Rama nga Tepelena: Është rritur interesi i investitorëve të huaj për vendin tonë

 

Kryeministri Edi Rama nga Tepelena, ku përfundoi takimin me kabinetin qeveritar tha se imazhi i Shqipërisë në botë ka ndryshuar, ndërsa theksoi se është rritur interesi i investitorëve të huaj për të investuar në vendin tonë.

“Imazhi i Shqipërisë në botë është i përmbysur tërësisht derisa sa jo shumë vite më parë. Ajo që shohim nga brenda është rritja e interesit të investitorëve të huaj, nuk flasim për projekte të fokusuara vetëm në sektorin e energjisë, flasim për investitorë të mëdhenj në fushën e turizmit, teknologjisë të cilët deri para jo shumë vite më para s’do e konsideronin Shqipërinë si një mundësi për të zgjeruar biznesin e tyre”, tha Rama.  


Lajmi kryesor:

Mbledhja me kabinetin në Tepelenë, Rama: Riorganizim i procesit qeverisës! Shkarkimi Gjiknurit? S’lidhet me inceneratorët, raporti me SPAK i qartë


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 18 Shkurt, 07:09

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?



×

Lajmi i fundit

Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime

Eliminimi nga Champions League, Conceiçao: Episodi i Theos vendosi ndeshjen, ky dështim edhe fytyra ime