti,c'eshte kjo ceshtja e pronave ne Himare? Pse nuk beni te njejtin premtim per mbrojtjen e pronave dhe ne bashki te tjera,por vetem e theksoni ne Himare?! Edhe ne bashki te tjera jane marre e tjetersuar e legalizuar prona nga persona qe nuk kane qene pronaret e vertete,por vetem te kjo u vini gjoksin! Mos keni frike nga reagimi i Greqise??

    Përgjigju
  • Rea: 06/05/2023 18:47

    Vetem ju e meritoni fitoren

    Përgjigju
  • Ira: 06/05/2023 18:46

    ato nuk bejne dy leke

    Përgjigju
  • Goni: 06/05/2023 18:17

    Ato nuk hyjne ne pune per asgje

    Përgjigju
  • Klea: 06/05/2023 17:54

    Nuk e voton me njeri berishen se e di shume mire ky popull ca krimineli eshte

    Përgjigju
  • Klea: 06/05/2023 17:52

    Qeveria juaj e meriton fitoren se vetem ju keni punuar per kete vend

    Përgjigju
  • Piluri: 06/05/2023 17:17

    E cfare bere Ti o Lamash. O super Kriminel. E zgjidhe Ti? Duke ja u len shokeve te tu

    Përgjigju
  • Himarjoti: 06/05/2023 16:33

    Ka kandiduar Rama ne himare ? Premtimet elektorale per bashkite i beka kryeministri ?

    Përgjigju
    • O Qirje Sali: 06/05/2023 18:07

      Or Tunxh, jo Himarjoti, por Himarioti mos u bëj analfabet grek. Kush luftoi për gjuhën tonë? Theodhor Haxhifilipi thonë.

    • Himarioti I vertet: 06/05/2023 17:19

      O i zgjuar, kandidati eshte Goro dhe ka mbeshtetje te Forte nga Rama. Rama eshte gjysem Himariot, keshtu qe ato qe Himaren e bastion. Himaren e do shume Kryemnistri, prandaj e forcon shume

    • O Beyleris: 06/05/2023 17:10

      Gërqia me Saliken nuk janë Himariotë as Kastriotë. E shikon pra nga emri duket që janë Shqiptarë. Gërqia do jetë dem baba dem Yunanistan

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja

Studio Live/ Dosja 'Toyota Yaris', Petraj: Hetimet u mbyllën por nuk dihet origjina e parave! Softa: Ka mangësi, por besoj do kemi prova të reja