Rama nga Kurbini: Opozita pranoi humbjen, s'do i 'hapim rrugë budallait'

Në çdo qytet në të cilin ndalet apo në çdo dalje publike që kryeministri Rama paraqitet, ia bën të qartë opozitës se zgjedhjet në 30 qershor do të zhvillohen. Ndalesa  e radhës ishte Kurbini, ku prezantoi para qytetarëve kandidaten për kryebashkiake Majlinda Cara. Ai tha se në këtë situatë politike në të cilën gjendet vendi, nuk ka vend për shprehjen "hapi rrugë budallait".

Ai ka argumentuar se pse zgjedhjet e 30 qershorit, edhe pse pa opozitën, janë legjitime. Arsyeja kryesore, sipas tij, është sepse opozita ka zgjedhur vetë që të mos marrë pjesë dhe nuk ia ka ndaluar askush. Gjjithashtu u ndal që të komentonte edhe protestën e djeshme, në të cilën u shënua edhe incidenti, ku protestues, që ai i quajti 'huliganë', rrahën babë e bir me shufra hekuri. 

"Ata kanë frikë nga zgjedhjet prandaj bërtasin rrugëve kundër tyre, kanë frikë nga drejtësia, nga ballafaqimi demokratik dhe prandaj përbetohen se do na imponojnë një përplasje antidemokratike, vendosën të ikin nga zgjedhje, punë e tyre, por nuk vendosën asgje tjetër përveç kësaj sepse Shqiptarët e kanë vendosur që vendosin shqiptarët me zgjedhjen e tyre. Opozita pengohet të hyjë në zgjedhje do të ishte antidemokratike, jo kur s'duan ata. Kanë pranuar humbjen, kanë qëllim që të mos lënë Shqipërinë të mos fitojë. Edhe në këto zgjedhje ne nuk po bëjmë fushatë për të mbështetur kandidatëve tanë. Nuk vlen shprehja, "t'i hapim rrugë budalllait", tha Rama.

Në fund, zgjodhi ta mbyllte me një batutë, për të gjithë ata që mendojnë të bllokojnë zgjedhjet.  "Çuna laçianë, Italinë e keni i shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie, se te kasollja e Lulit nuk ka vend për ju se i ha të gjitha kunati", tha Rama. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:15
"Hë o shpirt", kush ishte simpatizanti që i 'vodhi zemrën' Ramës në Kurbin (VIDEO)

Duket se në Kurbin, partia është si feja. Nuk ka ngjyrë, origjinë, por mbi të gjitha as moshë. Teksa kryeministri Edi Rama po fliste në Kurbin për situatën politike, një zë nga salla dëgjohet me të madhe: "Edi Rama". Ishte një zë i ëmbël, i ndryshëm nga të gjithë të tjerët...një zë fëmije i cili nuk kaloi pa u vërë re nga kryeministri Edi Rama. "Hë o shpirt", iu përgjigj ai, duke lënë pas për një moment atë retorikë politike, e duke e shndërruar atë në momentin më të ëmbël të këtij takimi.

Ora 16:55
Rama batuta me djemtë laçian: Te kasollja e Lulit s'ka vend për ju, se i ha të gjitha kunati tij

Në fund, Rama ritheksoi edhe një herë se kush do të tentojë që të pengojë zgjedhjet do të ndalohet të hyjë në vendet e Bashkimit Europian dhe SHBA. Duke bërë një batutë me çunat laçian, ai i "ftoi" që të mos ndiqin nga pas Lulzim Bashën duke thënë se "në kasollen e Lulit nga kanë vend, se i ha të gjitha kunati".

"Edhe gratë demokrate do të votojnë Majlindën, por edhe ca demokratë. Shumë të tjerë nuk do shkojnë në votim. Italinë e keni i shtëpinë tuaj, mos e mbyllni derën e asaj shtëpie, se te kasollja e Lulit nuk ka vend për ju se i ha të gjitha kunati", tha Rama.  

Ora 16:38
Dhuna ndaj Ymer dhe Erjon Çelës, Rama: U sulmuan nga huliganët e PD, vijnë në protestë me shufra hekuri

Protesta e 2 qershorit, nuk ka kaluar pa u komentuar nga kryeministri Edi Rama. Në vëmendje u ndal tek dhuna e ushtruar ndaj dy protestuesve, babë e bir, për të cilët opozita pretendonte se ishin dhunuar nga policia, ndërkohë ishte krejt e kundërta. Sipas tij, një protestë ku në resht të parë janë njerëz me maska, me shufra hekuri nuk mund të jetë kurrsesi paqësore apo qytetare. Ai theksoi se e gjitha kjo bëhet, për shkak se opozita e bashkuar ka frikë nga zgjedhjet dhe mbi të gjitha nga Reforma në Drejtësi.

"Plaku që i mban lidhur ai kokrat e tespieve, nxori sikur protestuesit janë rrahur nga policia, por në fakt ata janë rrahur nga ata vetë. Huliganë me shkopa hekuri, që iu shkaktuan gjithë ato dëmtime. Sado inat ta kenë këtë qeveri, si mund të shkojnë të përzihen në turma ku disa vijnë me shkopa hekuri, kur në vijën e parë janë njerëz me kapuç të zinj, kur i dyti iu bërtet dhe i ulëret instinkteve më të egra të njeriut për të përdorur dhunë. Gjithmonë e më pak do të jenë. Nuk meritojnë as respektin e demokratëve që janë qytetarë të ndershëm, që mund të duan një qeveri tjetër, por jo që Shqipëria të kthehet prapa. Kanë drejtues që ishte kryebashkiak i Tiranës dhe nuk rregulloi sahatin. Shqiptarët e dinë që ka plot politikanë që i dinë shqiptarët për budallenj, por shqiptarët e dinë dhe kanë një arsye që nuk e thonë pse nuk hyjnë në zgjedhje. Kanë frikë nga zgjedhjet, por kanë panik edhe nga drejtësia, nga Reforma në drejtësi prandaj duan rrëmujë që të mund të përmbysin edhe Reformës", përfundoi Rama.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emigranti: 03/06/2019 20:36

    EDI opozita nuk eshte budallai por shejtanbudallai

    Përgjigju
  • Django: 03/06/2019 18:38

    Bravo Edi..votimet do behen dhe PeDet do hane nje cop mut,Sali maloku dhe Lyl Suma

    Përgjigju
  • sapa: 03/06/2019 18:11

    Perderisa pas gjashte vjetesh nuk ka shtet atehere ky Rama eshte Gabimi vete!Ai qe don te beje shtet ne gjashte vjet ben mrekullira.Sigurisht ai qe eshte i perlyer vete nuk e ka ate te drejte morale te denoje poshtersine!

    Përgjigju
  • Para Laci: 03/06/2019 18:06

    Po' tani esht prap Turi kandidant se ai si te veten Majlinda Caren, hyp xhixhi, para Laci

    Përgjigju
  • Tironsi: 03/06/2019 18:02

    Ju a futi Rama lacianeve se boll esht tallur dhe Bes kallaku, ju lajcianet ju rritet mendja kur ju thone hajduta Italie ose skiftera e merrni si krenari o budallej ato talleni me ju dhe ju vetem qeshni pa lidhje

    Përgjigju
  • Xoxo: 03/06/2019 17:04

    RAMA JE NJESH...MUND TE KESH GABIME SI CDO NJERI POR JE ME I MIRI.SHQIPTARET DO TE VOTOJN PERSERI...

    Përgjigju
    • Para Laci: 03/06/2019 17:44

      Ti e ke gjetur si zhurra e mengjesit

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur