Rama nga Lezha: Berisha premton çudira që s’i bëri as kur nuk kishte damkën ‘Non Grata! Kandidati i tyre, njeri pa pin

LEZHË- Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama ka qenë Lezha ku ka prezantuar kandidatin Pjerin Ndreu. Kryeministri iu drejtua qytetarëve që të mos bëjnë një gabim e të votojnë dyshe Sali Berisha dhe Ilir Meta. Në fjalën e tij, Rama tha se për aq kohë sa Berisha nuk bëri asgjë kur nuk e kishte “damkën Non Grata”, nuk mund të bëjë kurrsesi asgjë më shumë.

“Fatkeqësi që të kthehej pas në duart e atyre që është shumë kuptimplotë, por është njëkohësisht dhe shumë e hidhur në 30 vite që kur ka zgjedhje vendore demokratike nuk kanë arritur të krijojnë një shembull të një bashkia apo komune që nën drejtimin e tyre nuk ka shkuar mbrapa, por përpara. Tropoja ka ndryshuar aq sa nuk ka ndryshuar për 25 vjet, ne mund të të tregojë Malësinë e Madhe, Kukës, e s’po flas për Bashki të tjera që kemi qeverisur për një kohë më të gjatë. Këto nuk janë zgjedhje kombëtare dhe as për t’i parë politikisht gjërat. Dhe po t’i shohim është e pakonceptueshme që ta çosh votën te një njeri që izolohet, siç është izoluar kryetari, u premton çudira që nuk i bëri as nuk nuk kishte damkën. Dy hije të së shkuarës dhe që duan të kapin ça të kapin, një bashki këtu, një atje, për hallin e tyre për t’i treguar botës që duhet të kaloni nga ne dhe se sado na damkosni ju, ne jemi këtu”, tha Rama.

Përballë Pjerin Ndreut është kandidati Pashk Gjoni. Rama tha se nuk e njeh Gjonin personalisht, por shtoi se i mjafton fakti që ai kandidon për dyshen Berisha-Meta, për të kuptuar se është zgjedhja e gabuar.

“Janë disa Bashki ku njerëzit duhet të ftillohen, këto zgjedhje janë mes një njeriu të aftë dhe të përkushtuar, me kë? Nuk e njoh se kush është, po një njeri që i jep fytyrën, emrin, zërin, 2 hijeve me siguri ka një problem me sistemin e vendimmarrjes në kokën e vet, i ka humbur pini”, shtoi Rama.

Ai renditi edhe disa nga premtimet e tij, si rritja e pagës mesatare në 900 euro apo që shqiptarët të kenë të ardhura për frymë 10 mijë euro në vit. Rama shtoi se të gjitha problemet që ka qyteti, nuk mund të zgjidhen nga Meta dhe Berisha, pasi sipas tij, ato “kanë hallet e tyre më të vështira për t’u zgjidhur”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:15
Rama batuta me Pjerin Ndreun: E ka një të metë, s’rri dot pa bërë drejtorin e Policisë

 

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me Pjerin Ndreun.  

“Siç kam unë pikturën në zyrë, ky s’rri dot pa bë drejtorin e Policisë, kur sheh një gjë që nuk shkon në rrugë. Por as unë dhe as ky me sëmundjen profesionale të policit nuk i kemi sjell dëm, por kemi bërë më shumë se të tjerët”, tha Rama.

Pjerin Ndreu ka mbajtur postin Drejtor i Policisë së Qarkut Gjirokastër, Drejtor i Policisë Kufitare Shkodër 1999-2002.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babuli Tanguli: 14/04/2023 10:04

    O Arbëror po pse e ndryshon emrin e bën Are ti po ti sdi Shqip e vazhdon e komenton. Po mos komento mor analfsbet.

    Përgjigju
  • Joni: 13/04/2023 20:07

    Vetem ju zoti Kryeminister mund te beni keto investime te tilla per vendin tone

    Përgjigju
  • Loni: 13/04/2023 18:42

    Sa mire qe e keni zhvilluar lezhen

    Përgjigju
  • Dori: 13/04/2023 18:41

    Investimet ne Lezhe jane fantastike

    Përgjigju
  • Ani: 13/04/2023 18:26

    Ju uroj suksese zoti rama ne kete takim me banoret e lezhes

    Përgjigju
  • Ana: 13/04/2023 18:26

    punen qe ka bere qeveria juaj,askush nuk e ka bere,jul umte keshtu vazhdoni

    Përgjigju
  • Dea: 13/04/2023 18:15

    E keni fitoren e garantuar se e di mire ky popull qe ju punoni shune per kete vend

    Përgjigju
  • Are ti: 13/04/2023 17:57

    Ti je dama tradhtari o edvein alabar shkjau shqipfoles

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?