Rama: Nga paketa e dytë përfitojnë 176 mijë persona! Në maj e treta

Nga paketa e dytë do të përfitojnë 176 mijë persona nga tre kategori; 100 mijë punonjës të biznesit të vogël që nuk ishin pjesë e paketës së parë, 66 mijë punonjës që janë larguar ose pezulluar nga biznesi i madh (që nuk kanë punuar dhe ata që biznesi i ka hequr nga borderotë, rreth 40 mijë janë pushuar) dhe 10 mijë nga sektori i turizmit. Këto tre kategori do të përfitojnë 40 mijë lekë, në një pagesë të vetme. 

"Goditjet kanë qenë valë – valë por sot që flasim, kjo paketë e zgjeruar, do të mbështesë, përveç atyre të parëve, plot 176 mijë të tjerë, individë dhe familje. Të cilët nuk janë goditur në të njëjtën kohë dhe nuk i përkasin të njëjtës kategori. Por të gjithëve do ti japim mjetin financiar, për ta përballuar me një frymëmarrje më të lehtësuar, këtë 40 ditësh vendimtar që kemi përpara, deri në fund të majit. Pse deri në fund të majit? Deri në fund të majit, sepse ne besojmë që duke e mbajtur të shtrënguar fort zinxhirin mbrojtës të unitetit e të solidaritetit kombëtar, kurba e infeksionit do të shkojë në një ulje të vazhdueshme dhe do të mund të lëvizim jashtë perimetrit të rrethimit ku jemi sot, me shumë kujdes me hapa shumë të matur por duke mundësuar kthimin në punë normalisht, patjetër me kushte strikte, të një numri të konsiderueshëm të atyre që do të përfitojnë nga Paketa e Zgjeruar.

Por në të gjitha rastet, ne do të jemi gati për Paketën e Tretë, mes datave 20-25 maj duke parë gjithmonë dinamikën  në të dyja frontet dhe përsëri do të jemi në gjendje t'i gjendemi pranë të gjithë atyre që nuk do të kenë të ardhura nga puna në atë moment për shkak të pamundësisë së daljes nga perimetri i rrethimit mbrojtës. Pra çdo përfitues nga kjo Paketë e Zgjeruar, do të mbështetet për të rezistuar, pa makthin e zbrazjes së plotë të arkës së familjes, deri në fund të majit. Prandaj edhe paketa është konceptuar si një pagesë e vetme dhe përmbledh disa kategori, siç thashë, përkatësisht 10 mijë punonjës në sektorin e turizmit, 66 mijë punonjës që janë larguar, pezulluar nga biznesi madh, pra çdo biznes me mbi 14 milionë  lekë të reja, xhiro në vit, të cilat u mbyllën apo u reduktuan ndjeshëm në aktivitetin e tyre, si edhe 100 mijë punonjës në bizneset e vogla, të cilët kanë punuar me xhiro minimale për shkak të goditjes indirekte nga mbyllja e përgjithshme dhe nuk përfituan nga Paketa e Parë. 

Këtu dua të bëj një rikthim pak në ditët e kaluara kur pati jo pak ankesa sepse u pretendua se u refuzuan bizneset e vogla që aplikuan për të përfituar nga pagesa e parë dhe u krijua një keqkuptim i madh, që u ushqye pastaj dhe me akuzat e zakonshme të jetës së përditshme sikur u mohua ndihma jonë. Në fakt jo. Në fakt shumica prej tyre nuk mund të miratoheshin  sepse nuk ishin të përfshirë në Paketën e Parë dhe edhe pse e thamë në krye të herës, janë goditur rëndë në xhiron e tyre e për pasojë në të ardhurat e tyre, ata nuk ishin në paketën e parë por do të përfshiheshin në paketën e zgjeruar dhe ja ku jemi sot. Pra në total, paketa e zgjeruar adreson nevojën për pak frymëmarrje në ekonominë familjare të 176 mijë individëve dhe në total, 70 milionë dollarë. Është shumë shumë e konsiderueshme e cila ju  shkon të gjithë atyre që e kanë të nevojshme sot të ndjehen të mbështetur dhe ne nuk i lëmë vetëm, natyrisht duke i  kërkuar njëkohësisht të vazhdojnë rezistencën dhe të respektojnë deri në fund rregullat me të cilat ne duhet e do ta fitojmë këtë luftë".


Lajmi kryesor:

Paketa e II mbi 220 mln $/ Rama: Të larguarit nga puna 40 mijë lekë! Edhe 150 mln $ garanci për 3 kategori, shtyhet pagesa e këstit të tatim fitimit (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës

Balla mbërrin në Shëngjin: Zjarrvënia nuk është e qëllimshme! Shpreh shqetësim për zonën pranë kishës