Kryeministri Edi Rama tha nga Parisi, ku mori pjesë në Forumin e Paqes, se Kosova është një shtet i pavarur dhe sipas tij, nuk ka asnjë mënyrë për të ‘rikthyer një fantazi të re serbe’.

Sipas Ramës, sa më shpejtë që edhe serbët ta pranojnë paravarësinë e Kosovës, aq më mirë do të jetë edhe për ta, ‘sepse nuk do të përndiqen nga kjo fantazmë që nuk po i lë të normalizohen plotësisht përsa i takon marrëdhënieve në rajon’.

“Shqipëria ka qenë vend paqedashës. Ka disa gjëra për të cilat nuk mund të zgjedhësh. S’mund të zgjedhësh dot kushërinjtë e fqinjët. Më mirë të shkosh mirë me fqinjin, se pastaj gjen belanë. Sa i takon çështjes për Serbinë e Kosovën mbetet një pikëpyetje. Kosova është një shtet i pavarur, s’ka më kthim pas, s’ka asnjë mënyrë për ta rikthyer një fantazi të re serbe. Sa më shpejtë që serbët ta njohin si një fakt jete, aq më mirë do të jetë për ta, sepse nuk do të përndiqen nga kjo fantazmë që nuk po i lë të normalizohen plotësisht përsa i takon marrëdhënieve në rajon”, tha kryeministri Rama.


Lajmi kryesor:

Protestat në Tiranë, Rama nga Parisi: Opozita fshihet pas të rinjve të radikalizuar, ndikim nga Irani dhe Antifa! Në fund të 2027, gati për hapin e fundit drejt integrimit në BE (VIDEO)